LIVE UPDATES
Politike

Falsifikimi i firmës për shkarkimin e Metës, Lubonja: Të flasë Ruçi, është shkelje

7 Shkurt 2022, 20:17 Nga DOSJA
Falsifikimi i firmës për shkarkimin e Metës, Lubonja: Të

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese. I ftuar në ‘News24’ Lubonja tha se problematike është fakti që në këtë proces flitet për falsifikim dokumentesh, kur një dokument për komisionin hetimor ka dy data të ndryshme.

Lubonja, tha se për këtë dokument duhet të merret në pyetje ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Ai shtoi se nëse Meta ka shkelur Kushtetutën, mazhoranca e tanishme që po përpiqet ta shkarkojë atë po shkel procedurat.  Mes të tjerash Lubonja tha se shumë zëra edhe afër Metës kanë deklaruar se ai duhet të kishte nga posti i presidentit dhe t’i kishte hyrë sërish politikës.

“Këtu ka shumë për t’u thënë, veçanërisht duke parë dhe një zhvillim të fundit këtë ditë me një akuzë ku Kuvendi duhet ta shqyrtojë. Falsifikim është se meqenëse data deri kur Kuvendi i Shqipërisë mund të funksiononte ishte data 10, pasi 4 muajt e fundit s’bëheshin komisionet. Për të bërë këtë komisionin Had-Hoc për Ilir Metën në një parlament që dihet se si ishte, pasi me iopozitën tjetër e mendonin se nuk e bënin dot. Përveç të tjerave iu është dashur që të falsifikojnë dokumentin e funksionimit, apo e vendosjes të komisionit nga Kuvendi dhe kanë spostuar datën. Ekzistojnë sot dy dokumente me firmën e Ruçit, një i datës 5 dhe një i datës 6 që ndryshojnë për këtë qëllim, për të evituar këtë problem me datën e funksionimit. Përtej problemit ‘Meta’, kjo ngre një problem të madh. Këtu po bëhet një propagandë e madhe; mund të heqim data, se janë të këqij, mund të shkelim ligjin, por rëndësi ka që t’i heqim. Këtu merr pjesë dhe ambasada e SHBA-ve. Në këtë aspekt rilindasit kanë shkuar lart dhe unë shoh një gjë. Për Gramoz Ruçin është thënë shumë, por doja të dija prononcimin e tij për këtë dokument. A ka firmosur një apo dy. Është falsifikator apo ia kanë falsifikuar firmën. Në kulturën e tij të burokracisë, s’ma merr mendja se ai mund ta ketë firmosur, ose nëse është ashtu, të japë llogari para organeve se ka firmosur. Këto gjëra s’kanë të bëjnë vetëm me Ruçin dhe Metën, por me të gjithë ne. Nëse ti shkel procedurën, ke shkelur ligjin. Ti mund të thuash; ‘ore është e drejtë që të shkarkojmë Metën, apo të fusim në burg X apo Y’, por s’e fut dot pa procedurë. Unë them se edhe sikur ta kishte shkelur procedurën Meta, shkelja për të dënuar shkeljen e procedurës, është krim. Është sikur një person ka bërë një krim dhe ti pa prova shkon e dënon. Edhe Al Caponen e dënuan për fiskalitet, se kishte bërë krime, por nuk kishin prova. A ka shkelur apo jo presidenti Kushtetutën? Kjo është çështje e hapur. Këtu vijmë te ajo që është debat që e kemi bërë dhe më herët. Këtu padyshim presidenti ka kapërcyer atë që thotë kushtetuta; si faktor i unitetit të kombit. Se sa kjo është shkelje, e dinë ata të Kushtetueses. Nga ana tjetër s’mund të flitet për unitet të kombit, kur ti ke një kryeministër që vjen në pushtet dhe synon me një maxhorancë që ka marrë vota të vjedhura. Ai bëhet një kryeministër i një pakice që shkel të gjitha ligjet. Mjaft të kujtojë Teatrin, mënyra se si u shkatërrua godina, për të cilin reagoi edhe presidenti. Janë disa vendime të ekzekutivit që e kanë detyruar presidentin të dalë nga linja e tij. Rama e ka keqtrajtuar figurën e presidentit, jo vetëm Metën. Në këtë situatë, në këtë kulturë, padyshim që presidenti ka reaguar, duke tentuar që të ruajë dhe ekuilibrat. Këtu jemi përtej interpretimit juridik. Ky nuk rrëzohet me zgjedhje dot, se ka kapur gjithë shtetin. Në këto rast, të flasësh për presidentin e unitetit, është si të flasësh për një kukull”, tha Lubonja.

Lubonja në fjalën e tij shtoi se Meta num mund të dëmtohet politikisht pasi të dalën kundër Ramës është pozitive dhe se nuk krijon kosto te elektoriati shqiptar.

“Ka që thonë se ai duhet të kishte ikur prej kohësh deh të hynte në politikë. Ta linte vendin e presidentit për të bërë politikë. Do të ishte më efikase. Ky është argument që meriton respekt. Por kur opozita la parlamentin me këtë argument që këtu nuk funksionin më dhe s’mund të jemi fasadë e regjimit, në vend që të kishte ndjeshmëri më të madhe, dhe popullore, u abuzua dhe më shumë me këtë ikje të opozitës. Dhe sot thuhet’; ishte gabim që ikën. Kemi të bëjmë me një Musolin modern që shfrytëzon këtë situatë. Këtu kemi të bëmë me disa mendje fashiste që nuk tërhiqen. Kur ke kapur disa pushtete, këtu je në fashizëm të kamufluar, në tregun e lirë dhe i mbështetur nga amerikanët. Këtu jemi në Maduro, me mbështetje amerikane. Kjo na ka krijuar një situatë dramatike. Heqja e presidentit, është problemi, kapja e institucioneve. Kemi shtrëngim të hapësirave politike. Për mendimin tim të dalësh kundra Edi Ramës sot, është pozitive dhe nuk të krijon kosto politike te elektorati shqiptar. Nga ana tjetër, në një regjim që bëhet edhe më i dhunshëm e më fashist, një ‘eliminim; i presidentit në këtë mënyrë duke shkelur ligjin, rrit frikën te institucionet, te qytetarët, siç ndodhi me opozitën, që u nënshtrua. Kjo rritje e frikës është problematike, kush e ka koston? Shqiptarët! Ilir Meta edhe Sali Berisha, se këta nuk i lidhin kot, por lidhja që i bën Basha, është problematike, pasi ai i është nënshtruar këtij spektakli. Kush fiton dhe humbet politikisht, duhet të shohim në terma afatgjate dhe afat shkurtre. Historia ia ka bërë atë vendin që do të zënë. Por problemi është se si do mbarojë kjo histori”, theksoi analisti.

Dënimin e Tahirit, Lubonja e quajti fasadë dhe spektakël për të treguar që drejtësia funksionon.

“Tahiri u dënua për abuzim me pushtetin. Është një akt koperturë, spektakël, për të dhënë imazhin sikur drejtësia funksionon, ndërkohë ka probleme të tjera shumë të madhe që drejtësia nuk funksionon, siç janë inceneratorët. Parandjenja ime është që shërben për të krijuar kredibitilitetin e një drejtësie të instrumentalizuar që nesër do të godasë kundërshtarët politikë dhe s’ke ça të thuash. Opozita e ka denoncuar këtë aspekt si një spektakël, si një regji dhe unë mendoj se kështu është”, tha Lubonja.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatos lubonja ilir meta shkarkimi i metes 2 fatos lubonja ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para