LIVE UPDATES
Aktualitet

Familjarët e 34- vjeçares nga Librazhdi që vdiq prej COVID-19: U infektua në spital, nuk ishte e intibuar, ja çfarë na tha

28 Qershor 2020, 11:16 Nga DOSJA
Familjarët e 34- vjeçares nga Librazhdi që vdiq prej COVID-19:

TIRANË -Në studion e emisionit me “ Zemër të Hapur” u trajtua ngjarja tragjike e familjes Kushta, e cila ditë më parë humbi njeriun më të rëndësishëm të familjes. Vajzën 34-vjeçare, e cila pati një jetë të mbushur plot vuajtje dhe dhimbje.

Në vitin 2009 kjo familje do të humbte edhe një pjestar tjetër të shtrenjtë, nënën, e cila për shkak të një sëmundje të rëndë ndërroi  jetë. 34-vjeçarja ishte çuar nga familjarët për shkak të diabetit  në spitalin e  Librazhdit, nga ku nga aty u dërgua me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Qëndroi aty prej dy ditësh, por gjendja e saj u rëndua dhe mjekët e nisën për në spitalin e Tiranës. Pas disa ditë mjekimi intensiv familjarët e viktimës nuk ishin në dijeni se 34-vjeçarja ishte infektuar nga covid- 19, u njoftuan vetëm tre ditë më pare se e ndjera të ndërronte jetë.

Njëri prej vëllezërve shprehet  se vetëm pak orë para se motra të ndërronte jetë kishte shkuar në ambientet e spitalit infektiv nga ku kërkoi të dinte gjëndjen e të ndjerës.

”Ne jemi nga fshati Qukës i Librazhdit, jemi tre motra dhe  tre vëllezër, ndërsa mamin e kemi humbur në gusht të  vitit 2009  nga një sëmundje e rëndë. Ne jemi të martuar. Vetëm motra që humbi jetën jetonte me babin. Kemi punuar në emigracion, ndërsa babi në ndërtim. Motra jetonte me babin . E çuam në spital të Librazhdit, pastaj e trasferuan në spitalin e Elbasanit. Ata na nisën për Tiranë pas dy ditësh. Pastaj për në Tiranë e shoqëruam ne të tre si vëllezer. Ndënji në Tiranë 13- ditë. Në fillim ishte mirë, flisnim në telefon madje deri një ditë më parë, orën 11 të drekës ne kemi folur me të. Me zor fliste vetëm një ditë para. Ne vetëm ditët e fundit na njoftuan se kishte virus. Ajo nuk kishte virus kur ishte në spital të Elbasanit. Ka pasur shumë të vjella, ka pas bërë dhe dialize. Tek ditët e fundit nuk kishte temperaturë. Sot në mëngjes shkuam unë edhe vëllai për të pyetur si ishte dhe na thanë se ka ndërruar jetë. E kishin çuar tek morgu, shkuam e morëm. Sot e varrosëm pa praninë e askujt sepse nuk lejohet. Erdhën disa të Bashkisë për të na dezinfektuar ambientin. Motra jonë u varros pa praninë e njerëzve. Ajo është infektuar në spital, sepse ishte në reanimacion pastaj e kaluan tek Infektivi. Ne nuk kemi shenja te Covid, madje nuk na kanë ardhur as të na bëjnë tamponin. Motra jonë u infektua në spital.Në moshën 15-vjec i ka filluar diabeti, e patëm çuar në Elbasan për vizitë, edhe aty doli me diabet. Motra bënte insulinë tre herë në ditë. iu enjtën këmbët  një ditë edhe e çuam në spital sepse filloi me të vjella. Mirpo motra nuk mbante as perizin për diabetin. Ajo ishte nje tip që prekej shumë. Unë kam pasur ndienjë më shumë, edhe kam pasur një marrëdhënie të mirë. Më ka ikur gjysma e shtëpisë, motra ime ishte gjysma e shtepisë. Une nuk kam asgje per te thene lidhur me spitalin e Elbasanit na kane sherbyer shume, na kane ndihmuar shume. Por gjithe brengen e kam me spitalin e Tiranes aty te infektivi nese edhe rojes te dera nuk do ti jepje leke nuk te kthente askush nje pergjigje, une shkoja cdo dite te pyesja per motren ,madje mediat e kane nxjerre qe ajo kishte disa dite e intubuar, nuk eshte e vertete une kam biseduar me motren nje dite me pare se te nderronte jete deri ne oren 12 te drekes, edhe fjalet e fundit te saj ishin qe nuk mundem me te flas, nuk mundem me te pergjigjem, nuk eshte e vertete qe ajo ka qene e intubuar , madje dializa i eshte bere ato dite qe ajo u trasferua te spitali Infektivit. Une nje moment e pyeta se a kishte nevoje per te ngrene apo per te pire ajo me pati thene se duhet ti therrasesh mjeket edhe infermieret gati 100 here qe mund te te vijne nje here. Nuk kishte sherbim, une u detyrova nje moment ti thoshja njerit prej mjekeve qe nuk kam me asnje leke vecse 25 mij leke te vjetra ne portofol. Motra ime nuk ishte me virus, ishte me diabet, dhe u infektua ne spital.”- tha vëllai i 34- vjeçares.

Marrw nga: BallkanWeb

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet librazhd librazhd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj