All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Insights

Fatalizmi në Ballkan rrezikon të kthehet në një profeci vetë-përmbushëse

10 Gusht 2020, 12:59 Nga DOSJA
Fatalizmi në Ballkan rrezikon të kthehet në një profeci
All - Paragraf - 1

TIRANË- Jeta në Ballkan ofron arsye të shumta për t’u shqetësuar. Por hemorragjia demografike në rajon nuk është tendenca më shqetësuese nga të gjitha. Një pjesë e emigrimit në drejtim të perëndimit nga rajoni është normale – një prirje prej disa dekadash e europiano-lindorëve më të varfër që kërkojnë mundësi më të mira në ato të pjesë të kontinentit që ofrojnë të ardhura më të larta, shumë prej të cilëve përfundojnë duke dërguar para në shtëpi dhe disa prej tyre madje kthehen me kapital dhe aftësi të vlefshme.

Megjithatë, kjo valë e fundit në Ballkan duket ndryshe dhe me më shumë pasoja, kryesisht për shkak të llojit të njerëzve që largohen, arsyeve pse ata e bëjnë këtë dhe pasojave që do të ketë kjo për demokracinë, zhvillimin dhe paqen rajonale.

Një sondazh rajonal i botuar së fundmi i Ballkanit Perëndimor, duke përjashtuar Shqipërinë, i kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, IRI, ofron prova të mëtejshme se arsyeja kryesore pas eksodit mund të jetë narrativa toksike që njerëzit kanë për perspektivat e rajonit.

E ndërkohë që kjo narrativë vjen nga zhgënjime me të drejtë që ata kanë përjetuar përsa i takon standardeve të jetesës dhe një qeverisjeje pa llogaridhënie, ai përforcohet nga një pikëpamje mjaft ahistorike dhe nga pritshmëri jorealiste, të cilat prodhojnë një klimë fatalizmi.

Pothuajse dy të tretat në thuajse të gjithë vendet e anketuara thonë se nuk shohin ndonjë të ardhme të mirë për të rinjtë në vend, ose nuk u pëlqejnë drejtimet që kanë marrë vendet e tyre.

Edhe në vendet në dukje më optimiste, si Kosova dhe Serbia, ekziston një paralajmërim i rëndësishëm – të rinjtë nën 35 vjeç janë më pesimistë se brezat mbi 56 vjeç.

Brezat më të vjetër mund të kenë një këndvështrim më optimist për shkak të perspektivës së tyre historike. Periudha e errët e viteve 1990 mund ta bëjë dikë ta vlerësojë stabilitetin dhe arritjet aktuale.

Brezi tjetër, nga ana tjetër, u rrit në paqe dhe demokraci. Ata i theksojnë me padurim synimet e tyre – njësoj si ata të vitit 1968 që u ndjenë të zhgënjyer nga premtimet e shkelura të rendit të pas vitit 1945.
Në sondazhin e IRI, qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë dërrmuese përmendin papunësinë, standardin e ulët të jetesës dhe varfërinë si disa nga problemet më të mëdha me të cilat përballen vendet e tyre.

Pjesa e atyre që thonë se janë të kënaqur me ekonominë është gjithashtu shumë e ulët, duke variuar nga 14 deri në 35 për qind. Megjithatë, paradoksi është se në të gjitha vendet shumica gjithashtu thonë gjithashtu se ata e shohin pozitivisht situatën ekonomike të familjeve të tyre, ose disi të mirë ose shumë të mirë (nga 52 deri në 75 për qind).

Ky paradoks sugjeron se narrativa e zymtë për rajonin mund të bazohet më pak në atë që njerëzit e përjetojnë vetë dhe më shumë tek ajo me të cilën ata e krahasojnë këtë përvojë – pra, atë që mendojnë se mund të kishin, ndoshta duke u larguar. Siç e kanë thënë edhe Ivan Krastev dhe Stephen Holmes në librin “The Light that Failed”, ne po jetojmë në “një diktaturë krahasimesh globale”.

Ndërkohë që shumë njerëz që emigrojnë po e bëjnë këtë gjë për arsye ekonomike, “mentaliteti krahasues” mund të shpjegojë arsyen pse një numër në rritje profesionistësh të aftë dhe të sistemuar po i bashkohen këtij eksodi. Për këta emigrantë të fundit – veçanërisht prindërit – një standard i mirë i jetese nënkupton jo vetëm të kesh punë, por edhe shërbime të mira sociale, ajër të pastër dhe sundim të ligjit.

Të vendosësh të qëndrosh në Ballkan do të thotë të pranosh se mund të duhen dekada, duke përfshirë shumë sakrifica personale dhe luftëra politike, për të arritur standardet perëndimore në këto fusha. Dhe kjo ka edhe një “nëse” kjo do të jetë e mundur ndonjëherë. Shumë prej tyre kërkojnë që gjërat të përmirësohen më shpejt, por nuk shohin ndonjë shpresë për këtë.

Sistemi politik e largon të gjithë optimizmin.  Sondazhi i IRI tregon mosbesim të thellë ndaj partive politike dhe institucioneve kryesore, veçanërisht midis të rinjve. Ndërsa të gjitha vendet mbeten pro BE-së, ideja e pranimit në të e ka humbur vrullin frymëzuese, si edhe aftësinë e tij për të nxitur ndryshime praktike.

Në fund të fundit, vendimi për të emigruar ilustron atë që teoria e zgjedhjes racionale përcakton si problemin e kalorësit të lirë. Shumica e njerëzve presin që dikush tjetër të marrë përsipër rreziqet dhe të sjellë ndryshimin social që ata duan të shohin në vend. Në këtë kuptim, narrativa fataliste përfundon gjithashtu duke racionalizuar dëshirën e kalorësit të lirë për t’u larguar; është më e lehtë të besosh se Ballkani është i pashpresë sesa të pranosh përgjegjësinë për të bërë një ndryshim.

Si për ironi, këndvështrimi fatalist mund të bëhet një profeci vetë-përmbushëse. Nëse kaq shumë njerëz vazhdojnë ta shohin largimin dhe jo ndryshimin si të vetmen zgjidhje, kjo do të thellojë prapambetjen e zhvillimit historik të rajonit dhe statusin periferik, ose – në rastin më të keq – do të çojë madje deri në ringjalljen e konfliktit. Kjo sepse tendenca e emigracionit do të jetë ndërvepruese me atë që ngjan si një stuhi e përsosur dinamike politike, ekonomike dhe sigurie.

Së pari, vala e emigracionit po varfëron vendet nga lloji i kapaciteteve njerëzore që nevojiten për të ndërtuar kompani inovative, për lëvizjen e ekonomisë drejt sektorëve me vlerë të shtuar dhe për të ofruar shërbime më të mira publike. Ne rrezikojmë të kemi një kapacitet të pamjaftueshëm përthithës për llojin e investimeve dhe reformave të nevojshme për të arritur standardet perëndimore.

Së dyti, siç është në rastin e Polonisë, Hungarisë ose Rumanisë, emigracioni mund të varfërojë vendet e atyre votuesve që janë më të prirur të mbështesin reformat demokratike. Siç argumentojnë në librin e tyre Krastev dhe Holmes, përvoja e shumë vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore tregon se ata që qëndruan pas ishin më të moshuar dhe më të prirur drejt nacionalizmit dhe autoritarizmit, veçanërisht në një kontekst frike ekzistenciale kolapsi demografik.

Së treti, në një kontekst ekonomish të plogështa dhe autoritarizmi të ngulitur thellë, politika e identitetit dhe fajësimit të tjetrit do të marrë një rol edhe më qendror, që do të thotë se rreziqet e larta të sigurisë do të përforcohen. Dobësitë janë të shumta: mosmarrëveshjet e pazgjidhura bilaterale dhe etnike; arkitektura e sigurisë e kontestuar dhe e papërfunduar; dhe ndjenjat e vazhdueshme të padrejtësisë dhe ankesat e pazgjidhura nga e kaluara.

Gjasa e një konflikti bëhet më e madhe në një mjedis të jashtëm të shënuar nga një konkurrencë e madhe pushteti, me fuqitë revizioniste, si Rusia, që sillen rreth rajonit dhe Kina që po shihet gjithnjë e më shumë nga Perëndimi si një “rival sistematik”.

Një nga faktorët kryesorë të rezistencës në Ballkan gjatë dy dekadave të kaluara ishte kujtesa historike e luftës që i bëri njerëzit të tregohen të kujdesshëm ndaj luftës. Por brezi që erdhi pas luftës nuk e ka atë kujtesë – ndërkohë që ai ka trashëguar ankesat toksike nga ajo.

Kishte diçka shumë shqetësuese në përkujtimoren e këtij viti të 25-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës në Bosnjë – masakra më e madhe në Europë që nga Holokausti. Mospërputhja midis hidhërimit në Bosnjë, krahasuar me heshtjen shurdhuese ose mohimin e plotë në Serbi, tregoi se rajoni jo vetëm që nuk ka arritur të përballet me të kaluarën e tij, por mund të jetë kthyer përsëri nga e para.

Ndërkohë që lideri serb Aleksandër Vuçiç pretendon se po përpiqet të nxjerrë mësime nga Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore – duke u përqendruar te rimëkëmbja ekonomike – e vërteta është se Serbia po sillet gjithnjë e më shumë si Gjermania në epokën e Weimar-it. Ajo nuk ndihet përgjegjëse, por e poshtëruar dhe hakmarrëse. E zhytur në autoritarizëm, ajo beson se viktimat e agresionit të vet i detyrohen asaj diçka.

Ne jetojmë nën përshtypjen e rreme se ditët më të errëta të Ballkanit tashmë i përkasin të kaluarës. Por, duke marrë parasysh sa pak e kemi trajtuar të kaluarën dhe shkaqet që e sollën atë të kaluar, është e qartë se ajo që ka aktualisht rajoni nuk është paqja, por thjesht një armëpushim, që funksionon vetëm nëse ruhet një stabilitet relativ ekonomik.

Ballkani mund të mos jetë elastik ndaj tronditjeve të thella sistematike ekonomike dhe politike, nga ato që mund të shkaktojë COVID-19. Sidomos në dritën e dinamikës së emigracionit, rritjes së ngadaltë ekonomike, autoritarizmit të thellë dhe Europë që nuk është në gjendje të zëvendësojë Amerikën.

Rajoni duhet të bëjë lëvizje të guximshme, nëse nuk dëshiron të dënojë një brez tjetër. Diçka e madhe duhet të ndodhë së shpejti për të ndryshuar narrativën toksike të njerëzve që zgjedhin të largohen në vend që të luftojnë për ndryshime. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë frika e tyre për një rajon të pashpresë mund të përfundojë si një profeci vetë-përmbushëse.

*Mendimet e shprehura në seksionin e Opinioneve janë vetëm ato të autorit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione agon maliqi fatalizmi në ballkan agon maliqi fatalizmi në ballkan

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Insights 10 Gusht 2020, 11:54

Çfarë interesash mbron Yuri Kim në Shqipëri

Në një intervistë me Sokol Ballën, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, si përgjigje ndaj gazetarit që kërkoi t’i fliste për rolin dhe qëndrimin e ambasadës në zhvi...

Insights 9 Gusht 2020, 11:16

Mos spostoni shënjestrën me Ben Blushin!

TIRANË- Ben Blushi është drejtues i një media të madhe, sot. Ka qenë gazetar dhe një ndër drejtuesit më profesionistë  e kurajoz të gazetës më të madhe shq...

Insights 9 Gusht 2020, 05:19

Eh çfarë burrash, nuk i mposhti dhimbja!

U mbush java që e shoh dy herë në ditë grupin e marrshimit. Janë tre meshkuj,mosha të ndryshme. 40,20 dhe 70 vjeç. Djalin e fusin në mes dhe ecin me koka...

Insights 7 Gusht 2020, 09:12

Nikoll Lesi: Do jem me PS-në!

TIRANË- Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botë...

Insights 5 Gusht 2020, 13:02

Brenga e një emigranti!

TIRANË- I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.)E di, nëse unë të ...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën