LIVE UPDATES
Insights

Brenga e një emigranti!

5 Gusht 2020, 13:02 Nga DOSJA
Brenga e një emigranti!

TIRANË- I dashur baba!

(Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.)

E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur është kjo. Kështu kam qënë gjithmonë! Lajkatare! Por këtë herë, është thjesht një letër malli! Një letër brenge, një letër me shumë lot brenda. Një letër pendimi, një letër me shumë kërkim falje .Por më shumë mendoj se është një letër dashurie. Dashuri nga ato të pafundmet. Dashuri emigranti. Se emigranti do ndryshe. Ai do me dhimbje sepse nuk është aty të ndaj kohën që fluturon me prindërit, apo me familjarë të tjerë. Koha!Kjo tradhëtare e mocme, që nuk e kapëm dot kurrë!

Ti më the baba! Më the se në jetë duhet të kesh një talent dhe shtatë punë që të arrish dicka. Doje të më mësoje durimin. Por unë, unë doja të pushtoja botën.Do bëhesha doktorresh, princeshë, politikane dhe mbi të gjitha do isha gjithë jetën me ty. Sepse ti do ishe gjithmonë aty me mua, për mua. Koha nuk do kishte efekt tek ty sepse ti do ngeleshe i ri, kurse unë do rritesha. Por unë nuk u bëra dot kurrë si ti dhe sa ti. Ti i mbijetove dhe fitove cdo luftë që të solli jeta, vendi, shoqëria e kudo. Unë jo! Isha unë që u dorëzova dhe ika, jo ti. Ika për veten, kurse ti, ti sakrifikove cdo gjë për mua. Ndoshta kjo është të jesh prind. Lë cdo ëndërr për fëmijët e tu!

I dashur baba! Më mësove si të mos dorëzohem. Më mësove si të mos trembem, si të kem guxim, si të mbroj atë që mendoj të drejtë. Më mësove si të përkulem ndaj moshave më të mëdha,si të respektoj këdo dhe ndihmoj këdo në nevojë. Më mësove si të mbjell mirësi, si të mos tregohem superiore, si të jem njëri i thjeshtë, si të punoj me ndershmëri, si të mos bëjë gjëra që më vonë të ul kokën. Më mësove duke më përgatitur për jetën, por unë nuk e kisha planifikuar jetën kështu. Unë e dija që në jetën time është një babi që më fal cdo gjë, që më do cdo herë dhe një derë që rri hapur gjithmonë. Ndoshta kjo është të jesh fëmijë. Të ndjehesh gjithmonë se ke një shtëpi të ngrohtë që të mbron dhe të do.

Më keni falur aq shumë gjëra. Ndoshta prandaj po të shkruaj. Sepse ndoshta kam një mall aq të madh sa sdi ta përcaktoj nëse buron nga dashuria e padiskutueshme dhe e pafundme ndaj teje dhe mamit, apo nga mirënjohja që kam ndaj jush. Kjo është të jesh larg nga dashuria e pafundme.

Dashurinë për librat e kam nga ty. Aty të gjej ty.Ti më mësove të dashuroj leximin dhe më shpalose para syve një botë tjetër ku nuk duheshin bileta avioni për të qënë aty. Por ti nuk më the që pjesa më e madhe e shoqërisë nuk lexon, dhe në atë rrugëtim do isha pothuajse vetëm. Kam marrë disa gjëra nga ty, por unë nuk u bëra dot kurr sa ty dhe si ty.

I dashur baba! Ndoshta kjo është të jesh emigrante. Të kesh gjithmonë dicka që të mungon në shpirt. A e di pse këtë letër po ta dërgoj ty dhe jo mamit? Ajo është e ndjeshme, dhe do preket. Më mirë lexoje vetëm ti. Dhe sepse ti, ashtu si ke zgjidhur cdo gjë në jetën time, do më shpëtosh dhe këtë herë. Punë heronjsh që vetëm baballarët i dinë.

E ndoshta pavarësisht se kjo është letër vetëm për ne, e jona , unë e di që është letra e cdo emigranti. Por pavaresisht cdo gjëje, le të jetë kjo letra jonë. Letra e dashurisë së pafundme, letra e një emigrante që thjesht ka mall.

Sepse aty, diku aty, në një kënd të Shqipërisë, ose në cdo kënd të saj, është nga një baba që ndjen po të njejtin mall e brengë për fëmijët në emigrim.

Sepse aty, diku aty, në një kënd të botës, ose në cdo kënd të saj, është nga një fëmijë që ndjen po të njëjtin mall e brengë për prindërit në vendlindje.

Sepse aty, diku aty, në një kënd të botës, ose në cdo kënd të saj, është dikush që nuk do ndjehet më kurrë se është në shtëpi. Por, pavarësisht cdo gjëje, le të mbetet kjo letra jonë! Letra e ne te dyve! Dhe mamit mos ia lexo!

Me një dashuri të pafundme,
Vajza jote

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog brenga e një emigranti! silvana begaj brenga e një emigranti! silvana begaj

Sondazh

Poll
Insights 31 Korrik 2020, 15:51

NËNO UNË VDIQA!

TIRANË- Nëno më fal, por unë po iki nga ty dhe nga kjo jetë! Po iki duke e ditur se faji ishte i imi dhe me brengën:- Po sikur jeta ime të ishte ndryshe. P...

Insights 31 Korrik 2020, 15:27

Frika nga Covid-19, na mbron apo dëmton?

Frika ruan vreshtin thotë populli, po njeriun a e ruan? Njerëzit janë të pajisur me frikën për t’u mbrojtur nga rreziqet e mundshme dhe e shprehin atë varësisht...

Insights 29 Korrik 2020, 17:50

SPAK-u nis të shkruajë historinë!

TIRANË- Kur fillova te kritikoja menyren si po perzgjidheshin reformatoret e drejtesise dhe personat qe u emeruan ne SPAK, disa miq te huaj (dashamir ndaj ...

Insights 26 Korrik 2020, 09:48

“Mbreti i botës” duket i plakur

Një divorc. Një fejesë. Më pas ai u bë me një djalë. Për pak i shpëtoi vdekjes. Në këtë kohë nxorri edhe Britaninë e Madhe nga BE dhe luftoi një pandemi. Të gji...

Insights 22 Korrik 2020, 14:53

TIRANË- Preferuan ta quanin “plan” e jo “paketë”, duke u zotuar publikisht se do të ishte gati në muajin qershor. Kryeministri Edi ...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët