LIVE UPDATES
Insights

Tregimi i së dielës nga Agim Xhafka: Trokitje tek dera

26 Korrik 2020, 09:07 Nga DOSJA
Tregimi i së dielës nga Agim Xhafka: Trokitje tek dera

TIRANË- U bënë kaq e kaq fundjava që Silva ngrihet  vonë nga gjumi. Ndodhi qysh kur u divorcua nga Berti, pas 20 vitesh martesë. Erdhi si rrufe në qiell të pastër. Kur ishte në zyrë e kapi një dhimbje koke që ia errësoi shikimin. Ajo vuante nga migrena,por atë ditë e shtrëngoi keq. Nuk mund të rrinte më në punë. Mori leje dhe iu lut Shpresës,shoqes së saj ta çonte me makinë në shtëpi. Kur u afruan te banesa pa ngjitur me derën e jashtme makinën e Bertit. Zakonisht ai kthehej vonë nga puna. Mos është dhe ky sëmurë,i shkoi ndér mend dhe u mërzit. Kur vjen e keqja hapi rrugën,mendoi një thënie të atit të saj. Por sa do zbriste nga makina e Shpresës pa që te dera doli Berti. Donte t’i bértiste,nuk lëshoi dot tingullin e parë se pas Bertit,ngjitur,ishte një vajzë e re,aq sa vajza e tij dhe pasi e puthi në buzë e futi në veturë. I dha një shpullë te bythkat e vogla e shkoi te timoni…po para syve pa Silvën. Me sy të shqyer, mbështetur te akacia që mbollën bashkë kur blenë këtë vilë të bukur. E kemi simbol të dashurisë sonë,u betuan.

Më tej nuk patën fjalë dhe debate. As shfajësime,bértitje,gota e shishe të thyera. Ranë dakort të divorcoheshin.  Kur erdhën vajzat nga shkolla, njëra 13 dhe tjetra 17 vjeç, ua hapën si bisedë. U çuditën,po nuk folën. Shkuan dhe u mbyllën te dhomat e tyre.

Berti punonte inxhinier në një kompani ndértimi. Atje bleu ca aksione dhe tani thuajse komandonte nga që kapitali i tij ishte më shumë se gjysma. Qe i zoti dhe shumë punëtor. Silva e merrte shembull ambicie dhe vullneti. Dhe ajo ishte inxhiniere,por në zyrën e projektimit të bashkisë. Merrte një pagë modeste,ama jetonin mirë nga që Berti sillte shumë të ardhura. Pas vilës blenë një shtëpi në det,pastaj një vilë druri në Voskopojë dhe pas dy fuoristradave Berti u premtoi vajzave se do u blinte vetura të kohës me 0 km.

Kështu kaluan vitet,mes harmonisë dhe dashurisë deri paraditen që Silva e kapi në flagrancë shkelësin e kurorës.

Gjumi i kësaj të djele nuk u zgjua nga zilja e orës. Ishte një trokitje e fortë te dera. Silva shkoi ta hapte kur dëgjoi nga jashtë:

-Po mos na hapi derën mami ku do mbytemi?

Fliste Ola,vajza e vogël. Tani mbushi 16 vjeç,Rezi,e madhja u bë 20. Mbaroi studimet per arkitekturë. Dua të bëhem si mami,thoshte kur ishte e vogël.

Sa dëgjoi këto fjalë Silva hezitoi,nuk e uli dorezën. U mbështet te dera dhe kujtoi ato tre vjet.

Sa u nda nga Berti kérkoi të mos rrinte te vila. Më sjell ankth e trishtim kur mendoj çfarë ndodhi,si zonë krimi më duket,i tha Bertit. Dhe propozoi që ai t’i blinte një apartament e vilën ta mbante. Berti dukej e pëlqeu si ide,nga që tha po menjëherë. Pér vajzat e vendosën të rrinin një javë te ajo,një javë te i ati. Kaq ishte marrëveshja e pér ca muaj u zbatua. Më tej Berti nisi hakmarrjen,si një luan që u pérplas te shkëmbi,por pandehte se fajin ia kishte sorkadhja,që ai nuk e kapi dot. Bleu vajzat me dhurata,me makinë për Rezin, me celularë,udhétime dhe kulmi me blerjen e një jahti ankoruar te shtëpia në bregdet. Si padashje ato nuk shkonin te Silva. E merrnin në cel se kishin provime,angazhime e më tej as e njoftonin më. Silva u tret nga malli. Nuk donte t’u imponohej. Dashuria nuk kérkohet,thoshte. E çdo mbasdite afrohej te vila e ish burrit,shihte në dritare vajzat. Lumturohej kur ato qeshnin e pérqafoheshin me njëra tjetrën. U mallëngjye kur Rezi erdhi një ditë  e nga makina e saj zbriti një goxha çun. Kaq dhe çapitej drejt apartamentit të saj.

Në punë harrohej se i pëlqente ai profesion,por edhe sepse kishte një afrim me shokun e saj të vjetér,Blendin. Ishin moshatarë,por ai e kishte marrë jetën me sportivitet e papritur e zuri kjo moshë pa u martuar. Qenë pëlqyer qysh në gjimnaz,por Berti u tregua më trim. I propozoi i pari. Kishin dalë ca herë pér dreka e darka dhe po vinte casti që ose ai do e ftonte te shtëpia e vet,ose kjo do bënte të njëjtën gjë.

Silva po rrinte pas dere. Vajzat po dihasnin matanë. Tre muaj më parë atyre u ra gjëma. Berti pësoi hemoragji cerebrale. Zuri krevatin,as lëvizte,as fliste. Në këtë  dhimbje ortakët lëvizën. I morën aksionet,ia zbrazën llogaritë dhe i nxorën për shitje vilën pér një kredi të kompanisë. Vajzat u çoroditën,u gdhinë trokë dhe fat që vëllai i Bertit ndérhyri dhe e çoi në një spital azil se te ishte pér vajzat do ishin jashte te rruga të gjithë.

Silva kishte brenda një mall të madh. Po edhe një revoltë. Donte t’i pérqafonte e t’i rrihte fort. Ngatérrohej se nga t’ja niste,nga puthjet a shpullat? Priti dhe pak e u kthye. Shkoi te dhoma e gjumit. U ul te komoja para pasqyrës. U rregullua dhe u lye. Veshi fustanin më të bukur që mendonte. Mori në dorë një xhup të lehtë dhe te dera mbathi këpucët. Nga portmontoja térhoqi çelsin e makinës. Pastaj qetë hapi derën. Para rrinin dy vajzat e saj. Këto muaj ishin të egér për to. Ua kishin zvogëluar sytë dhe ishin bérë të trembura,si mace që presin ndonjë shkelm nga casti ne cast.

Hapi krahët,u pérqafuan të treja. Dhe qanë shumë. Vajzat nga turpi,nëna nga malli.

-Hyni brenda. Te dyert e dhomave janë emrat tuaj. I kam shkruar para tre vjetësh. Rehatohuni. Kjo është shtëpia juaj. Siç ka qënë.

Eci drejt makinës. Vajzat nuk guxuan ta pyesin. Po Silva nuk donte të linte habi te ato.

-Kam zënë një shok. S’jam aq e vjetër. Shihemi në darkë…

Ndezi fuoristradën e pas la një tym të hollë si fjongot blu te makina e dasmave…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka tregimi i se dieles trokitje tek dera agim xhafka tregimi i se dieles trokitje tek dera

Sondazh

Poll
Insights 22 Korrik 2020, 14:53

TIRANË- Preferuan ta quanin “plan” e jo “paketë”, duke u zotuar publikisht se do të ishte gati në muajin qershor. Kryeministri Edi ...

Insights 20 Korrik 2020, 16:33

Ministrja e Shëndetësise duhet të largohet

TIRANË- E vetmja mase racionale qe qeveria mund te ndermerrte sot kunder pandemise, ishte t’u kerkonte falje qytetareve per mashtrimin me videon e infektiv...

Insights 19 Korrik 2020, 20:09

Sa zgjat kjo e mallkuar varfëri

Shqipëria – e kaluara – e tashmja – dhe e ardhmjaSa zgjat varfëria baba? 40 ditë bir… – Pas 40 ditëve a bëhemi të pasur baba? Jo b...

Insights 18 Korrik 2020, 09:21

Rruga e vërtetë

Dante Aligieri te “Komedia Hyjnore” shkruante “në mes të shtegtisë së kësaj jete, u gjeta në një pyll krejt errësi, se kisha humbë unë rrugën e vërtetë”. Metafo...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë