All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Insights

Dy artistë globalë, sa dy perandori propagande në botë

23 Korrik 2020, 07:47 Nga DOSJA
Dy artistë globalë, sa dy perandori propagande në botë
All - Paragraf - 1

Një ndër utopitë tona kombëtare në gati 100 vjetshin e fundit ishte dhe mbetet bashkimi kombëtar. Një utopi e formësuar si ide dhe frymë më shumë prej Rilindjes Kombëtare të shekullit XIX. Elita kulturore dhe ajo e mendimit iu përkushtua kësaj utopie, duke e shndërruar në program dhe konceptuar si proces. Patëm shkrimtarë e poetë, që madje flijuan talentin e tyre, (edhe pse jetonin në kryeqendër të perandorisë më të madhe të këtij shekulli), në shërbim të kësaj utopie të mbrothët dhe mbrothësuese.

Prej atëhere, ndonëse edhe më herët, kemi pasur shumë raste e shembuj, kur artistët dhe mendimtarët tanë, të tillë jo vetëm në gjuhën tonë kombëtare, konsiderohen “fanar” të idesë kombëtare, të utopisë së paheqshme e të pashuar, të identifikimit dhe prirjes dëftuese kah Europa, pra, të identitetit tonë zanafillor. Në këtë mënyrë, elita jonë kulturore, na rrëfeu, se kjo utopi e jona edhe pse e pakapshme ndër dekada, nuk na zhgënjeu. Madje nuk i zhgënjeu kurrë, as adhuruesit dhe as heronjtë për të.

Emulatorët e shekullit të Rilindjes sonë, për këtë arsye u lartësuan në adhurimin popullor, si emulatorë të vizionit të dëshirueshëm e të nevojshëm, për lartim kombëtar dhe rikthim tek identiteti europerëndimor. Kohë pas kohe, diçka e tillë, (pra pjesët substanciale të kësaj utopie), u bënë dhe mbetën stimuj rigjallërues dhe referues, për prosperimin tonë kah ri-integrimi me kontinentin, të cilit i përkasim. Qëndrueshëm, kjo utopi na u desh edhe për procesin e vështirë, të ngadaltë dhe kohëpafund, të largimit nga mendësia që na injektoi ndenjia nën perandorinë e zymtë, të së shkuarës. Në këtë kah ndarës, pra rikthyes tek identiteti ynë europianist, rishtazi u vunë në protagonizmin dhe udhërëfyesinë e tyre, emrat e shquar të artit dhe kulturës sonë kombëtare.

Por, ndryshe nga rilindasit, të cilët patën shkëlqim brenda hapësirës kombëtare, pa patur interesim për shkëlqimin dhe suksesin letrar apo kulturor në nivel ndërkombëtar, shumë artistë dhe interpretë të talentuar të përkatësisë sonë kombëtare, sot janë garues në nivelet më të larta të tregut kulturor global. Në këtë rast, vlershmëria e tyre kombëtare nuk mbetet thjesht për shkak të përkatësisë, por tek përfshirja e tyre me ndërgjegje dhe veprimtari të vendosur, jo vetëm për identifikim, por për aktivizëm kombëtar. Në një këndvështrim ata janë të frytshëm më shumë se vetë diplomacitë zyrtare institucionale të dy shteteve shqiptare në Botë (Shqipërisë dhe Kosovës).

Ditët e fundit, një postim dhe disa reagime në rrjetet sociale të këngëtares me famë botërore Dua Lipa, kanë shkaktuar jo vetëm zhurmë, por kanë ndezur rishtazi polemikat serbo-shqiptare. Prej këtij shkasi, janë përfshirë në këtë debat njëshekullor mes dy kombësive më të rëndësishme të rajonit ballkanik, edhe emra të famshëm të debatit dhe diskutimit publik global. Shqiptarja- ndërkombëtare Lipa ka botuar simbolin e flamurit “Autoktonus” me dy figurat historike të bashkimit kombëtar shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Komenti i saj bashkëshoqërues në Instagram është pretencioz: “Autoktonë, mbiemër. Të një vendi të banuar. Indigjenë të vendosur në vend përpara zbritjes së migrantëve ose kolonistëve”. Më herët Dua Lipa dhe pas saj edhe këngëtarja tjetër e së njëtës fame, Rita Ora, janë kthyer kundër kompanisë prestigjioze në Botë “Apple”, për njohjen e hartës administrative të Republikës së Kosovës dhe ndarjen e saj nga ajo e Serbisë.

Kjo është diplomaci e pastër politiko-kulturore, së cilës në gjithëkohësi, artistë të famshëm të cilët nuk heqin dorë prej ndërgjegjes dhe kredos së tyre kombëtare, jo vetëm i janë përfshirë, por edhe e kanë shndërruar në qëllim të ndërgjegjes dhe udhëtimit përgjatë karrierës së tyre. Modusi i tyre argumentues për përkatësinë dhe të drejtën shtetërore, është një shërbim subkoshient ndaj kombit dhe popullit prej së cilit vijnë. Në kësi rastesh, artistet shqiptare si Lipa dhe Ora, vlejnë për PR (pi-ar-n) kombëtar, jo vetëm simbolikisht, më shumë se dy perandori globale propagande.

Për kombet dhe popujt e vegjël demografikisht, kësi aktivizmi, ka rëndësinë e madhe potenciale. Duke u ndalur te përcaktimi i termit “komb i vogël”, Milan Kundera nënvizon: “është pikërisht ai, ekzistenca e të cilit mund të vihet në pikëpyetje në çdo moment: një komb i vogël mund të zhduket dhe ai e di këtë gjë.” Në botën e sotme, me procese të vrullshme rrjedhëse dhe heterogjeni përmbytëse, ndër të tjerat edhe me ankthe demografike, shërbesa si kjo e Dua Lipa-s dhe Rita Ora-s për shqiptarët dhe kombin, janë të dorës së parë. Meritojnë jo entuziazmin nacionalist, por maturinë dhe ndërgjegjen detyruese kombëtariste për të krijuar reagime dhe lëvizje shërbyese. Kontrasti që artistët shqiptarë ndërkombëtarë, me ndërgjegje të shpallur kombëtare dhe aktivizëm të pastër si qytetarë të Botës, krijojnë me papërgjegjshmëritë e elitës apo kastave politike, është i fuqishëm.

Eshtë mishërim i së thënës së Bejkonit, të cilën e kam ndeshur tek memuaret e të paharruarit Vedat Kokona për pushtetin: “Është një dëshirë e çuditshme të kërkosh pushtetin dhe të humbasësh lirinë”. Në politikë lirinë e humbet më keqazi, pasi Atdheut ia ke shpallur pavarësinë dhe e merr në dorë për qeverisje. Mundi dhe ndërgjegjia e pavarësimit substancial, fatkeqësisht në kohët që i karakterizojmë si “tranzicion”, rezultojnë në mos të munguara, në masë të konsiderueshme, të tradhëtuara.

Kosova, si shteti ynë i ri kombëtar, vijon të mbetet prej më shumë se dhjetë vitesh në shpërgënj të shumtë dilemash, papërgjegjshmërish, korrupsioni dhe keqpërdorimesh politike. Diplomacia shqiptare, (si e shtetit të vjetër dhe kjo e shtetit të ri), jo vetëm që nuk ia dalin të avokatojnë dhe afirmojnë shtetnjohjen dhe partneritetin dhe paritetin cilësor të Kosovës, por trishtueshëm japin prova të papjekurisë, keqpërdorimit dhe amatorizmit punëprishës. Në debatin dhe diskutimin e brendshëm shqiptar, në morinë tematike më diverguese rishfaqet ajo e bashkimit kombëtar dhe e utopisë për unitet administrativ. Ndërhyrës të paformuar, argumentues gjysmakë dhe interpretues të dyshimtë, për një kombësi rishtare të dytë shqiptarësh, nuk kanë sjellë gjë tjetër, veçse një investim dëshpërimi kohëhumbjeje për utopinë tonë gjithëbashkuese kombëtare.

Përballë kësaj gjendjeje dhe frocës dhe kapacitetit mjerues të diplomacive tona shtetërore, (në përballje me risqet dhe kostot që u shkakton shqiptarobelaja), artistët tanë të kalibrit dhe me ngjitje në kuotat më të larta të konkurimit dhe ballafaqimit global,(si Dua, Rita, Rexha etj., etj) po na dhurojnë shërbimin e tyre të madh dhe propagandën më të fuqishme të cilësishmërive si talente dhe qytetare bote. Në këtë përkim kohor dhe nevoje marketingu kombëtar e gjeopolitik, aktivizmin e tyre mund ta cilësojmë si një fat specifik për njohje dhe dijeni globale rreth nesh dhe sidomos së drejtës shqiptare për njohjen shtetërore të Kosovës. Identifikimi dhe patosi aq civil e europianist i Dua Lipa-s apo Rita Ora-s, i Andri Salës, më herët i Ismail Kadaresë e shumë, e shumë të tjerëve, janë mjaftueshëm prova dhe dëshmi e valencës së lartë dhe cilësive qytetare që i ofrojnë bashkësisë së gjerë njerëzore dhe hapësirës globale, si shqiptarë.

Ata nuk u shpallën apo ofruan si aktivistë politik, por u evidentuan kulturalisht dhe botërisht si talente të një kombi të vogël me ekzistencë të thellë historike. Nuk hipën në skenë apo në foltoret ndërkombëtare me flamuj, por pasi u duartrokitën dhe shumëfishuan adhurimin për talentin dhe artin e tyre, shpalosën simbolikisht edhe përkatësinë e identitetin e tyre vetiak. Nga pozita e artistëve botërorë, ata mirësisht po i dhurojnë kombit dhe sidomos atdheut të tyre edhe një propagandë pozitive. Ndoshta kontributi i tyre për identitetin tonë të përbashkët është më i fuqishëm dhe më ndikues se disa perëndori propagande kundër nesh dhe injorueshëm ndaj nesh. Për këtë arsye, sidomos për gjestin e tyre, ne shqiptarët nuk kemi pse ndezim kotësisht debat, ndërsa me fqinjët tanë aq më tepër nuk mund të rindezim polemikën ballkanike.

Ndaj këtij shërbimi, kemi detyrimin mirënjohës. Në raport me të drejtën tonë, serbët janë adhurues të së vjetrës (pra, historisë së shkuar. Dhe dihet se e vjetra, ka nostalgji për të shkuarën). Ndërsa ne, na duhet të ngremë e mësojmë vetveten e bashkuar. Nëse vonojmë dhe s’po ia dalim kësaj, kjo është për fajin tonë. Nuk kemi pse ta mbajmë utopinë e bashkimit përherë të tillë. Se nuk na ka zhgënjyer, prandaj duhet ta kapim! Arritja e saj do të thotë vetvete e plotë dhe jo hise apo e drejtë e shkelur e tjetrit. Kumti “Autoktonus” i Dua Lipa-s nuk ka vlefshmërinë e aktit të dronit të Ballist Morinës, përkundrazi: Shpalosja e flamurit dhe ankesa tek “Apple” , përbëjnë spontanisht një akt të diplomacisë individuale të artisteve me famë, për sjellje ndërkombëtarisht të duhura. Nisur nga parimi i respektit, artistët tanë ndërkombëtarë, ekspozojnë lirinë e identifikimit dhe të shprehjes sovrane. Kjo ka diçka të themeltë e të përbashkët me qytetarinë dhe antropomendësinë prej perëndimorësh. Artistët tanë ndërkombëtarë e dinë se tolerancat nuk përplasjen, intolerancat, po.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog aleksander cipa dua lipa aleksander cipa dua lipa

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Insights 22 Korrik 2020, 14:53

TIRANË- Preferuan ta quanin “plan” e jo “paketë”, duke u zotuar publikisht se do të ishte gati në muajin qershor. Kryeministri Edi ...

Insights 20 Korrik 2020, 16:33

Ministrja e Shëndetësise duhet të largohet

TIRANË- E vetmja mase racionale qe qeveria mund te ndermerrte sot kunder pandemise, ishte t’u kerkonte falje qytetareve per mashtrimin me videon e infektiv...

Insights 19 Korrik 2020, 20:09

Sa zgjat kjo e mallkuar varfëri

Shqipëria – e kaluara – e tashmja – dhe e ardhmjaSa zgjat varfëria baba? 40 ditë bir… – Pas 40 ditëve a bëhemi të pasur baba? Jo b...

Insights 18 Korrik 2020, 09:21

Rruga e vërtetë

Dante Aligieri te “Komedia Hyjnore” shkruante “në mes të shtegtisë së kësaj jete, u gjeta në një pyll krejt errësi, se kisha humbë unë rrugën e vërtetë”. Metafo...

Insights 16 Korrik 2020, 10:02

ANALIZA: NATO po vdes

NATO mund të jetë “aleanca më e suksesshme në histori” – siç pretendon sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg – por gjithashtu mund të jetë në ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë