LIVE UPDATES
Bota

‘Financial Times’: Franca nën presion për vendimin e moszgjerimit, SHBA apel Macron për negociatat

20 Tetor 2019, 15:36 Nga DOSJA
‘Financial Times’: Franca nën presion për vendimin e

FRANCË- Një ndër gazetat më të mëdha ndërkombëtare me seli në Londër, Financial Times i ka kushtuar një artikull vendimit të BE për të mos vijuar me procesin e zgjerimit duke mos nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas gazetës ndërkombëtare, Franca tani ndodhet nën presion për shkak të reagimeve kundër  qëndrimit të saj përsa i përket bllokimit të zgjerimit të BE-së. Financial Times shkruan se SHBA-të kanë ndërhyrë të premten teksa liderët e BE-së diskutonin në samitin e Brukselit, duke i bërë apel presidentit Macron që të votonte pro çeljes së negociatave duke njohur progresin e shënuar në drejtim të reformave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Franca u përball me një reagim kritik pas bllokimit të fillimit të bisedimeve zyrtare të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për t’u bashkuar me këtë bllok, duke thelluar një mosmarrëveshje mbi zgjerimin që është bërë një provë përcaktuese e ambicieve strategjike të BE-së pas Brexit.

SHBA ndërhyri të Premten për të nxitur që të dy vendet të lejoheshin të fillojnë procesin e pranimit, pasi presidenti francez Emmanuel Macron qëndroi i vetëm në kundërshtimin e të ofertave të anëtarësimit të tyre gjatë bisedimeve me krerët e tjerë të BE në  samitin e Brukselit.

“Koha për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është tani”, tha Morgan Ortagus, zëdhënëse e departamentit të shtetit të SHBA të Premten. “Shtetet e Bashkuara do të mirëpresin një vendim pozitiv,  duke njohur përpjekjet e të dy vendeve për realizimin e  reformave të nevojshme”, shkruan ajo.

Kritikët evropianë të qëndrimit të Parisit thonë se kjo është një tradhëti e premtimeve të bëra për dy shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe rrezikon t’i shtyjë ata dhe vendet e tjera të rajonit në orbitën e fuqive rivale si Rusia dhe Kina.

Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, u tha gazetarëve se dështimi për të hapur zgjerimin e BE për të dy vendet “do të mbahet mend si një gabim historik”. Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian, gjithashtu tha se ishte një “gabim” për të mos filluar bisedimet e pranimit.

Shtyrja e ka zhytur qeverinë e Maqedonisë së Veriut në krizë. Partia kryesore e opozitës ka bërë thirrje që qeveria pro-BE e kryeministrit Zoran Zaev të japë dorëheqjen.

Ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump ka pasur një marrëdhënie të vështirë dhe madje edhe armiqësore me BE në disa fusha, pikëpamja e saj për zgjerimin e BE  është e njejtë me shumicën e vendeve anëtare të Bllokut.

Udhëheqësit francezë kanë theksuar prej kohësh nevojën për të forcuar kohezionin në BE-në ekzistuese dhe për të thelluar reformat e saj të brendshme në vend që ta zgjerojnë atë, duke argumentuar se largimi i trurit dhe emigrimi masiv i të rinjve nga Bullgaria, Rumania dhe Kroacia në pjesën tjetër të BE demonstrojnë një problem të zgjerimit të nxituar.

Parisi nga ana tjetër dëshiron që Shqipëria të përmirësojë bashkëpunimin e saj për të kufizuar migrimin e paligjshëm në BE. Shumë azilkërkues në Francë janë shqiptarë që konsiderohet se ikin për shkaqe ekonomike sesa për t’i shpëtuar persekutimit – por Parisi është i kujdesshëm që të mos portretizohet se po e shigjeton Shqipërinë për shkak se ajo ka shumicën e popullsisë myslimane, ndërsa favorizon Maqedoninë e Veriut, e cila është kryesisht e krishterë”, shkruan Financial Times.

(Marrë nga Real Story)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota deshtimi i negociatave me be emanuel macron deshtimi i negociatave me be emanuel macron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj