"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“A ndikoi Rama tek vendimi?”, ambasada amerikane i përgjigjet kritikave dhe Metës për non-gratan e DASH për Berishën!
25 Maj 2021, 09:12Nga DOSJA
TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili e quajti “fletërrufe” të porositur nga regjimi kleptokrat i Tiranes, vendimin e DASH për Sali Berishën.
E pyetur nga Vizion Plus në lidhje me këtë deklaratë, Ambasada e SHBA-ve nuk është ndalur pikërisht në deklaratën e Metës por ka thënë se nuk do të mbështesë asnjë person të korruptuar. Por një tjetër pyetje e rëndësishme për të cilën media dhe ish-kryeministri Sali Berisha e artikulojnë në publik është se “A ka pasur ky vendim ndikim nga qeveria shqiptare?“, dhe ambasada ka dhënë të njëjtën përgjigje.
Pyetje: A ka pasur ky vendim ndikim nga Qeveria e Shqiperise? A ka lidhje ky vendim me procesin zgjedhor? Ne pergjigjen e ardhur, Ambasada nuk ndalet specifikisht tek deklarata e Metes, por nenvizon se nuk do te mbeshtese individet e korruptuar.
Ambasada e SHBA-ve: Sekretari i Shtetit mori informacion të besueshëm në lidhje me përfshirjen e Berishës në korrupsion të rëndësishëm dhe përpjekjet për të ndërhyrë në proceset publike dhe përvetësimin e fondeve publike në Shqipëri. Me këtë veprim, qeveria e Shteteve të Bashkuara po bën të qartë se ne nuk do të angazhohemi, dhe si rrjedhim, nuk do t’u japim kredibilitet dhe mbështetje, individëve të korruptuar si Berisha, një individ që Sekretari i Shtetit ka përcaktuar se ka kryer veprime korruptive në kurriz të popullit shqiptar.”
Presidenti Ilir Meta i doli në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha pasi u shpall non-grata nga SHBA. Vendimin e DASH, ai e quajti “fletërrufe” të porositur nga regjimi kleptokrat i Tiranes.
(f.m;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, Marash Logu ka renditur të gjitha kallëzimet që ka bërë PD-ja ...
TIRANË– Kryetari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni ka mbajtur fjalën i pari në mbledhjn e nisur sot ku do të diskutohet raporti paraprak për provat e mble...
TIRANË– Analisti Afrim Krasniqi tha në Absolut 4 se këtë të hënë ka ndodhur një zhvillim, i cili sipas tij, mund të përfundojë me tërheqjen e padisë për zg...
TIRANË– Genc Burimi, i cili intervistoi dy ditë më parë avokatin e ish-kryeministrit Berisha, Jean Yves Le Borgne, që do ta mbrojë përballë Sekretar...
TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike Aleksandër Meksi ka kujtuar ditën e parë kur në Shqipëri nisi të funksi...
TIRANË- Komisioni Hetimor për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta diskutoi sot raportin paraprak.Kryetari i Komisionit Hetimor tha se janë admin...
TIRANË– Gazetari dhe analisti Bledian Koka ka theksuar faktin që kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nuk ka spikatur me fjalime...
Disa ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli ‘non grata’ ish-Presidentin e kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.Ky zhvillim u diskutua n...
TIRANË– Analisti Genc Burimi, i cili ka intervistuar avokatin që do të mbrojë Sali Berishën në Francë në gjyqin ndaj sekretarit të DASH, ka folur mbi...