LIVE UPDATES
Politike

25 maj, dita kur nisi të funksiononte shërbimi telefonik në Shqipëri, Meksi kujton arritjen dhe themelimin e AMC-së: Vendi

25 Maj 2021, 05:49 Nga DOSJA
25 maj, dita kur nisi të funksiononte shërbimi telefonik në

TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike Aleksandër Meksi ka kujtuar ditën e parë kur në Shqipëri nisi të funksiononte shërbimi telefonik GSM. Në një status në profilin e tij në Facebook, Meksi kujton se 25 vite më parë, më 25 maj të vitit 1996 filloi të funksiononte shërbimi telefonik GSM, celulari, që ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin e vendit dhe hyrjen në shekullin e ri të dixhitalizimit.

Ndër rreshta, Meksi shton se dhe ishin ekspertët shqiptarë të telekomunikacionit të asaj kohe që i paraqitën Qeverisë në vitin 1995 këtë propozim, i cili u konkretizua me Vendimin përkatës për krijimin e rrjetit të parë celular në Shqipëri. Me pas u themelua kompania AMC (Albanian Mobile Communications), e cila u krijua nga një grup inxhinierësh dhe teknikë shqiptarë të telekomunikacionit me në krye nismëtarin Adrian Shehu.

Meksi e kujton AMC si një ndërmarrje publike që nuk u financua asnjëherë nga buxheti i shtetit, por në fillim mori 6.8 milion USD kredi nga Banka e Kursimeve. Kjo kompani kaloi dhe periudhën e vështirë të 1995. Shërbimi celular i ofruar nga AMC plotësoi nevojat e mëdha të asaj kohe për komunikime telefonike të cilat nuk përballoheshin nga Telekomi Shqiptar.

Statusi i plotë:

25 vite më parë si sot, në 25 maj 1996, filloi të funksiononte shërbimi telefonik GSM, celulari, që ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin e vendit dhe hyrjen në shekullin e ri të dixhitalizimit.  Ishte një nismë e ekspertëve shqiptar të telekomunikacionit, që i paraqiti Qeverisë në vitin 1995 këtë propozim, i cili u konkretizua me Vendimin përkatës për krijimin e rrjetit të parë celular në Shqipëri. Per këtë u krijua Njësia e Implementimit të Projektit Mobil, e cila ishte tërësisht me inxhiniere dhe ekspertë shqiptarë. Kjo njësi hartoi projektin dhe studimin paraprak të rrjetit celular. Me pas u themelua kompania AMC (Albanian Mobile Communications) e cila ishte shtetërore dhe e pavarur nga Telekomi Shqiptar (sot Albtelekom). AMC u krijua nga një grup inxhinierësh dhe teknikë shqiptarë të telekomunikacionit me në krye nismëtarin Adrian Shehu (Këshilltar i KM), si dhe ekspertë ligjorë, ekonomistë, financierë e të tjerë, të cilët punuan fort dhe me përkushtim, për të vënë në punë rrjetin më të avancuar të komunikimit të kohës. Midis tyre mund të përmenden: Bedar Llagami, Elira Shapllo, Ardjana Shehi, Latif Drenofci, Petri Deti, Ilir Duka, e të tjerë…

Në vitin 1996 shume vende Europiane kishin shërbim celular, por ai ishte i tipit analog, i standardeve NMT (Nordic Mobile Telephone) dhe TACS. AMC vendosi të implementoj teknologjinë më të avancuar që ishte në atë kohë, atë GSM (Global System Mobile) që ishte dixhitale. Vetëm 5-6 vende në Europës e kishin sistem GSM aktiv në 1996. Shqipëria ishte e para në Ballkanin Perëndimor.  Rrjeti celular GSM i AMC u bë aktiv në 25 Maj 1996. Teknologjia e përdorur ishte ALCATEL, e prodhuar në Gjermani. Qendra e AMC u ndërtua në Laprakë, duke rikonstruktuar ish uzinën e PTT Në fillimin e saj, AMC mbulonte me shërbim zonën Shkodër, Lezhë, Krujë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Fier Vlorë ku ishte përqendruar pjesa më a madhe e popullsisë dhe ku kërkesa për shërbime telefonike ishte më e lartë. Sidoqoftë, rrjeti celular u implementua në një kohë shumë të shkurtër. Periudha e zbatimit zgjati vetëm 6 muaj. Në këtë kohë u ndërtuan të gjitha stacionet, qendra e AMC, centralet MSC, etj.

Mbas fillimit të shërbimit, shumë shpejt, në rreth 4-5 muaj u bënë mbi 50 marrëveshje roaming me operatorë të ndryshëm nëpër botë, dhe si rrjedhim, abonentët shqiptare mund të përdorin telefonin në të gjitha ato vende. AMC, edhe pse ndërmarrje publike, nuk u financua asnjëherë nga buxheti i shtetit. Investimi fillestar ishte 6.8 milion USD të cilat kompania AMC i mori si kredi nga Banka e Kursimeve. Kredia u shlye brenda 3 viteve, edhe pse AMC kaloi edhe periudhën kaotike dhe të vështirë të 1997. Faza e dytë e planifikuar e AMC ishte 12 milion USD, dhe do të shtrinte mbulimin celular në te gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Kjo fazë do të financohej plotësisht nga burime të brendshme të AMC. Viti ’97 pengoi zbatimin e saj. Shërbimi celular i ofruar nga AMC plotësoi nevojat e mëdha të asaj kohe për komunikime telefonike të cilat nuk përballoheshin nga Telekomi Shqiptar.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander meksi aleksander meksi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet