LIVE UPDATES
Ekonomi

Fondacioni Vodafone Albania dhe Vodafone Foundation Humanitarian Fund dhurojnë pajisje për luftën kundër zjarreve

30 Gusht 2021, 15:32 Nga DOSJA
Fondacioni Vodafone Albania dhe Vodafone Foundation Humanitarian Fund

TIRANË– Vodafone Albania ka marrë masa të menjëhershme për t’iu përgjigjur situatës emergjente që u krijua nga dalja jashtë kontrollit e zjarreve në Shqipëri. Fondacioni Vodafone Albania dhe Vodafone Foundation Humanitarian Fund kanë vendosur të mbështesin Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, duke dhuruar materiale dhe pajisje në vlerën e 24,000 eurove, që do të shërbejnë në luftën kundër zjarreve.

Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, vizitoi personalisht disa nga zonat e prekura nga zjarret përgjatë bregdetit, në jug. Në ndalesën e saj në Pashaliman,  znj. Stathaki u prit nga prefekti i Vlorës, z. Flamur Mamaj, shefi i shtabit të Forcave Detare, z. Sabri Gjonollari,  drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, z. Zamir Dedej, si dhe përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Robert  Hysenllari.  

Në ceremoninë e organizuar në Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar Llogora, znj. Stathaki theksoi se është shumë e rëndësishme që kompanitë të veprojnë, t’i ndërgjegjësojnë dhe informojnë njerëzit. Kjo është edhe arsyeja përse Vodafone Foundation, në bashkëpunim me Vodafone Foundation Albania, u treguan menjëherë të gatshëm për të ofruar ndihmën e tyre, pas emergjencës së zjarreve në Shqipëri, duke ndihmuar në mbrojtjen e pyjeve.

 “Zjarret na kujtuan edhe njëherë se sa i rëndësishëm është mjedisi dhe mënyra se si sillemi me të. Në Vodafone, ne jemi të ndërgjegjshëm e të ndjeshëm ndaj ndikimit tonë në mjedis. Fondacioni Vodafone, ai i grupit dhe i Shqipërisë, kanë vendosur të mbështesin Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, duke dhuruar materiale e pajisje në vlerën e 24,000 eurove, që do të shërbejnë në luftën kundër zjarreve. Stafi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe ushtria janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë. Pavarësisht përkushtimit të tyre për të reaguar në situata të tilla, është e vështirë që gjendja të menaxhohet pa pajisjet, materialet dhe përgatitjen e duhur, ndaj ndjemë se ishte detyrë qytetare të jepnim mbështetjen tonë në këtë luftë.”- tha znj. Stathaki.

Drejtoresha e Vodafone Albania shtoi më pas se Vodafone Foundation ka qenë gjithmonë i angazhuar që të mbështesë komunitetet, duke kontribuar në 14 vite mbi 12 milionë euro për komunitetet në Shqipëri. “Është momenti të reagojmë seriozisht ndaj problemeve që kanë lidhje me ndryshimet klimatike. Rrjeti dhe teknologjia dixhitale luajnë një rol kyç në zgjidhjen e problemeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Gjithashtu, ne në Vodafone jemi angazhuar për t’i bërë aktivitetet tona sa më ekologjike. Në vitin 2021 bëmë të mundur që energjia që përdorim për aktivitetet tona të jetë energji e pastër, e rinovueshme. Gjithashtu, synimi ynë është të kemi 0 emetime të karbonit deri në 2025-ën. Do të jetë një sfidë, por jemi të vetëdijshëm se suksesi në biznes nuk duhet të arrihet në kurriz të mjedisit. Jam e sigurtë se edhe kontributi më i vogël për mjedisin do të shpërblehet me një cilësi më të mirë të jetës sonë.”

Në fjalën e tij, prefekti i qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj, falenderoi Vodafone Albania për sensibilizimin e menjëhershëm për situatën emergjente, duke e konsideruar mbështetjen e dhënë si një shembull motivues për bashkëpunime të mëtejshmë në të mirë të komunitetit. Fondi Humanitar i Vodafone Foundation mbështet organizatat jo-fitimprurëse (OJF) dhe agjencitë ndihmëse në raste katastrofash natyrore në zonat ku Vodafone operon. Përmes këtij fondi të kompanive të Vodafone Group në Europë dhe Afrikë ofrohet mbështetje financiare për punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe ata që preken nga fatkeqësitë natyrore. Në vitin 2020, në përgjigje ndaj COVID-19, Vodafone Group Foundation dhe fondacionet lokale të Vodafone u kanë dhënë më shumë se 10 milion euro donacione në kesh dhe materiale punonjësve të sektorit të shëndetësisë dhe agjencive të tjera. Në mars të vitit 2021, Vodafone Foundation dhe Vodacom Foundation dhuruan 5 milion euro për vaksinat në Afrikë.

Vodafone Albania reagoi që në ditët e para të emergjencës së zjarreve në Shqipëri, për të mbështetur me komunikim heronjtë në vijën e parë të këtij misioni, si edhe banorët e zonave të prekura.Të gjithë zjarrfikësit dhe banorët e zonave të prekura nga zjarret, që ishin klientë Vodafone, përfituan një paketë komunikimi falas me qëllim që të jenë gjithnjë të lidhur dhe komunikimi të mos u mungojë në këto ditë të vështira. Vodafone po vazhdon të monitorojë situatën dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, me qëllimin kryesor për të ofruar mbështetje dhe ndihmë në këtë situatë emergjence. Together we can!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale vodafone vodafone per zjarret vodafone vodafone per zjarret


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj