LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO/ Kamerat që zbulojnë korrupsionin e dyfishtë në Ministrinë e Brendshme, Illyrian Guard vendos mjetet pa u zhvilluar en

18 Shkurt 2020, 10:58 Nga DOSJA

TIRANE– Kjo foto është një skenë krimi. Ato 5 kamera, të mbivendosura mbi njëra – tjerën, bërtasin për korrupsionin që bëhet në mes të rrugës, në derën e institucioneve shqiptare. Është korrupsion që bëhet pikërisht nga ata që duhet ta luftojnë, një institucion që varet nga Ministri i Brendshëm, për më tepër fare i ri, Illyrian Guard. Kjo është historia e një korrupsioni të dyfishtë, me një dorë.

Në datën 12 dhjetor, vetëm 16 ditë pas tërmetit tragjik, kur gjithë shqiptarët kontribuonin falas për të shëruar plagët, Illyrian Guard mendonte të bënte ca para.

Shpall tenderin: “Për marrjen me qera operacionale për pajisjen me sisteme alarmi dhe kamera vëzhgimi të objekteve”. Në pamje të parë nuk ka asgjë të keqe. Kompania e sapokrijuar shtetërore, që po paguhet po nga institucionet shtetërore për sigurinë e objektit, duhet të pajiset me mjetet e punës. Vetëm realiteti në institucione e kompromenton rëndë tenderin. Të gjitha insitucionet që ruhen nga Illyrian Guard, i kanë tashmë kamerat e sigurisë.

Kjo foto e drejtorisë së Tatimeve, tregon në mur kamerat e vendosura më parë. Ato janë në gjendje pune dhe të cilësisë së mirë për të kryer detyrën. Pse i duhen kamerat e tjera Illyrian Guard?

Interesimit të Dosja.al iu përgjigjën me argumentin se kamerat aktuale janë për monitorimin e punonjësve dhe jo për kontrollin e territorit. Ky është një argument qesharak për të justifikuar një grabitje në mes të sheshit nga një institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme.

E para, që asnjë institucion nuk ka vënë kamera për monitorimin e punonjësve dhe, e dyta, edhe nëse do ta kishte bërë këtë, mjafton që këndi i kamerave të ndryshojë dhe kursehen 4.5 milionë euro. Rreth 5 milionë dollarë, aq sa SHBA dhuroi për rindërtimin në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, do të bëhen rrush e kumbulla nga Illyrian Guard.

Në foto duket qartë, që janë vënë kamerat e reja, pothuajse në të njëjtin pozicion, për të bërë të njëjtën punë.

Kjo zbulon aktin e dytë të vjedhjes në dritë të diellit dhe nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë. Kush i ka vënë kamerat? Tenderi i shpallur në 12 dhjetor, zhvillohet në 24 shkurt, atëherë si janë vendosur kamerat?

E vërteta është se njëra nga kompanitë e përfshira në tender, tashmë ka çuar materialet. Dosja.al ka mësuar se kamerat janë vënë pa u zhvilluar tenderi , që mesa duket është vetëm legjitimim i një vjedhjeje të kryer. Një vjedhje e dyfishte, që blen një mall që nuk duhet dhe ia blen klientit të paravendosur. Këtu mbyllet denoncimi. Nesër do harrohet gjithçka, kur të ndahen paratë. Drejtësia e re është pak e zënë.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet illyrian guard ministria e brendshme tenderi per kamerat e institucioneve illyrian guard ministria e brendshme tenderi per kamerat e institucioneve


Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Shkurt 2020, 09:18

Tiranë- Zbardhet dëshmia e 20-vjeçares me iniciale I.K, e cila u kap në Rinas  një ditë më parë me 12450 Euro. Burime për Dosja.al bëjnë me dije,  se par...

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 08:59

Ballsh-Naftëtarët  e Ballshit janë futur sot në ditën e dytë të grevës së urisë, pasi një ditë më parë u solidarizuan me punonjësit e nën-stacionit të Poç...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj