Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nuk do ta besoni, por kjo është çështja më e përfolur për momentin në polici. Madje edhe në prokurori. Qarkullon në formën e barsoletës, por veç humorit është një dosje që pret zgjidhje serioze. Një burrë që i vijnë fotot intime të koleges në telefon, bashkëshortja që hap telefonin dhe zbulon “afrimitetin” dhe në anën tjetër të telefonit “kolegia”. Palët nisin sherrin dhe grindjen dhe normalisht që fabula është e njohur, bashkëshorti mohon gjithçka, po ashtu edhe kolegia mohon, ndërsa gruaja këmbëngul se aty ka tradhti. Në fund ndërhyn policia, e cila merr dëshminë dhe kallëzimin e “koleges” së fyer dhe përgatit procesverbal ngjarjeje.
Çfarë ndodhi?
Gazeta “Si” mëson se D. B është 29 vjeçe. Është e divorcuar. Ajo është police pranë grupit të shoqërimit në Forcat Operacionale të Burgjeve. Veç kësaj e reja është molla e sherrit mes një çifti. Në materialin e referuar që Gazeta “Si” disponon thuhet se 29-vjeçarja nga Rrogozhina dhe me banim në Tiranë, një mbrëmje për shkak të shoqërisë, i nisi disa foto intime kolegut të saj, edhe ai polic në të njëjtin sektor. Fotografitë ishin intime dhe gruaja pohon se i kishte nisur për shkak të njohjes dhe respektit. Por, për fatin e keq të policit, gruaja e tij ka kapur telefonin dhe ka parë fotografitë. Ajo pa bërë zhurmë ka nisur hetimin. Fillimisht rezulton se i ka nisur fotografitë nga numri personal i të shoqit në telefonin e saj. Më pas, bashkëshortja ka takuar një kolege të bashkëshortit me inicialet Sh. M dhe e ka pyetur “A e njeh këtë, kush është kjo?”. Hetimi i bashkëshortes ka rezultuar i përfunduar sapo ka mësuar se bëhej fjalë për një police dhe që ishte gjithashtu kolege me të shoqin.
Siç thuhet më tej në materialin që Gazeta “Si” disponon, gruaja ka telefonuar “kolegen”, duke i thënë “Të të vijë turp, je edhe police”. Por grindja mes çiftit është bërë akoma më shqetësuese, kur nga njëra anë bashkëshortja ka kërkuar llogari, ndërkohë që polici ka thënë “Nuk e kam idenë kush m’i ka nisur fotografitë, atë numër nuk e kam të regjistruar”. Ndërkohë që kolegia këmbëngul mbi shoqërinë me policin. I gjithë ky sherr me kanosje e kërcënime, u referua nga policia për t’u zgjidhur në organin e akuzës. Sidoqoftë, mund të jetë dhe një keqkuptim dhe jo siç dyshon bashkëshortja, e cila nuhat era “tradhti”.
Gjithçka është referuar nga Policia e Shtetit këtë të martë, me kërkesën për të sqaruar këtë histori.
Marrë nga Gazeta Si
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GRAMSH- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të qytetit të Gramshit. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë është ...
TIRANË- Thellohet skandali me tenderin e shpallur më 12 dhjetor për vendosjen e kamerave të sigurisë në institucione, i shpallur nga Illyrian Guard. Në shk...
Ky është momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës futet nga dy persona në një furgon të bardhë që ndodhet i parkuar në garazhin e kompleksit ‘Golden’.Fotot e sh...
TIRANË– Avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini është shprehur se kërkesa e policisë pwr klientin e tij, të cilit OFL-ja i kërkoi të justifikojë pasurinë...
DURRËS– Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë’ arrest me burg’ pa afat për grabitësin serial Astrit Thaçi dhe “detyrim paraqitje”, për ba...
Shkodër- Nën masa të rrepta sigurise Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për 6 anëtarët e grupit Bajri. Gjykata ka lënë në qeli I...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në qytetin e Kurbinit dhe të Tiranës ku i është dërguar formulari për deklarimin e burimit të pasurisë tr...
KORÇË– Një person është gjetur i pajetë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës.Dosja.al mëson se personi i ...
TIRANË- Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi priti sot në një takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Belgjikës...