Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE- Viti i ri shkollor 2020-2021 është në vigjilje të fillimit, ku mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, kanë filluar të paraqiten për të bërë përgatitjet e para të ambienteve, për pritjen e nxënësve. Viti shkollor që sapo lamë pas ishte një vit me problematika të theksuara për shkak edhe të situatave që erdhën, njera pas tjetrës, si tërmeti dhe me pas pandemia botërore e “Covid 19”, pasojat e të cilës do të ndihen pas shumë vitesh për shkak të mangësive thelbësore që kanë lënë në përgatitjen e nxënësve, në të gjitha nivelet e arsimit.
Krahas problematikave të krijuara nga ndodhitë natyrore të vitit shkollor që sapo lamë pas, jo të pakta kanë qënë edhe problemet e krijuara edhe nga vetë drejtuesit apo mësuesit e shkollave me insituatat e krijuara prej tyre, pqr shkak të nivelit të tyre shumë të ulët apo edhe të mënyrës si zgjidhen dhe qqndrojnq nq ato vende pune me mbështetje të konjukturave politike dhe aspak meritokracie, duke e bërë akoma më problematike frymën e edukimit të brezit të ri në shkolla.
Rasti më i fundit i rojes pedofil të shkollës 9-vjeçare Azem Hajdari, në Babrru i cili paguhej me rrogë “Pedagogu”, jo vetëm që nuk ka nxjerrë mësime për drejtuesit e arsimit në vend, por më keq akoma vazhdon në të njëjtën trend, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Konkretisht, në Babrru ku së fundmi u identifikua edhe roja pedofil Abas Doga, Zyra Arsimore Kamëz pezulloi nga detyra drejtorin e shkollës 9-vjeçare, Besnik Dacin dhe nëndrejtorët Mark Lleshin, Mimoza Dostin dhe Fatmir Gjystila si dhe Abas Hoxhën, drejtorin e Gjimnazit “Gramoz Palushi”.
Por ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, skandalet mbulohen në pluhurin e harresës dhe çdo gjë kthehet siç ishte, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Kështu ka ndodhur edhe në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari”. Në fund të muajin Maj 2020, pas arrestimit të rojes Abas Doga, janë pezulluar nga detyra zinxhiri drejtues i shkollave, dhe konkretisht:
Abas Hoxha, Drejtor i Gjimnazit “Gramoz Palushi”, i cili është i marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës për “Shpërdorim detyre” mbi rastin e falsifikimit të konkursit të nëndrejtorit të shkollës, për të zgjedhur nëndrejtor njeriun e tij të afërt. Mbi këtë rast. Ministria e Arsimit, i ka dhënë Abas Hoxhës, edhe masë disiplinore për shkelje të rënda të procedurave të përzgjedhjes së nëndrejtorit.
Mbajtja e Abas Hoxhës në detyrën e Drejtorit të Gjimnazit “Gramoz Palushi”, me notën 5 në diplomë pa shkëputje nga puna është në shkelje të plotë edhe të udhëzimit nr.2 i datës 28 janar 2020 të Ministrisë së Arsimit, që flet për “procedurat e emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të Drejtorit të Institucionit Publik parauniversitar”, pika 2 e cila shprehimisht thotë:
“…për rastet e parashikuara në pikën 1/a, të shkronjës B, të këtij kreu, nëse kanë filluar hetime paraprake ndaj drejtorit të IPAP, drejtori i DRAP, pas njoftimit zyrtar të drejtorit të ZVAP, merr vendimin e pezullimit të drejtorit të IPAP, deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë ndaj tij nga gjykata kompetente…”.
Në këtë gjimnaz, situata bëhet akoma dhe më e rëndë pasi vetë Abaz Doga, pedofili i arrestuar nga policia, ka treguar në prokurori, se ai punonte si roje nate në këtë shkollë.
E njëjta situatë vazhdon edhe në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari”, ku ishte i punësuar disa vite më parë pedofili Abas Doga. Fillimisht u pezulluan drejtori Besnik Daci dhe nëndrejtorët e kësaj shkolle, Mark
Lleshi, Mimoza Dosti dhe Fatmir Gjystila, por që me fillimin e vitit shkollor 2020-2021 nëndrejtorët e kësaj shkolle vazhdojnë punë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Sipas burimeve konfidenciale nga Drejtoria Rajonale Arsimore Durrës, është ushtruar një kontroll në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari”, mbi aftësitë e stafit drejtues të kësaj shkolle dhe rezulti, ka qënë rrënqethës që nëse do përdornim zhargonin e përditshëm të popullit, do thonim “për të vënë duart në kokë”.
Nëndrejtorët e kësaj shkolle janë vlerësuar DOBËT nga komisioni vlerësues i ngritur nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Durrës, si dhe është, marrë masë disiplinore ndaj drejtorit të kësaj shkolle Maliq Qoku, i cili është komanduar pas shkarkimit të Besnik Dacit.
Si mundet një nëndrejtor shkolle si Mark Lleshi, Mimoza Dosti dhe Fatmir Gjystila, me këtë nivel përgatitje të kontrollojnë apo të drejtojnë punën e mësuesve të kësaj shkolle?!
Kësaj pyetje patjetër që dikush nga drejtuesit e Arsimit duhet ti japë një përgjigje. Duket se Drejtori i Komanduar, Maliq Qoku, i sapo ardhur në këtë detyrë është garancia e tyre, duke qënë se edhe vetë është ndëshkuar me masë disiplinore për shkelje të renda sapo ka filluar punë në këtë shkollë.
Në Babrru, injoranca është ulur këmbëkryq në drejtimin e shkollave “Gramoz Palushi” dhe “Azem Hajdari”, që siç duket janë çunat problematikë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri, të cilët kanë bërë lista se kë duhet të heqin nga mësuesit nëse nuk ju përgjigjen thirrjeve të këtyre drejtuesve për të mbledhur, sa më shumë vota.
I freskët është një e-mail, i dërguar nga Drejtori i Gjimnazit “Gramoz Palushi”, drejtuar ish-shefes së tij tashmë e shkarkuar Ermioni Çekani, ku u drejtohet për favorizim të mësuesve të kësaj shkolle sepse i ishin përgjigjur thirrjes së tij, për angazhime politike dhe heqjen e atyre që nuk i ishin përgjigjur thirrjes së tij për angazhime politike, në zgjedhjet e vitit 2017.
Akoma dhe më i tmershëm është rasti ku drejtori i Gjimnazit “Gramoz Palushi”, Abas Hoxha, në këto foto rreshtohet përkrah kandidatit për Kryetar Bashkie, Rakip Suli, dhe mban shënime mbi ecurinë e fushatës elektorale duke analizuar situatën e votave, për partinë Socialiste.

Për sa kohë që Ministria e Arsimit, nuk ve dorë për rregullimin e situatës në shkollat e Babrroit, por vazhdon e mban në detyra drejtuese dhe komanduese Abas Hoxhën, Mark Lleshin, Mimoza Dostit dhe Fatmir Gjystila, komunitetit të kësaj zone si mbetet gjë tjetër, por ti mbajë sytë nga qielli, pasi drejtuesit e Drejtorive Rajonale të Arsimit, e kanë mëndjen diku gjetkë në fushatë, se në arsim as që bëhet fjalë se ata e kanë mëndjen.
(DOSJA.AL)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Fatjona Memçaj zgjidhet prokurore e Shqipërisë pranë Eurojus (Njësia e Bashkëpunimit Gjyqësor të Bashkimit Europian, Hagë). Ka qënë prokuror...
TIRANE– Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar shifrat për COVID-19 në vendin tonë për 24 orët e fundit.Kështu në një deklaratë për mediat Mirela Cami, Drejtore e ...
TIRANE– Policia rrugore ka vijuar aksionin për të evidentuar, ndëshkuar të gjithë shkelësit e kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Kështu ...
TIRANË– Aeroporti i Rinasit, ditën e sotme ka njoftuar se të gjithë personat që do të udhëtojnë drejt Belgjikës dhe Gjermanisë duhet të plotësojnë nj...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vazhduar sot me dërgimin e formularëve tek personat e dënuar dhe subjekt të ligjit. Latif Gurguri, Mikel Hyka, Klodian...
FIER– Një 45-vjeçar është prangosur nga Policia e Shtetit pasi kishte mbjellë kanabis sattiva në oborrin e shtëpisë së tij. Policia ka dhënë njofti...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar inxhinerin me inciale D.K, për vdekjen e një punëtorit 56-vjeçar në rrugën “Kongresi i Manastirit” në k...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrën gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Shkodër, Vojsava Osmanaj. Trupi gjykues që kreu procesin...
KLOS- Vetëvrasja e 65 vjeçarit Hasan Mira nga fshati Fullqet në Bashkinë e Klosit ka tronditur edhe bashkëfshatarët e tij. Një prej tyre ka treguar për F...
TIRANË– Gjykata e Korrupsionit dhe e Krimit të Organizuar ose ndryshe GJKKO ka vendosur pushimin e akuzës për ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala dhe not...