Gjermania në kaos, shkak greva në hekurudha, aeroporte dhe porte
27 Mars, 11:10
Transporti “paralizohet”...
Aktualitet
OFL ‘zbarkon’ në Fier dhe Lushnje, oficerët iu dërgojnë ‘pusullën’ 4 të dënuarve (EMRAT)
4 Shtator 2020, 11:23Nga DOSJA
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vazhduar sot me dërgimin e formularëve tek personat e dënuar dhe subjekt të ligjit. Latif Gurguri, Mikel Hyka, Klodian Thomaj dhe Arben Shehaj, janë subjektet e radhës që kanë 48 orë kohë për t’ju përgjur pyetjeve për pasurinë që gjenden në formularin e dërguar nga OFL.
NJOFTIMI I PLOTË:
OFL, 4 shtator Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
L. G., banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
M. H., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
K. Th., banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
A. Sh., banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrën gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Shkodër, Vojsava Osmanaj. Trupi gjykues që kreu procesin...
KLOS- Vetëvrasja e 65 vjeçarit Hasan Mira nga fshati Fullqet në Bashkinë e Klosit ka tronditur edhe bashkëfshatarët e tij. Një prej tyre ka treguar për F...
TIRANË– Gjykata e Korrupsionit dhe e Krimit të Organizuar ose ndryshe GJKKO ka vendosur pushimin e akuzës për ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala dhe not...
TIRANË– Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka pushuar një nga procedimet për protestat e kryera në “Unazën e Re”, ku nën hetim ishte edhe ish-deputeti i Parti...
VLORË- Operatorët turistikë në Vlorë i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Edi Rama lidhur me problemet e hasura në këtë sezon veror. Ndër të tjera ata t...
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa solli në vëmendje gjatë seancës së të enjtes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA sjelljen e ish-drejtueses së Pro...
CËRRIK- Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Mateo Buzi, pasi është kapur në aksin Cërrik-Belsh duke transportuar me mjetin e tij 10 klandestinë. Unifor...