"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
Fotot nga PAPARAZZI/ Miqësi të sinqerta brenda Partisë Demokratike! Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi gjejnë kohë për njër
22 Gusht 2020, 17:18Nga DOSJA
Këto foto të shkrepura pak ditë më parë në një nga baret e Tiranës, konfirmojnë faktin që pavarësisht se rrugët e tyre në karrierë tashmë janë ndarë, Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi vijojnë të ruajnë miqësinë mes tyre. Ata kanë qenë që të dy pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike. Në qeverinë Berisha, Majlinda mbante pozicionin e ministres së Integrimit, ndërkohë që Astrit Patozi ka qenë deputet.
Sot ata janë që dy larg kësaj partie, por fillesat janë diku në vitin 2017, kohë kur Patozi dhe Bregu patën konflikte me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit ishte i vendosur të mos hynte në garën për zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, madje kishte ngritur një çadër në bulevard, si simbol i kundërshtimit të politikave të Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Asokohe, Patozi dhe Bregu ishin të mendimit që kjo rrugë ishte e gabuar, nuk përkrahej as nga faktori ndërkombëtar dhe se Partia Demokratike duhej patjetër të futej në zgjedhje. Në fakt, ashtu ndodhi. Pas rreth dy muajsh protesta në rrugë, Lulzim Basha vendosi të merrte pjesë në zgjedhje, duke i humbur thellë ato.
Ndonëse bëri atë që i kërkuan që në fillim Bregu, Patozi dhe disa eksponentë të tjerë të rëndësishëm të Partisë Demokratike, Basha nuk i futi fare në listat për deputetë Bregun dhe Patozin. Më pas, Majlinda Bregu, e përkrahur edhe nga Rama, u bë pjesë e një misioni të OSBE-së në Sarajevë, ndërkohë që Patozi krijoi një parti të re.
Tani që Basha po flet për një hapje të partisë edhe ndaj emrave që e kanë kundërshtuar politikën e tij, nuk duket të ketë ndonjë afrim mes tij dhe dy ish-deputetëve. Ajo që duket me siguri, është që Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi vijojnë të ruajnë marrëdhëniet miqësore me njëri-tjetrin.
KOSOVE– Për ju që e dinit reperi me famë botërore Tyga, ndjek reperen shqiptare Taynën në Instagram. Mesa duket ish të dashurit të Kylie Jenner i ka bërë ...
Art&Argëtim22 Gusht 2020, 14:07
Në një lulishte të Tiranës, me 4 korrik 1978, një fëmijë kishte gjetur një letër të çuditshme, e shkruar me gabime të shumta drjetshkrimore, me shkronja ...
SARANDË– Ambientalisti Sazan Guri është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale. Prej kohësh, që prej nisjes së pandemisë, ...
KAVAJË– Një arrestim i “fuqishëm” ka ndodhur në Kavajë, ku policia ka prangosur një person i cili akuzohet se është hajdut pulash në disa fshatra. Ai është...
ITALI– Blogerja italiane me famë botërore, Chiara Ferragni ka uruar në shqip për ditëlindje këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa.Përmes një postimi në rrjetin...
TIRANË –Ne jemi të vetëdijshëm për shërbimet e shkëlqyera që Esat Pasha i bëri Francës gjatë luftës. Ishte mjaft interesante të merrnim mendimin e këtij mi...
DashiJu pret një ditë e mbushur me energji sa i takon ndjenjave, por mundohuni që të mos bini pre e gabimeve dhe të mos përfshiheni në polemika. Bëni mirë që të...
SPANJË- Olta Gixhari është bërë nënë për herë të parë!Aktorja ka postuar në Instastory një fotografi me trëndafila të bardhë, ku shkruan: 21/8/2020, duke z...
Një film i ri që pritet të shfaqet në platformën “Netflix” më 9 shtator ka trazuar ujrat në rrjete sociale. Bëhet fjalë për “Cuties” (përkthyer në shqip; Të lez...
TIRANË- Armina Mevlani është një nga vajzat shqiptare që rrjetet sociale i përdor dhe për të treguar pasionet, hobit dhe gjërat që kanë shumë qef.Bloggerja...