Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI-Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë! Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në vitin 2022! Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim.
Menjëherë pas mbledhjes Presidenti Duka ka përshëndetur këtë ngjarje të madhe dhe ka falënderuar të gjithë ata që bënë të mundur sjelljen e një finaleje europiane në Shqipëri. “Tre dhjetor 2020, një tjetër datë historike për futbollin dhe për Shqipërinë! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi t’i besojë FSHF-së organizimin e finales së parë të kompeticionit më të ri europian ‘UEFA Conference League’ në vitin 2022 në stadiumin ‘Air Albania’.
Kjo është një ngjarje e rëndësishme për futbollin, Tiranën dhe Shqipërinë! Për këtë duhet të ndihemi të gjithë krenarë. Është gjithashtu edhe një dhuratë e çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, që më në fund mund të gëzojnë pas shumë peripecish të kaluara, që nga tërmeti e deri te pandemia Covid-19 që po përjetojmë. Urojmë që ky lajm t’i hapë rrugën lajmeve të tjera pozitive për shqiptarët.
Dua të falënderoj administratën e FSHF-së për plotësimin e qindra formularëve, pyetësorëve dhe dosjeve për aplikimin, duke treguar profesionalizëm, seriozitet dhe përkushtim e duke bindur anëtarët e KE-së. Dëshiroj që t’i falënderoj të gjithë ata që besuan te ne. Por kjo është një ditë e madhe për të gjithë.
Dëshiroj që të falënderoj me këtë rast, drejtuesit dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për mbështetjen dhe besimin që na dhanë.
Dua t’i garantoj se ne do të bëjmë maksimumin për një organizim perfekt të finales. Shqipëria dhe shqiptarët shquhen për mikpritje, të cilën do të kenë mundësi ta demonstrojnë akoma më shumë në këtë rast.
Ju mirëpresim në Tiranë me shumë kënaqësi në maj 2022!”, – shkruan Presidenti Duka në reagimin e tij.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
NORVEGJI – Federata Norvegjeze e Futbollit ka shkarkuar nga detyra trajnerin e kombëtares, suedezin e njohur Lars Lagerbak. Merret një vendim i tillë ekst...
TIRANE – Finalja e Conference League do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”. Kompeticioni më i ri i UEFA-s, që merr udhë sezonin e ardhshëm, është i treti pë...
ARGJENTINE – Nuk ndalen lajmet dhe informacionet në lidhje me Diego Maradonën, një pjesë e tyre të vërteta dhe një tjetër pjesë abuzuese. Mes tyre ka qenë edhe ...
TORINO-“Unë jam i kënaqur me skuadrën dhe mënyrën se si ne e menaxhuam ndeshjen – shpjegoi trajneri i Juventusit -. Nuk mund ta kemi gjithmonë topin...
TIRANE – Traditën nuk e prishi edhe trajneri i Partizanit, Ilir Daja. Edhe ai doli ditën e sotme në konferencën për shtyp, në prag të derbit ndaj Tiranës, që do...
TIRANE – Tekniku bardheblu, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp para gazetarëve, ku analizoi derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani, këtë përballje speci...
ITALI-Pasi pushoi në fundjavë kundër Beneventos, Cristiano Ronaldo u rikthye në Ligën e Kampionëve më i uritur se kurrë. Në ndeshjen kundër Dynamo Kiev zhvillua...
ANGLI – Në ishull janë hapur dyert për tifozët në stadiume, në gjashtë ndeshje të Championship, League One dhe League Two. Por në një sondazh të BBC, vetëm 26% ...
ANGLI – Këto fjalë që u deklaruan në mikrofonat e “Espn” të Argjentinës, natyrshëm që kanë ndezur tregun edhe pse jemi ende në dhjetor. Nejmar, i kënaqur dopied...
SERBI– Pasi humbi mundësinë për tu kualifikuar në EURO 2021, përfaqësuesja e Serbisë kërkon të rimëkëmbet sa më shpejt dhe të fillojnë përgatitjet për një Kombë...