LIVE UPDATES
Sport

Trajneri Dede para derbit: “Tirana është “e dënuar” të fitojë gjithmonë”

3 Dhjetor 2020, 10:46 Nga DOSJA
Trajneri Dede para derbit: “Tirana është “e

TIRANE – Tekniku bardheblu, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp para gazetarëve, ku analizoi derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani, këtë përballje speciale për futbollin shqiptar, e cila do të startojë nesër, në orën 18:00, në “Air Albania Stadium”.

Pavarësisht rezultateve jo fort pozitive në startin e kampionatit, trajneri Dede është i kënaqur me lojën e të tijëve, teksa shprehet se Tirana është e “dënuar” për të fituar gjithmonë. Ja çfarë ka thënë ai…

Derbi nuk e shikon Tiranën në formën më të mirë, duke u nisur nga rezultatet. Të është dashur të punosh shumë në aspektin psikologjik me ekipin?

“Unë mendoj që në aspektin psikologjik, kjo ndeshje nuk ka nevojë për shumë koment. Rezultatet bëjnë që të mendohet se Tirana nuk po kalon një moment të mirë. Është vetëm problem i rezultateve, për sa i përket lojës, do të thoja që unë jam i kënaqur, me djemtë, me atë çfarë kanë dhënë në fushë. Më ka ardhur keq për ta dhe për klubin. Unë jam pjesë e tij. Duhet të kishim më shumë pikë. Kampionati është i gjatë, çdo ndeshje shërben për të rikuperuar gabimet dhe në fund fare të bëjmë ato rezultatet që të gjithë i prisnim”.

Sezonin e kaluar derbi ishte pika e kthesës për Tiranën. Mund të shërbejë ky derbi si një pikë kthese pas një starti jo të mirë?

“Gjithmonë i mëshohet pjesës që starti nuk është i mirë. Kjo është e vërtetë. Në qoftë se starti do të ishte i mirë unë nuk do të isha këtu, por do të vazhdonte Emanuel Egbo, trajner i Tiranës dhe nuk do të ishim në këtë histori. Kur nuk ka start të mirë bëhen edhe ndryshimet. Vetë fjala ndryshim nënkupton shumë gjëra brenda. Këtë duhet ta mendojnë mirë të gjithë. Besoj se do të rikthehemi shumë shpejt. Për mua e rëndësishme është që kontingjenti të plotësohet sa më shpejt dhe ashtu siç po na kthehen lojtarët një nga një, ashtu të kthehet dhe ekipi te rezultatet pozitive.”

I frikësohesh konsolidimit të Partizanit në ndeshjet e fundit? Ekipi po luan mirë,  por për të fituar duhet goli…

“Nuk besoj se kemi shënuar pak. Ky është këndvështrim dhe perceptim i çdokujt. Unë do të thoja që nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë, që bën histori për tifozët dhe qytetin tonë si dhe për kundërshtarin. Do ta përjetojmë shpirtërisht dhe mendërisht dhe në fund fare do ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Mos jeni të “dënuar” të mos humbisni nesër?

“Tirana është “dënuar” gjithmonë që të fitojë. Është “dënuar” që të pretendojë për titullin kampion. Në historinë e këtij klubi kështu është perceptuar dhe të gjithë brezat janë rritur me këtë filozofi dhe mendim. Do të mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë. Të kemi respekt për veten. Doja të bëja një thirrje për lojtarët. Në këto kushte që po kalon gjithë bota dhe futbolli ynë shqiptar, duhet të bëjmë më të mirën. Të dyja skuadrat duhet të kënaqin njerëzit që na ndjekin nëpër ekranet për të harruar hallet që po kalon jo vetëm populli jonë, por e gjithë bota.”

A keni pasur kohë mjaftueshëm për të implementuar idetë tuaja te Tirana?

“Në situatën që jemi, në kushtet që po zhvillohet kampionati, ndeshjet janë çdo 3 ditë, maksimumi kemi pasur në dispozicion jo më shumë se 2-3 seanca stërvitore. Në këto kushte duhet të bëjmë më të mirën, të jemi të përqendruar dhe të përmirësojmë ato problematika ku kemi shfaqur disa oshilacione në pjesë të caktuara të një ndeshje”.

Duke qenë se banon vetëm pak metra larg Dajës, jeni ngacmuar në prag të derbit?

“Të jem i sinqertë, nuk jemi shkëmbyer te lagjja. Ai mbetet një mik i mirë, kemi punuar bashkë. Kemi pasur suksese, unë si lojtar, ai si trajner. Respekti është reciprok maksimal, jo vetëm si persona, por edhe i familjeve tona që njihen prej vitesh. Të gjitha këto më bëjnë të mendoj ato që thashë edhe më para, të përcjellim “fair” në fushë, në fund fare të jemi krenarë që po i përcjellim popullit shqiptarë dhe tifozërive tona përkatëse më të mirën e mundshme. Unë doja të thoja që gjithmonë ne duhet të përcjellim mesazhe pozitive dhe në fund fare të fitojë më i zoti që në këtë situatë do të jemi ne.”

Ju thatë që Tirana është e “dënuar” të fitojë, por duke u nisur nga situata, a do të kënaqeshit me një barazim?

“Në futboll, çdo trajner ka strategjitë e tij. Mundohen të marrin më të mirën në situatat që përgatisin. E rëndësishme është që kjo ndeshje do të ketë ekuilibër. Ekipet do të mundohen të gabojnë sa më pak dhe të marrin sa më shumë nga kjo ndeshje. Kjo është përgjigja më e saktë që mund t’iu jape”.

Pse ky derbi duhet të luhej në “Air Albania”, duke ditur që gjendja e fushës nuk është e mirë, ndërkohë që fusha në “Selman Stërmasi” sapo është rregulluar?

“Organizatorët e ndeshjes janë drejtuesit tanë. Por ka dhe faktorë të tjerë që vendosin ku do të zhvillohet ndeshja. Unë nuk jam agronom, që të vendos kush është fusha më e mirë apo fusha më e keqe. Stadiumi “Air Albania” është një reklamë, një investim i FSHF-së, i komunitetit të futbollit shqiptar, i shtetit shqiptar. Ne mburremi me atë stadium. Nuk e kuptoj kujt nuk do i pëlqente ajo fusha atje. Klubi jonë ka bërë ka bërë rinvestim në “Selman Stërmasi”, jemi të lumtur, por gjithsesi “Air Albania” ofron kushte më të mira edhe për imazhin e futbollit shqiptar në përgjithësi”.

E shikoni si disfavor që disa prej lojtarëve tuaj nuk kanë luajtur asnjëherë në derbi?

“Gjithmonë ka një herë të parë. Edhe unë dikur, kur fillova të luaja, kur kam shkelur “Qemal Stafën”, kam menduar që kjo është hera e parë. E rëndësishme është të jenë me motivimin e duhur dhe të përjetojnë të njëjtat ndjesi. Është e rëndësishme ndërthurja e elementëve që kemi. Duhet të jenë krenar dhe të nderuar që marrin pjesë në një nga ndeshjet që ka bërë historinë e futbollit shqiptar”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania stadium bardheblute derbi i kryeqytetit partizani selman stermasi tirana tirana partizani air albania stadium bardheblute derbi i kryeqytetit partizani selman stermasi tirana tirana partizani

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër