Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gazetari Elton Qyno, burimi kryesor i përgjimeve të grupit të prostitucionit ku ishte i përfshirë edhe Hermes Nikaj, premton të tjera publikime. I ftuar në studion e “Report TV”, Qyno shprehet se do të publikojë edhe dy numra të tjerë të paktën, ndërkohë që thekson se ka edhe personazhe të tjerë të njohur të përfshirë në këtë skemë. Ndër të tjera, gazetari u shpreh se ka lexuar dhe parë edhe disa biseda të tjera që kanë të bëjnë me blerjen e votave, por në lidhje me këtë çështje nuk preferoi të japë detaje.
“Nuk e kam mbyllur këtë dosje. Ka akoma materiale. Janë njerëz të njohur. Unë e kam ruajtur etikën. Ndonjë portal është munduar të hulumtojë dhe të gjejë diçka më shumë. Unë si gazetar, që ka burimin kryesor, jam munduar të mos publikoj emrat. Ka ende skandale me blerje votash. Janë ende disa biseda por nuk flas dot më tepër. Përsa i përket pjesës së prostitucionit do vazhdoj të botoj edhe dy numra të tjerë të paktën,”- tha Qyno.
I pyetur nëse ka marrë kërcënime, gazetari u shpreh se i kanë ardhur thjesht mesazhe ku i kërkohet që të mos nxjerrë emra.
“Nuk jam kërcënuar nga askush, por kam marrë mesazhe të tipit: Mos e publiko emrin tim, pse e nxorre, etj. Nëse do hidhem në gjyq, do publikoj edhe unë provat e mia,”– shtoi gazetari Elton Qyno. Hermes Nikaj është arrestuar më 24 nëntor dhe ndodhet në masë arresti me burg për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit, por edhe të shitjes së trupit të tij kundrejt pagesës. Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit. Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak. Përgjimet e publikuara nga gazetari Elton Qyno, kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të njohur nga bota e showbizzit, punonjës policie etj.
(f.m:E.K/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Korçë– Dogana greke në pikën Kufitare të Kapshticës ka njoftuar se që prej ditës së sotme lejohet kalimi i mjeteve me tonazh të rëndë, në aksin Kapshticë...
THUMANË- Banorët e Thumanës, të cilët jetojnë në çadra që pas tërmetit trágjik të 26 Nëntorit, po përballen me kushte të véshtira jetese në këto di...
Tiranë- Shëndetësia është një nga sektorët për të cilën mund të themi se qeveria ka dështuar. Skandalet në këtë fushë janë të përditshme, duke filluar nga konce...
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka shtyrë seancën në ngarkim të grupit të Avdylajve, të ákuzuar si pj...
MEMALIAJ– Erald Allushi, Fatjon Resuli dhe Armando Reka, kanë rënë në pranga, ndërsa Migel Shabani është shpallur në kërkim pasi akuzohen të kenë grábitur banes...
Tiranë- Seanca ndaj Emijano Shullazi është shtyrë sërish në Gjyàktën e Apèlit Kundër Krímit të Organizuar dhe Korrùpsionit. Flamur Vezaj në një postim në Facebo...
TIRANË- Një vajzë nga Tirana dërgoi dje në redaksinë e “JOQ ALBANIA” një letër, në të cilën kishte listuar disa kritere që duhet të ketë një mashkull për t...
KRUJË– Ndihma nga shoqata “Nënë Tereza” për familjet e prekura nga tërmeti. Prej disa ditësh një grup vullnetarësh nga shoqata” Nënë Tereza” e cila vepron...
TIRANE– Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për herë të dytë, seancën gjyqësore për grupin “Shullazi”. Shkak për shtyr...