Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Gërryenin lumin Mat tek’ Ura e Zogut’, merrnin inerte, arrestohen 3 persona në Lezhë
8 Shkurt 2022, 11:16Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
LEZHË– Tre persona janë arrestuar nga policia në Lezhë, pasi janë kapur duke gërryer te lumi Mat tek’ Ura e Zogut’ e më pas merrnin inertet. Në pranga kanë përfunduar Fitim Mziu, Vladimir Pera dhe Mark Lleshi. Policia bëri sekuestrimin e një ekskavatori dhe të dy kamionëve që shërbenin për marrjen e inerteve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë Lezhë dhe Kurbin, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Mat, falë dhe informacioneve të qytetarëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Miloti”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:F. M., 43 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin, V. P., 31 vjeç, banues në Lezhë dhe M. Ll., 61 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, tek vendi i quajtur “Ura e Zogut”, në shtratin e lumit Mat, duke gërryer dhe duke marrë inerte me kamionë.Nga shërbimet e Policisë u sekuestrimi i një ekskavatori dhe i dy kamionëve shërbenin për marrjen e inerteve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.Drejtoria e Policisë Lezhë apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.DVP Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për ankesën e Edlir Hysenajt, subjekt i Operacionit Forca e Ligji...
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka lëshuar në korrik 2020 një certifikatë sigurie të kategorisë “Tepër Sekret” për prokurorin e Krujës, Pe...
GREQI-300 kg kanabis është kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar në Thesproti. Operacioni i policisë në Igumenicë bëri të mundur zbulimin e sasisë së dr...
GREQI– Pas disa orësh arrati, 3 prej shqiptarëve të arratisur u vunë në pranga. Ende nuk janë bërë të ditur se cilët nga shqiptarët e arratisur janë vënë ...
GREQI-Kjo është dritarja e tualetit e cila u ça nga shqiptarët dhe pakistanezi për tu arratisur nga burgu në Greqi. Të burgosurit thyen shufrën me hekura...
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi shkoi të denonconte një problem që i kishte ndodhur me makinerinë e biletave në stacionin e trenit në Xhenova...
TIRANE- Rajmonda Bulku, një nga aktoret ikonë të filmave shqiptarë është rishfaqur në publik. Bulku, e cila u mor me politikë disa vite më parë në kohën e qever...
GREQI– Një shqiptar, ende i paidentifikuar, ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në Greqi. Policia greke raporton se sulmi ka ndodhur në Burn...