LIVE UPDATES
Ekonomi

Gjallërimi i tregtisë me pakicë/Një normalitet i ri, por pozitiv për eventet në 2022

16 Janar 2022, 06:14 Nga DOSJA

SHQIPËRI – “Pas tronditjes së shkaktuar nga pandemia, viti 2021 ka qenë më pranë asaj që konsiderohet normal për tregtinë me pakicë”, thotë Julian Mane, zv.president i Grupit Balfin, operatortit më të madh në vend për tregtinë më pakicë. Kthimi i besimit te blerësit ka qenë një nga faktorët kryesorë që e kanë shtyrë përpara tregtinë me pakicë në të gjithë sektorët.

Ai shton se shoqëritë e Grupit BALFIN në sektorin e shitjeve me pakicë, Jumbo, Neptun, Spar, Fashion Group Albania, në vitin 2021 shënuan rritje në volume shitjesh, në zgjerimin e rrjetit dhe në përmirësimin e performancës së shërbimit të ofruar. Për sa u përket volumeve, Neptun ka shënuar rritje prej 23%, Spar Albania 25%, FGA 30% dhe Jumbo 21%.

Mane pohon se vështirësi kryesore për vitin 2021 ishte sigurimi i produkteve në tregjet ndërkombëtare. “Një nga efektet negative të pandemisë, që po zgjatet dhe vazhdon të ndihet, është mungesa e produkteve në tregjet ndërkombëtare. Mbyllja e përkohshme e disa linjave të rëndësishme të prodhimit ka shkaktuar mungesa në disa produkte. Ne kemi marrë masat që të shikojmë nëpër tregje të reja, të mos kemi mungesa në dyqanet e shoqërive të grupit.

Mungesës së produkteve i shtohet edhe problemi i logjistikës në lëvizjen e këtyre produkteve, në nivel global. Logjistika ka qenë shumë e prekur gjatë pandemisë dhe do të kërkojë edhe më shumë kohë që të rikuperojë dhe të kthehen të nivelin e para-krizës. Sot, çmimet e transportit ndërkombëtar të mallrave janë katërfishuar. Këto dy shqetësime do të na shoqërojë edhe në vitin 2022, sipas të gjitha parashikimeve, dhe ne do të bëjmë gjithçka që të mos ketë ndikim të dukshëm te blerësi fundor”.

Përveç rritjes së volumeve të shitjes, viti 2021 shënoi edhe forcimin e konkurrencës për tregje. “Të gjitha shoqërive tona u është dashur që të përballen me konkurrencë më të fortë, edhe në ato segmente ku ne jemi të parët në treg. Përveç konkurrencës së ndershme dhe të shëndetshme, vërejmë me shqetësim rritjen e asaj pjese të ekonomisë që është informale.

Ekonomia informale, përveçse dëmton konkurrencën në treg, sjell edhe pasoja për konsumatorët, të cilëve u ofrohen produkte që nuk janë të certifikuara. Ndërkohë që edhe vetë shteti ka një humbje të madhe nga mbledhja e taksave dhe tatimeve, barrë kjo që përherë mbetet te shoqëritë si tonat, që kanë zgjedhur të jenë aktorë të ndershëm në treg. Për këtë kemi kërkuar edhe disa herë ndërhyrjen e institucioneve përkatëse që të garantohet ndershmëria dhe barazia”.

Mane parashikon që për vitin 2022 pritet që do të ketë ndikim të rëndësishëm rritja e çmimit të energjisë elektrike. Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga mesi i vitit për të gjitha bizneset me tre deri në katërfish nga çmimi aktual do të ndikojë shumë te të gjitha bizneset, qofshin këto shërbime, tregti apo prodhim.

Restorantet, përsëri do të kenë rënie të xhiros

Konsumi në bare dhe restorante nuk parashikohet të arrijë nivelet e parakrizës edhe për 2022, nëse nuk do të hiqet kufizimi i lëvizjeve brenda vendit dhe do të mungojnë turistët. Në periudhën e festave të fundvitit, për shkak të orës policore (6:00 deri 23:00), Enri Jahja, nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve thotë se është vëne re rritje e frekuentimit për restorantet jashtë Tiranës, pasi kufizimi i orarit ndihet më pak, ndërsa disa kazino në Tiranë kanë funksionuar si pube.

“Nëse për 2022 nuk do të kemi hapje të orarit policor, ecuria do të vazhdojë të jetë e zymtë, pasi për momentin janë shndërruar kazinotë në klube nate. Por duke parë që Tirana është kryeqyteti i rinisë, kemi shpresa se do të vijnë turistë të huaj dhe do t’i japin ngritje të gjithë sektorit tashmë të tejlodhur.

Nëse edhe kjo do të jetë një flluskë sapuni, atëherë parashikimi është i zymtë”. Për aktorët e tregut nuk është shqetësim vetëm pandemia e COVID-19 në reduktimin e xhirove të tyre, por edhe pastrimi i parave që po bëhet nëpërmjet hapjes së restoranteve të reja.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, thekson se hapja pa kriter e restoranteve të reja për pastrimin e parasë së pisët ka ndikuar te konsumi. “COVID-19 krijoi një model të ri të sjelljes së konsumatorëve të bareve dhe restoranteve. Shumica u mësuan të konsumojnë kafene dhe vaktin kryesor të ngrënies në zyrë dhe shtëpi. Konsumi për baret dhe restorantet ka rënë ndjeshëm, përpos kësaj kemi përpara edhe krizën energjetike dhe për pasojë, klientët kanë tkurrur shpenzimet.

Konsumi veçanërisht në restorante është i vakët, nuk është fluid. Në tkurrjen e konsumit, përveç COVID-19, ka ndikuar edhe hapja pa kriter e restoranteve të reja, që kanë shtuar pasigurinë e klientit. Paratë e pista riciklohen më shpejt në restorante, sesa në ndërtim, për këtë arsye besoj se do të vijojnë edh për 2022, për sa kohë nuk ka një formular vetëdeklarimi për investimet që kryhen dhe nuk i kontrollon kush”. Në tërësi, sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, konsumi për 2021 shfaqet 20-30% më pak se viti i kaluar.

Sipas INSTAT, në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na renditur ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka edhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit. Vetëm në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël.

Në muajin maj 2020, pas hapjes së ekonomisë deri në përfundim të verës xhiroja e restoranteve dhe bareve arriti të rikuperohej. Në periudhën vjeshtë-dimër, qarkullimi te këto biznese iu kthye sërish rënies me rreth 40% krahasuar me 2019-n, për shkak të uljes së frekuentimit.

Rënia e xhiros te bizneset e shërbimit të pijeve dhe ushqimeve ka vazhduar edhe në muajt e parë të 2021, për shkak të rënies së konsumit dhe orarit të kufizimit të lëvizjeve. Në muajt e verës, xhiroja e bareve dhe restoranteve arriti të rikuperohej, për shkak të sezonit të turizmit dhe ardhjes së turistëve.

Eventet, 2022 një normalitet i ri, por pozitiv

Shfaqja e COVID-19 ndërpreu aktivitetin e kompanive të eventeve për vitin 2020, por dhe 2021 vijoi të reflektojë një situatë të vështirë, për shkak të kufizimeve të vazhdueshme.

Shumë kompani të këtij sektori u orientuan drejt mbajtjes të seminareve online, festave të vogla me rreth 50 persona, evente që u zhvilluan në salla me vetëm 30% të kapaciteteve. Situata në 2022 pritet që t’i japë sektorit një normalitet të ri, brenda të cilit do të ketë orientim drejt koncerteve ‘on stream’ dhe festave familjare me kapacitet të ulët.

Aktorët e tregut përpiqen që të flasin me optimizëm për vitin 2022.

“Me mbylljen e dimrit, gjërat do të ndryshojnë, edhe pse ka versione të reja të COVID-19. Do ketë një lloj ndryshimi dhe kthimi në normalitet. Do të doja të thosha që pavarësisht të gjithave, largim të COVID mund të ketë, por përsëri sjellja e njerëzve ka ndryshuar. Kam përshtypjen që, edhe pse do të ketë evente fizike, do të ndodhin më shumë të tilla online” – thotë Rafaela Rica, drejtuese e agjencisë “Iceberg Communication”.

Sipas saj, ky ndryshim që po vjen si frymë botërore, ndoshta është një proces që do të ndodhte në të ardhmen, me ndryshimin e teknologjisë. “Sot mund të besh evente virtuale me një audiencë më të madhe. Ke mundësi online të bësh diçka më të madhe, pra këtë ndryshim duhet ta shohim si avantazh” – thotë znj. Rica.

Në 2022, pritet të bëhen më tepër evente korporatash, pra ato zyrtare, sipas saj.

“Do të këtë koncerte sigurisht, por po vjen një epokë që edhe festivalet do të jenë virtuale dhe do të transmetohen në vende të ndryshme. Sigurisht do të ekzistojnë edhe ato fizike, asgjë s’krahasohet me ‘live’. Por, duhet të biem dakord që shijet po ndryshojnë, të cilat po përshtaten me teknologjinë, edhe ekspozitat po bëhen virtualisht” – thotë znj. Rica.

Për Shqipërinë, sugjeron ajo, duhet të ketë një trajtim të barabartë të të gjithë subjekteve tregtare, sa i përket kthimit në normalitet. “Kemi parë hotelet hapur gjatë të gjithë sezonit veror, ndërsa eventet jo. Kazinotë po ashtu kanë qenë hapur. Presim që 2022-shi të japë një trajtim të barabartë për të gjithë sektorët e bizneseve” – thotë ajo.

“Shoh se dëshira është e madhe, ngaqë ka munguar mundësia. Njerëzit janë më të etur për të festuar. Bëhet diçka e vogël dhe vijnë shumë njerëz, ndaj dhe promocioni ka qenë i vogël. Këtë frymë presim edhe në vitin 2022”, nënvizon znj. Rica.

Armand Peza, drejtues i “Geraldina Sposa”, një ndër kompanitë kryesore të organizimit të eventeve në Shqipëri, parashikon vështirësi në përmirësimin e situatës së sektorit në 2022, pasi humbjet e shkaktuara nga dy vitet e shkuara ishin të mëdha. Por, sipas tij dhe hulumtimeve në treg, edhe europian, fundi i 2022 dhe fillimi i 2023 pritet të kthejë normalitetin në këtë sektor, sidomos sa u përket eventeve familjare.

“Ndër vite, shqiptarët, kanë treguar që kanë kujtesë shumë të shkurtër dhe në 2022 kemi nevojë për këtë ‘veti ekskluzive’ të shqiptarëve. Të harrojmë gjithë vështirësitë dhe të rinisim normalisht jetën, si të rizgjuar nga një gjumë letargjik plot makthe” – thotë në fund z. Peza.

 

“PANDEMIA NXITI RISINË E APLIKIMIT TË KLAUZOLËS SË PËRQINDJES NDAJ SHITJEVE TË REALIZUARA”

 Flet Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e Colliers International Albania

Sektori i shitjeve me pakicë në qendrat tregtare ka pasur ecuri pozitive dhe duhet theksuar me rritje në qendrat tregtare, të cilat kanë performancën më të lartë në treg.

Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e Colliers International Albania, thotë për “Monitor” se, në vitin 2021, qendrat tregtare kanë përfituar dhe nga kufizimet në udhëtim që kanë ardhur si pasojë e COVID-19, ku shumë prej qytetarëve u është dashur të plotësojnë nevojat e tyre për blerje në qendrat e ndryshme tregtare. Sipas saj, qiraja ka vijuar të jetë e stabilizuar, ndërsa në 2022-shin, priten zhvillime interesante në hoteleri.

 Si ka qenë sektori i shitjeve me pakicë në qendra tregtare në 2021?

Sektori i shitjeve me pakicë në qendrat tregtare ka pasur ecuri pozitive dhe duhet theksuar me rritje në qendra tregtare, të cilat kanë performancën më të lartë në treg. Këto qendra kanë ndjekur trendet globale të tërheqjes së klientëve nëpërmjet kanaleve të mediave sociale, si dhe atyre tradicionale dhe i kanë konvertuar këta qytetarë në blerës në njësitë e tyre tregtare.

Qendrat kanë përfituar dhe nga kufizimet në udhëtim, që kanë ardhur si pasojë e COVID-19, ku shumë prej qytetarëve u është dashur të plotësojnë nevojat e tyre për blerje në qendrat e ndryshme tregtare, të cilat vijojnë të mbeten si qendra jo vetëm për blerje, po edhe argëtimi për familjet shqiptare. Viti 2021 theksoi më tej se duhet një ndryshim në mendësinë ndaj klientit, për të sjellë më afër praktikat omni-kanale në shitje, një vit ku ndryshoi mendësia e të bërit biznes dhe besoj se do të ketë ndikim afatgjatë. 

Si ka vijuar të jetë qiraja e dyqaneve të tregtisë me pakicë, kryesisht në qendrat tregtare?

Qiraja ka vijuar të jetë e stabilizuar. Përveç ndryshimeve që patëm në muajt e parë të pandemisë në 2020-n, ajo është kthyer në nivelet e saj të mëparshme. Gjatë pandemisë, për herë të parë u panë të aplikohen edhe klauzola si ato të përqindjes mbi shitjet e realizuara, që nuk ishte praktikuar më parë. Kjo praktikë aplikohet gjerësisht në botë dhe i jep më shumë fleksibilitet qiramarrësve, të cilët përpiqen të ulin riskun financiar ndaj ngjarjeve të tilla të veçanta, si pandemia e COVID-19.

 Çfarë ndikimi pati pandemia që po zgjat në këtë sektor?

Pandemia mbi të gjitha ka pasur një ndryshim në mendësi. Tashmë markat e ndryshme janë përpjekur për të qenë sa më afër konsumatorit. Në 5 javët e mbylljes së Shqipërisë në 2020-n, tregtarët me pakicë kuptuan se nuk mund të arrinin objektivat e tyre në shitje, duke përdorur vetëm një kanal tradicional shitjeje.

Gjatë pandemisë, aplikuan si një rrjet shitjeje tentative atë nëpërmjet Instagram, ndërsa në 2021-shin, disa prej tyre bënë investime serioze në praninë e tyre në web. Disa prej markave serioze, për shembull të Inditex Group nisën prezencën me shitje online si Massimo Dutti. Pritet që në vitet në vijim të kemi rritje të kësaj pranie, sepse n.q.s ka një mësim që duhet marrë nga pandemia është se klientët preferojnë të blejnë nëpërmjet disa kanaleve të shitjeve dhe jo vetëm nëpërmjet atyre tradicionale “brick and mortar”, pra të njësive në qendra ose rrugë tregtare.

Po hoteleria, çfarë zhvillimi mendohet të ketë në vitin 2022? reja

Hoteleria ka pasur zhvillim interesant, që pritet të vazhdojë edhe gjatë 2022. Disa prej projekteve kryesore në kryeqytet shënuan vonesa në ndërtim, kjo si pasojë edhe e rritjes së çmimeve në sektorin e ndërtimit që erdhi nga COVID-19, por edhe vonesave logjistike që vijnë nga vende si Kina e India, ku vijnë shumë prej materialeve.

Ndërtuesit besoj se kanë kuptuar se nga ideja e të bërit hotelier në realizimin e një projekti të suksesshëm ka shumë hapa në mes. Dhe, për të arritur objektivat është mirë të punohet me plane konkrete dhe me këshilltarët e duhur të specializuar në këtë sektor.

Mbetet për t’u diskutuar pjesa e burimeve njerëzore, ku ende nuk vërejmë nisma qendrore, të cilat të rrisin shkollimin profesional në këtë fushë, i cili i gërshetuar me praktikat në hotelet në gjendje do të sillte një përmirësim në numrin dhe cilësinë e stafit të kualifikuar në këtë sektor. Grupe të ndryshme hoteliere vazhdojnë të tregojnë interes për zgjerimin e tyre në vendin tonë dhe sidomos për Rivierën shqiptare.

Cilët janë zhvillimet e pritshme në sektor për vitin 2022?

Në sektorin e shitjes me pakicë presim rritje të stokut dhe hyrje të markave të reja që bazohet në kërkesën e konsumatorit shqiptar për shumëllojshmëri produktesh. Presim hyrjen në treg edhe të disa koncepteve të reja të shitjes me pakicë, të cilët do të gërshetojnë edhe pjesën e argëtimit për fëmijë e familje, që do të jetë shumë e mirëpritur në tregun shqiptar, duke ditur mangësitë në këtë sektor.

Në godinat e biznesit presim hyrjen në treg të godinave të reja, të cilat do të kenë një presion negativ ndaj qiradhënësve dhe do ta bëjë më tërheqës tregun e zyrave për qiramarrësit korporativë. Shqipëria sot ka disa prej niveleve më të larta të qirave në këtë sektor në gjithë rajonin e Ballkanit. Në sektorin e hotelerisë presim marka të reja ndërkombëtare të tregojnë interes dhe të bashkëpunojnë me ndërtues të ndryshëm lokalë për t’u vendosur në vendndodhje atraktive në bregdet. (monitor)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi kryesore rritja e cmimeve ne shqiperi tregtia me pakice rritja e cmimeve ne shqiperi tregtia me pakice

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni