LIVE UPDATES
Bota

Gjashtë gra nga Ukraina stërviten në Kosovë për të çaktivizuar minat

26 Prill 2022, 20:09 Nga DOSJA
Gjashtë gra nga Ukraina stërviten në Kosovë për të

KOSOVË- Ndërsa fokusi i luftës së Rusisë në Ukrainë po zhvendoset në lindje, forcat ruse po mbushin terrenin me mina tokësore. Gjashtë gra ukrainase kanë filluar trajnimin në Kosovë për të çaktivizuar mjetet shpërthyese në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta. Ato janë grupi i parë i çminuesve ukrainase që po stërviten nga qendra MAT Kosova, në qytetin e Pejës.

Instruktorët po u mësojnë gjashtë grave ukrainase se si të asgjësojnë municionet e pashpërthyera, të tilla si bombat thërrmuese, fushat e minuara dhe mbetje të tjera shpërthyese. 20 vjeçarja Anastasiia Minchukova thotë se iu bashkua trajnimit për të ndihmuar vendin e saj.

“Në Ukrainë ka një kërkesë të madhe për njerëz që dinë të bëjnë çminimin, sepse lufta do të përfundojë së shpejti. Ne besojmë se ka shumë punë për të bërë dhe them se do të jem e dobishme të ndihmojë”.

Anastasiia thotë se i mungon jeta normale që kishte jo shumë kohë më parë.

“Çfarë më mungon? Paqja. Ëndërroj për paqen, për të fjetur në shtratin tim pa u shqetësuar se do të shkoj në strehimore për bomba gjatë gjithë kohës. Më mungojnë njerëzit që humba. Po, jeta normale tek e cila nuk do të mund të kthehemi më kurrë”.

Në Kosovë pati mjete të shumta të pashpërthyera të mbetura pas luftës në vitin 1999, derisa OKB-ja e shpalli të sigurtë nga minat në vitin 2001. Suksesi i shpejtë në pastrimin e minave ka ndihmuar në krijimin e reputacionit të Kosovës si një vend i mirë për trajnime. Instruktori Artur Tigani i ka ende të freskëta plagët e luftës.

“Lufta është ende e freskët në kujtimet tona, edhe pse ka kaluar gati 23 vjet. Janë ende të freskëta në kujtimet tona, vështirësitë që ndeshëm kur filluam pastrimin e minave në Kosovë. Kështu që qendra e trajnimit është ndërtuar mbi përvojën tonë të drejtpërdrejtë”.

38 vjeçarja Yuliia Katelik është nënë e tre fëmijëve nga Kramatorsku:

“Si nënë e kuptoj që ka një problem me minat që është mjaft serioz sidomos për fëmijët. Ne përballemi me një përqendrim të lartë të përhapjes së llojeve të ndryshme të mjeteve shpërthyese dhe duhet të punojmë për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të të gjithë njerëzve”.

Ekspertët thonë se trupat ruse kanë shpërndarë mina të shumta pas tërheqjes së tyre nga veriu i Ukrainës tani që po përqëndrohen në lindje, duke përfshirë variante me sensorë të ndjeshëm që mund të shpërthejnë nëse dikush u afrohet, edhe pa i prekur. Fakti që shumë prej tyre janë vendosur pa dallim rreth zonave të populluara është dëshmi, thonë vëzhguesit, e qëllimit të Moskës për të shkaktuar shkatërrim dhe për të mbjellë frikë.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj