LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç dhe Bërnabiç bisedojnë me Donfried për dialogun Kosovë-Serbi

26 Prill 2022, 18:56 Nga DOSJA
Vuçiç dhe Bërnabiç bisedojnë me Donfried për

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 26 prill është takuar me Ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, me të cilën ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, për integrimin evropian të Serbisë dhe për bashkëpunimin rajonal, bëri të ditur Presidenca serbe përmes një njoftimi.

Vuçiç dhe Donfried po ashtu kanë biseduar për qëndrimin e Beogradit karshi situatës në Ukrainë, por edhe për diversifikimin e burimeve të energjisë së Serbisë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, Vuçiç ka theksuar se nisma “Ballkani i Hapur” është shembull i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal, duke shtuar se kjo iniciativë është mënyra më e mirë për të përgatitur shtetet e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nisma “Ballkani i Hapur” është iniciuar në tetor të vitit 2019 nga udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe thuhet se ka për qëllim që të lehtësojë lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe kapitalit në mes të këtyre tri shteteve.

Gjatë takimit, Vuçiç tha po ashtu se Serbia ka rritur eksportet në Shtetet e Bashkuara për 100 për qind krahasuar me vitin 2010, duke shtuar se ai mirëpret prezencën e kompanive amerikane në shtetin e tij.

Ndërkaq, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Vuçiç tha se Serbia ka përmbushur zotimet e saj, por autoritetet e Kosovës nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Edhe nëntë vjet pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit, nuk është iniciuar themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011. Ky proces ndërmjetësohet nga BE-ja.

Ndërkaq, Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, tha se SHBA-ja është e përkushtuar që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të anëtarësohet në BE dhe përsëriti se ky është një prej prioriteteve të politikës së jashtme amerikane për këtë rajon.

Ajo po ashtu mirëpriti nismën “Ballkani i Hapur” dhe qëllimin e Serbisë që të përqendrohet në çështjet ekonomike të bashkëpunimit rajonal.

Donfried po ashtu është takuar me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç.

Në takim, Bërnabiç tha se Serbia është e përkushtuar që të vazhdojë reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe sipas saj një pjesë e rëndësishme e punës është kryer me miratimin e amendamenteve kushtetuese në janar të këtij viti, që sipas saj, janë parakusht për forcimin e pavarësisë së gjykatësve të prokurorëve.

Serbia në janar ka mbajtur një referendum për ndryshime kushtetuese. Sipas ndryshimeve të miratuara, gjykatësit dhe prokurorët nuk do të zgjidhen nga Parlamenti i Serbisë, siç kishte ndodhur deri më tani, por nga një Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial.

Sipas njoftimit të Qeverisë serbe, në takim me Donfried, Bërnabiq ka potencuar bashkëpunimin dhe komunikimin e mirë me KFOR-in, që sipas saj, janë të rëndësishme për serbët që jetojnë në Kosovë.

Donfried vizitoi Serbinë pasi një ditë më parë vizitoi Kosovën. Sipas një deklarata të mëhershme të Departamentit amerikan të Shtetit, ajo do t’i bëjë thirrje Serbisë që të bëjë reformat për integrim dhe të promovojë stabilitet dhe prosperitet rajonal. Po ashtu, në deklaratë u përsërit qëndrimi që Serbia dhe Kosova duhet të rinisin dialogun e udhëhequr nga BE-ja.

Në takime morën pjesë edhe i dërguari i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill. Ndërkaq, nga pala serbe i pranishëm ishte ministri i Jashtëm, Nikolla Selakoviq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Ambasada amerikan në Beograd tha përmes Twitterit se partneriteti me Serbinë është shumë i rëndësishëm për Uashingtonin.

“Vizita e Karen Donfried është një konfirmim tjetër i dëshirës për të ndërtuar lidhje më të forta midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, u tha në postim.

Gjatë vizitës në Prishtinë, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, Donfried u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradin që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pasi sipas saj, status-quoja është e paqëndrueshme.

“Ne i japim prioritet mbështetjes së procesit të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe t’i ndihmojmë Kosovës që të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, duke pasur në qendër njohjen e ndërsjellë. Status quo-ja është paqëndrueshme. Jo vetëm që e pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo nga kjo përfiton Kremlini. Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ajo pas takimit me Kurtin.

Vizita e Donfried në Kosovë dhe Serbi vjen disa ditë pas vizitës së një delegacioni të senatorëve amerikanë, të cilët qëndruan në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë. Në Serbi, senatorët Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis kërkuan që Beogradi të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, në Bosnjë paralajmëruan kundër ndikimit të Kinës në rajonin e Ballkanit, ndërkaq gjatë vizitës në Kosovë, senatorët shprehën mbështetjen e tyre për aspiratat euroatlantike të shtetit.

Marrë nga REL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic ana bërnabiç christopher hill karen donfried aleksandar vucic ana bërnabiç christopher hill karen donfried

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë