LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjekmarkaj: Premtohen poste për firmat, u thonë se do i bëjnë kryebashkiakë

13 Nëntor 2021, 18:11 Nga DOSJA
Gjekmarkaj: Premtohen poste për firmat, u thonë se do i

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike njëherazi dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se shumë demokratëve u janë premtuar poste nëse pranojnë të firmosin formularët për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Gjekmarkaj tha se madje shumë prej tyre u është premtuar se do të bëhen kryebashkiakë. Ai shtoi se Berisha i ka kaluar të gjitha fazat e veta në politikë, me fitore historike, por edhe humbje.

Po ashtu, Gjekmarkaj nënvizoi se mbështet idenë e një e rithemelimit të PD e përfshirjen në të të intelektualëve dhe njerëzve të elitës. Sakaq, ai shtoi se nëse nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar rikthehet në krye të PD Sali Berisha, ai largohet nga partia.

Pjesë nga intervista:

Agron Gjekmarkaj: Unë di cilat kanë qenë marrëdhëniet mes Bashës dhe Berishës. Unë Sali Berishën e kam takuar 3 apo 4 herë gjithsej. Por çështja është se kur në një parti politike marrëdhëniet personalizohen, nuk është gjë e mirë. Marrëdhëniet duhet të jenë më transparente. S’duhet të jetë ky shqetësimi, por duhet të jetë më shumë se sa kaq. Ku po shkon PD nga ky konflikt.

Nisida Tufa: A ka besëprerje nga Basha për Berishën?

Agron Gjekmarkaj: Nuk e di cilat kanë qenë pritshmëritë e Berishës. Sali Berisha e kishte kryer ciklin e tij politik si fitues, e në 2013 ai humbi. Ai ka qëndruar 8 vite në politikë më pas e ka qenë mentori i zotit Basha. Ka qenë i udhës që Berisha të tërhiqej. Basha ka qenë nën hije. Unë s’e përjashtoj Amerikën. Në këtë kuptim nuk gjej besëprereje, në kuptimin e aktit që mori.

Nisida Tufa:Po shkruajnë shumë për firmat, por një pyetje është si mund t’i japësh firmat në dorë një strukture personave që nuk besojnë?

Agron Gjekmarkaj: Po, sepse duhet besuar strukturës. Kolegët e mi i thonë zotit Basha pse ti fyen zotin Berisha, ndërkohë që ky i fundit e fyen të gjithë ditën. Berisha ka shprehur atë që mendon, por duhet të vendosi strukturat. E në këtë rast është dashur të ndeshesh me to, e jo të fshihesh nga frika se ata nuk e pranojnë.

Nisida Tufa: Çdo të ndodhë me 11 dhjetor?

Agron Gjekmarkaj: Në trajtat që po merr, PD i është bërë një dëm i madh dhe njeriu më i gëzuar është kryeministri. Sado serioz të jemi ne, sado të përpiqemi të reagojmë, vëmendja është kthyer te cështja e brendshme e PD. Por nga pikëpamja e gjësë në vetvete, mua më duket se kjo do të jetë një miting, marshim, i cili i fryn konfliktit me SHBA dhe nuk ndihmon në paqësimin e shpirtrave të PD. Kush do të jetë fituesi kryesor? Do të jetë përçarja.

Nisida Tufa: Si e shihni PD në të ardhmen e afërt?

Agron Gjekmarkaj: PD do të dalë nga kjo krizë. Unë jam partizan i rindërtimit të PD, e kam hedhur këtë tezë që në korrik, e kam mbështetur zotin Marku në tezën e tij. PD ka jetike, por jo në shenjën e konfliktit, duhet të rikthehet gara në çdo nivel, s’duhet të ketë emërime. Nuk duhet të jetë e personalizuar PD. Unë dua një parti ku përfshihen elitat, që ka mendim, të jetë parti bashkëkohore të joshë qytetarët që të vij në pushtet. Ka njerëz me vlera PD, por jo mjaftueshëm sa meriton.

Nisida Tufa: Çfarë do të thoshte një PD me në krye Sali Berishën e po kështu pretendimi për të qenë sërish kryeministër i Shqipërisë?

Agron Gjekmarkaj: Është kërkuar iluzioni sikur do të bëhet kuvendi me datë 11 dhe me 12 do të rrëzohet Edi Rama. Shumë personave i janë premtuar poste, për kryetar bashkish e të tjera për të firmosur formularët, është e turpshme, kjo nuk është rruga e duhur. PD është partia kryesore e opozitarizmit në Shqipëri dhe do e kalojë këtë moment. Unë e thashë, që Berisha ka konsumuar fazat e veta në politikë, ka pasur suksese, ka pasur fatalitete si askush tjetër. Nuk mendoj që është ai modeli. E shkuara nuk duhet të jetë e ardhmja. Berisha mund të ishte një këshilltar shumë i mirë. Ai ka zgjedhur konfrontimit. Ai ka ide, energji, por ka mbyllur të gjitha fazat me fitore e me humbje, e thjesht përsërit vetveten.

Nisida Tufa: Nëse fiton foltorja a i qëndroni deklaratave të tua?

Agron Gjekmarkaj: Në PD kanë hyrë e dalë qindra njerëz. Unë jam një individ i ardhur së fundmi nga atashimi e nuk marr vendime për PD, por marr vendime për veten. Një PD në konflikt me SHBA nuk është e mirë për askënd. I qëndroj deklaratës time. Largohem!

Ç’po ndodh në PD?

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Ai pretendon se ka dorëzuar 4 mijë e 200 formularë me firmë të demokratëve, shumë më tepër se 1 e katërta që i nevojitet për të thirrur Kuvendin, por Basha nuk e njeh këtë procedurë. Edhe pse është ftuar nga vetë Berisha e Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilit i janë besuar formularët, Basha nuk është paraqitur për të bërë verifikime. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi është shprehur publikisht se firmat dorëzohet në sekretariatin e partisë, verifikohen aty e më pas nëse janë korrekte thirret Kuvendi. Sipas Bardhit nuk ka Kuvend më 11 dhjetor pasi është tejkaluar çdo limit kohor dhe në selinë blu s’ka shkuar asnjë kërkesë zyrtare.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore agron gjekmarkaj lulzim basha sali berisha agron gjekmarkaj lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj