LIVE UPDATES
Aktualitet

Paloka: Basha ka një defekt, të dëgjon, aprovon dhe bën si do vetë

13 Nëntor 2021, 17:23 Nga DOSJA
Paloka: Basha ka një defekt, të dëgjon, aprovon dhe bën si

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka një defekt, të dëgjon kur i jep një sugjerim, ta aprovon, por në fund nuk e vë në zbatim. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’, Paloka tha se vendimi i Bashës për ta përjashtuar Berishën ishte i gabuar. I pyetur se përse nuk ka folur më herët në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike, Paloka tha se nuk ka dashur ta agravojë më tepër situatën.

Pjesë nga intervista:

Nisida Tufa: Përse nuk keni qenë prezent për të folur për këtë çështje në studio televizive?

Edi Paloka: Ishte zgjedhje e imja për të mos i hedhur benzinë zjarrin. Por tani kështu si kanë ardhur situatat duhet folur. Përplasja dhe krisja midis dy palëve tashmë, kushdo mund ta mohojë por sot në PD janë dy palë që përpiqen në rrugë të ndryshme për të gjetur zgjidhje. Demokratët e thjeshtë janë përditë në goditjen e regjimit prej më shumë se 8 vite dhe presin zgjidhej, presin që ne ti çojmë drejt fitores të gjithë bashkë. Partia Demokratike ka qenë në mbështetje të Bashës dhe të gjithë u përpoqëm që Basha të bëhej kryeministër i vendit. Këtë nuk e mohoj. Unë kam qenë 8 vite Mund të kem debatuar me Bashës por nuk mund të dal sot edhe të them që shiko unë atëherë kam qenë kundër, pasi vetë atë e kam mbështetur.

Nisida Tufa: I mbështesni të gjitha deklaratat e Berishës ndaj Bashës?

Edi Paloka: Unë kam qëndrimet e mia, ai mund të ketë gjera të tjera. Por sido që të vijë puna nuk mund të arrij të mendoj që Basha ka marrëveshje me Ramën që në 2017 për të shkatërruar PD sepse po ta mendoja këtë do të isha unë i pari për ta larguar. Unë i kam thënë se kishte marrë vendimin më të gabuar në mënyrën më të gabuar, në zyrë. Këtë ia thashë që në momentin kur mori vendimin për përjashtimin e Berishës. Unë gjërat kur nuk më…

Nisida Tufa: Pranon Basha kritika?

Edi Paloka: Një nga defektet e Bashës është që të dëgjon ndonjëherë edhe ta miraton atë që thua , por nuk e bën, bën atë që do vetë dhe ky është problem.

Nisida Tufa: Pritshmëritë tuaja për vendimin e Bashës?

Edi Paloka: Unë nuk e kam pritur farë këtë vendim, realisht mbase edhe nga bisedat që kemi bërë me Bashën sepse janë bërë disa biseda mes meje dhe tij për këtë çështje. I kam thënë non-grata e Berishës nuk është kundër Berishës është kundër teje si kryetar i PD dhe kundër PD-së. Kjo për mua ka qenë dhe mbetet goditje politike ndaj PD për të mbështetur Edi Ramën, pra është një gjetur një mënyrë me lobime, pra të goditet Berisha dhe më pas e gjithë PD. Këtë mendimin tim ia kam thënë kur ambasadorja amerikane foli për çështjen e barit …Edhe po ta fusnim për diskutim sot këtë çështje ne do të na hidhen në fyt  demokratët. I kam thënë se nëse vetëm do ta diskutojmë si çështje ne na ikën gjysma e partisë dhe jo më ta largonim”.

Nisida Tufa: Nëse do të ishit kryetar i PD çfarë do bënit?

Edi Paloka: Edhe zgjidhjet ia kam dhënë. Pasi u mor vendimi, i kam thënë ka një parim universal në drejtësi je i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia jote jo e anasjellta dhe zoti Basha kishte vënë të kundërtën. Zoti Berisha momentin që vërtetohet fajësia atëherë largohet.

Ç’po ndodh në PD?

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Ai pretendon se ka dorëzuar 4 mijë e 200 formularë me firmë të demokratëve, shumë më tepër se 1 e katërta që i nevojitet për të thirrur Kuvendin, por Basha nuk e njeh këtë procedurë. Edhe pse është ftuar nga vetë Berisha e Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilit i janë besuar formularët, Basha nuk është paraqitur për të bërë verifikime. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi është shprehur publikisht se firmat dorëzohet në sekretariatin e partisë, verifikohen aty e më pas nëse janë korrekte thirret Kuvendi. Sipas Bardhit nuk ka Kuvend më 11 dhjetor pasi është tejkaluar çdo limit kohor dhe në selinë blu s’ka shkuar asnjë kërkesë zyrtare.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi paloka lulzim basha sali berisha edi paloka lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para