Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Partia Demokratike doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme. Ishte ish-deputetja Jorida Tabaku e cila bëri përgjegjës për humbjen e gjyqit në arbitrazh me biznesmenin italian Becchetti, qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.
Tabaku u shpreh se Rama, Agaçi&Co do të paguajnë me pasuritë e tyre faturën mafioze 110 milion euro.
‘Kjo sjellje mafioze e Edi Ramës u kushton shqiptarëve 110 milionë euro. Edhe foshnjat duhet të paguajnë 45 mijë lekë për dëmin e shkaktuar nga Edi Rama.’- tha Tabaku.
DEKLARATA:
Zbulimi në media i pjesëve nga dosja e gjyqit të humbur përfundimisht të qeverisë për mbylljen e “Agon Channel” ka nxjerrë në dritën e diellit të gjitha tiparet e shtetit të kapur, të korruptuar dhe klientelist që ka ndërtuar Edi Rama në këto 8 vite. Dosja në arbitrazh zbulon se Engjëll Agaçi, njeriu më i afërt i Kryeministrit, shantazhon dhe kërcënon Becchettin, pronarin e një televizioni për të ndryshuar qendrimin editorial të Agon Channel. Nga të dhënat e publikuara, zbulohet, gjithashtu, se Avokatura e Shtetit, nën kontrollin e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, as nuk ka tentuar ta përgënjeshtrojë këto dëshmi kyç të Bechettit për të fituar çështjen 110 milionë euro në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit.
Kjo sjellje mafioze e Edi Ramës u kushton shqiptarëve 110 milionë euro. Edhe foshnjat duhet të paguajnë 45 mijë lekë për dëmin e shkaktuar nga Edi Rama.
Do të paguajnë për të demokratë e socialistë.
Në aferën 110 milionë, që Shqiperia do të paguajë pa asnjë mundësi dhmangieje, janë konsumuar disa vepra penale. Më e pakta është shpërdorimi i detyrës. Ky është një rast i artë që SPAK t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk kalon pa u ndëshkuar.
Me fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, afera 110 milionë euro do të jetë një nga çështjet kryesore që qeveria e Partisë Demokratike do të hetojë.
Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro.
Shqiptarët duan drejtësi dhe me Partinë Demokratike në krye të qeverisë do ta kenë atë!
Ky është ndryshimi! Ta bëjmë atë realitet në 25 Prill duke votuar për PD dhe Lulzim Bashën!
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka qetësuar “gjakrat” nga Korça. Gjatë një aktiviteti politik, Rama ka shtrirë dorën për bashkëpunim ndaj kundër...
SHKODËR– Bashkëbisedimi me të rinjtë në Vaun e Dejës nxorri në pah një tjetër synim që kryedemokrati Lulzim Basha do të bëjë në arsim nëse vjen në pu...
KORÇË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Korçë, aty ku ka parë nga afër edhe procesin e vaksinimit masiv i shoqëruar n...
SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në Vaun e Dejës, aty ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë. Në bisedë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese pas rrëzimit të kërkesës së Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky organ, pak kohë më ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria ka arritur më shumë se 200, 000 vaksinime.Ai ka ndarë një video në Facebook, në të cilën shfaqe...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë sërish ditën e sotme atë që ai i quan ‘dështimet e Ramës’.Përmes një postimi në “InstaStory”, Basha shtron pyet...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur mbrëmjen e djeshme se në Rinas kishin mbërritur një pjesë e sasisë prej 22.230 dozave të vaksinës Pfizer. Si gj...
TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Real Story” u pyet nëse është ndjerë më mirë kur PS-në e...