LIVE UPDATES
Politike

E PLOTË! Meta letër GJK: Audituesit privatë cenojnë veprimtarinë e KLSH-së, ka rrezik manipulimi nga Bashkitë, bindjuni K

6 Prill 2021, 07:43 Nga DOSJA
E PLOTË! Meta letër GJK: Audituesit privatë cenojnë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese pas rrëzimit të kërkesës së Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky organ, pak kohë më parë kërkoi shfuqizimin e ligjit për financat e qeverisjes vendore, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Në letrën e sotme, Meta ka renditur të gjithë rreziqet me të cilat do të përballet vendi, nëse ligji nuk ndryshon. Sipas kreut të shtetit, audituesit privatë cenojnë veprimtarinë e KLSH-së dhe rrezikon që të keqpërdoret për të mbuluar shpërdorimin e fondeve publike. Më tej, Meta shton se audituesit privatë do të cënojnë hapësirën e atyre të KLSH-së duke shtruar kostot për buxhetin e shtetit.

“Ekziston rreziku që pushteti vendor duke përdorur dispozitën e nenit 50, të ligjit nr. 68/2017, me argumentin fiktiv se “i duhet të auditohet çdo vit” dhe brenda një periudhe të caktuar, mund të aktivizojë menjëherë vetëkontrollin e veprimtarisë financiare me auditues të jashtëm (privatë), të cilët liçensohen e monitorohen nga qeveria, e cila realisht ka fuqi kontrolli e mbikëqyrjeje ndaj tyre. Ky rrezik shtohet akoma edhe më shumë në kushtet kur siç dhe ju jeni në dijeni, pushteti qendror dhe ai vendor, zotërohet 100 % nga e njëjta forcë politike (Partia Socialiste), e cila përmes votimeve një partiake të realizuara në qershor 2019, de facto, ka emëruar të deleguarit e saj politikë si Kryetarë të Bashkive dhe të gjithë Këshillave Bashkiakë në vend, përmes një procesi antikushtetues votimesh, të realizuara pa garë, pa datë zgjedhjesh të caktuar me Dekret të Presidentit të Republikës. Kjo situatë ku ndodhet vendi, e që për më tepër rëndohet përmes zbatimit të nenit 50, të ligjit nr. 68/2017, përmban në thelb rrezik të lartë për dëmtimin e interesave të shtetit, pasi mund të përdoret bashkarisht nga Qeveria dhe Kryetarët e Bashkive, që të sigurojnë prej audituesve të jashtëm privatë, Raporte Auditimi me rezultate fiktive për të mbuluar shkeljet e rënda që ata kanë kryer, apo edhe më keq, për të mbuluar veprimet kriminale të shpërdorimit të fondeve dhe pasurisë publike, që pushteti vendor në bashkëpunim me atë qendror, mund të ketë konsumuar në këto vite të fundit, duke shmangur kështu kontrollin nga KLSH dhe dhënien e llogarisë përballë organeve të drejtësisë,”-shkruan Meta ndër të tjera. 

LETRA E PLOTË:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

Nr. Prot. 1209 Tiranë, më 05.04.2021

Lënda: Mbi antikushtetutshmërinë e nenit 50, të ligjit nr. 68/2017, dhe vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së Kontrollit të Lartë të Shtetit për shfuqizimin e këtij neni.

Drejtuar: ZONJËS VITORE TUSHA
KRYETARE NË DETYRË E GJYKATËS KUSHTETUESE

ZONJËS ELSA TOSKA
ANËTARE E GJYKATËS KUSHTETUESE

ZONJËS MARSIDA XHAFERLLARI
ANËTARE E GJYKATËS KUSHTETUESE

ZONJËS FIONA PAPAJORGJI
ANËTARE E GJYKATËS KUSHTETUESE

ZONJËS SONILA BEJTJA
ANËTARE E GJYKATËS KUSHTETUESE

ZOTIT ALTIN BINAJ
ANËTAR I GJYKATËS KUSHTETUESE

ZOTIT PËRPARIM KALO
ANËTAR I GJYKATËS KUSHTETUESE
Tiranë

Për dijeni: KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

Zonja Kryetare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese,

Zonja dhe zotërinj anëtarë të Gjykatës Kushtetuese,

Nisur nga interesi i lartë publik që ka funksionimi në mënyrë të pavarur e të pandikuar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që Kushtetuta e ka njohur si institucionin më të lartë që kontrollon përdorimin e financave publike, ndihem i detyruar t’ju shpreh e të bëj publik shqetësimin për Vendimin nr. 9/2021, të Gjykatës Kushtetuese, e cila me shumicë votash (5-2), ka rrëzuar kërkesën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 50 (pikat 1 dhe 2) të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”.

Neni 162 dhe 163/b i Kushtetutës, përcaktojnë se, Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, i cili ka për detyrë të kontrollojë përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor.

Kontrolli i Lartë i Shtetit prej 3-vitesh (15.02.2018) kishte paraqitur kërkesën e tij në Gjykatën Kushtetuese me argumentin se neni 50 (pikat 1 dhe 2) i ligjit nr. 68/2017, që parashikon se, veprimtaria financiare dhe zbatimi i buxhetit vjetor të njësive të vetëqeverisjes vendore i nënshtrohet çdo vit auditimit të jashtëm si nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose auditues të tjerë ligjorë, cenon veprimtarinë e KLSH-së dhe kompetencat e këtij organi të parashikuara nga neni 162-163 të Kushtetutës, duke e barazuar këtë institucion (KLSH-në) me veprimtarinë e audituesve të jashtëm privatë.

Pavarësisht se audituesi i jashtëm ligjor është një profesion që liçensohet sipas ligjit, sërish është antikushtetuese që me ligj të barazohet roli, niveli dhe kompetencat e këtij profesioni me ato që Kushtetuta ia atribuon vetëm Kontrollit të Lartë të Shtetit, si institucioni më i lartë i kontrollit financiar në Republikën e Shqipërisë.

Në thelb, dispozitat ligjore të kundërshtuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, cenojnë pavarësinë funksionale dhe organizative të këtij organi, pasi nga zbatimi i tyre, lind detyrimi i KLSH-së për auditimin financiar çdo vit të të gjitha njësive të qeverisjes vendore, ç’ka është relatuar se bëhet praktikisht i pamundur për t`u përmbushur, duke i hapur kështu rrugë vetëkontrollit të pushtetit vendor nga auditues të jashtëm privatë.

Vendosja e KLSH-së në një vështirësi të tillë për të përmbushur me cilësi detyrat e tij kushtetuese, krijon një situatë ku përmes një neni të ligjit, kufizohet veprimtaria kushtetuese e KLSH-së, për ta penguar atë që të kontrollojë mënyrën e përdorimit të fondeve publike nga njësitë e qeverisjes vendore.

Ekziston rreziku që pushteti vendor duke përdorur dispozitën e nenit 50, të ligjit nr. 68/2017, me argumentin fiktiv se “i duhet të auditohet çdo vit” dhe brenda një periudhe të caktuar, mund të aktivizojë menjëherë vetëkontrollin e veprimtarisë financiare me auditues të jashtëm (privatë), të cilët liçensohen e monitorohen nga qeveria, e cila realisht ka fuqi kontrolli e mbikëqyrjeje ndaj tyre.

Ky rrezik shtohet akoma edhe më shumë në kushtet kur siç dhe ju jeni në dijeni, pushteti qendror dhe ai vendor, zotërohet 100 % nga e njëjta forcë politike (Partia Socialiste), e cila përmes votimeve një partiake të realizuara në qershor 2019, de facto, ka emëruar të deleguarit e saj politikë si Kryetarë të Bashkive dhe të gjithë Këshillave Bashkiakë në vend, përmes një procesi antikushtetues votimesh, të realizuara pa garë, pa datë zgjedhjesh të caktuar me Dekret të Presidentit të Republikës.

Kjo situatë ku ndodhet vendi, e që për më tepër rëndohet përmes zbatimit të nenit 50, të ligjit nr. 68/2017, përmban në thelb rrezik të lartë për dëmtimin e interesave të shtetit, pasi mund të përdoret bashkarisht nga Qeveria dhe Kryetarët e Bashkive, që të sigurojnë prej audituesve të jashtëm privatë, Raporte Auditimi me rezultate fiktive për të mbuluar shkeljet e rënda që ata kanë kryer, apo edhe më keq, për të mbuluar veprimet kriminale të shpërdorimit të fondeve dhe pasurisë publike, që pushteti vendor në bashkëpunim me atë qendror, mund të ketë konsumuar në këto vite të fundit, duke shmangur kështu kontrollin nga KLSH dhe dhënien e llogarisë përballë organeve të drejtësisë.

Mbajtja në jetë e nenit 50, të ligjit nr. 68/2017, që me të drejtë është kundërshtuar nga KLSH:
– Cenon drejtpërdrejtë kompetencat kushtetuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke pamundësuar ushtrimin e tyre;
– Krijon terren që kjo dispozitë të keqpërdoret në praktikë për të mbuluar shpërdorimin e fondeve publike në njësitë e vetëqeverisjes vendore;
– Cenon hapësirën e veprimit për auditim të KLSH-së;
– Rrit kostot për buxhetin e shtetit, në nivel vendor, pasi për çdo auditim të jashtëm, pushteti vendor përveçse mund të fshehë shpërdorimet e fondeve publike, do të kryejë edhe pagesën përkundrejt audituesve të jashtëm sipas honorareve të vendosura për përfitimin e këtyre shërbimeve.

Presidenti i Republikës, përmes këtij qëndrimi, shpreh shqetësimin e thellë për këtë çështje, e cila edhe pse kishte 3-vite që priste të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit nuk i dha një zgjidhje të drejtë dhe kushtetuese, mbrojtjes së interesit publik, dhe as nevojës ekstreme që ka vendi sot për ruajtjen e pacenuar të financave publike.

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar as kërkesën e KLSH-së që të thërriste në këtë gjykim Institucionin e Presidentit të Republikës si palë e interesuar.

Në përmbushje të funksionit dhe rolit të tij kushtetues, Presidenti ka interes për çdo çështje që lidhet me kushtetutshmërinë e kuadrit rregullator, dhe jo vetëm, dhe kur prezenca e tij në gjykim kërkohet prej palëve në proces. Për këtë arsye, Presidenti i Republikës kishte shprehur zyrtarisht vullnetin për të marrë pjesë në këtë gjykim, përmes shkresës me nr. prot. 754/1, datë 23.02.2021, për të cilën ju keni qenë në dijeni, pasi është administruar si provë në gjykim, sjellë nga ana e KLSH-së.

Gjykata Kushtetuese, duke mos pranuar kërkesën e KLSH-së për thirrjen e Institucionit të Presidentit të Republikës në gjykim, nuk ka marrë parasysh rolin që ka Presidenti i Republikës në procesin legjislativ, ashtu dhe në gjykimet kushtetuese.

Në mbështetje të nenit 134 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës, përfaqëson një subjekt me legjitimitet të pakushtëzuar në kërkimet kushtetuese.

Si i tillë, Presidenti i Republikës jo vetëm që ka të drejtë të kërkojë kontrollin kushtetues të çdo ligji, por nga ana tjetër ky legjitimitet nuk ndryshon, dhe as pakësohet, edhe në rastet kur kërkues është një tjetër organ kushtetues si KLSH, i cili për çështjen konkrete, ka vlerësuar pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës në gjykim si të domosdoshme.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomiko-financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

Presidenti i Republikës gjen rastin t’i shprehë institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbështetjen e tij të plotë, për përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore, në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar me qëllim që veprimtaria e këtij organi të mos cenohet, por të realizohet në mënyrë sa më efikase e të pandikuar, edhe pse një normë ligjore si ajo e kundërshtuar, vijon të ngelet në fuqi.

Në situatën ku ndodhet vendi, ku abuzimi me pushtetin dhe financat publike është kthyer në një fenomen masiv, si në pushtetin qendror dhe në atë vendor, bëhet e domosdoshme që të mbyllen të gjitha shtigjet për ata Kryetarë Bashkie të emëruar, që kanë shpërdoruar fondet dhe pasurinë publike, e që mund të përpiqen për të mbuluar paligjshmëritë e kryera deri më tani.

Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese, nuk arriti të vlerësojë objektivisht kërkesën e KLSH-së, në raport me kontekstin aktual të vendit, përputhshmërinë e nenit 50, të ligjit nr. 68/2017, me Kushtetutën dhe parimet e mbrojtura prej saj, duke lënë një shteg hapur për abuzim me interesin publik dhe justifikimin e kapjes së shtetit.

Pesë anëtarëve të Gjykatën Kushtetuese, që me votat e tyre rrëzuan kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i kujtoj përmbajtjen e nenit 162 pika 1, dhe 163 të Kushtetutës.

“Neni 162
1. Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

Neni 163
Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon:
a) veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë shtetërorë;
b) përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor;
c) veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti”.

Këtyre dy dispozitave të Kushtetutës sonë, duhej t`u referohej shumica në Gjykatën Kushtetuese, për të marrë një vendim të drejtë, gjë të cilën nuk ka mundur ta bëjë. Nga ana tjetër, gjej rastin të falenderoj dy anëtaret e tjera të kësaj gjykate, të cilat edhe pse të gjendura në pakicë, edhe në këtë vendimmarrje, si në shumë të tjera, kanë reflektuar përgjegjshmëri, integritet, profesionalizëm dhe pavarësi duke shprehur qëndrimin e tyre kundër vendimit të shumicës.

Për këto arsye, dhe me shqetësimin e thellë për situatën aktuale në vend, i kërkoj Gjykatës Kushtetuese, si instanca e fundit e ngarkuar me kontrollin e kushtetutshmërisë së akteve apo vendimeve të nxjerra nga organet e pushtetit shtetëror, që të përmbushë rolin, misionin dhe përgjegjësitë që Kushtetuta i ka dhënë, në mënyrë të pavarur, të pandikuar, me kurajo e përgjegjshmëri të plotë, duke u distancuar sa më shumë nga ndjesia personale e secilit anëtar përkundrejt qëndrimit për çështje konkrete, objekt gjykimi, të organit që i ka përzgjedhur në këtë detyrë si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe procedurës së ndjekur prej tij.

I kërkoj Gjykatës Kushtetutese që t`i bindet vetëm Kushtetutës, dhe askujt tjetër.

Lidhur me këtë ju garantoj se, si President i Republikës, do të ofroj të gjithë mbështetjen time, në dhënien e drejtësisë kushtetuese, për ta mbajtur Gjykatën Kushtetuese larg presioneve politike, edhe pse aktualisht pjesa tjetër e strukturës kryesore të shtetit (si parlamenti dhe qeveria) jo vetëm që nuk angazhohen për mirëfunksionimin dhe mbrojtjen e rendit juridik të shtetit tonë, por kanë bërë dhe po bëjnë çdo gjë, si përmes procesit legjislativ, ashtu dhe keq qeverisjes, duke vënë në rrezik permanent në shumë raste interesat kombëtare, interesin publik, sovranitetin e vendit dhe pluralizmit politik, e duke e kthyer vendin tonë, në një vend ku demokracia të njihet vetëm në letër, ndërsa në praktikë të ekzistojë një regjim autokratik një partiak.

Përmes kësaj letre, i kërkoj gjithashtu Kontrollit të Lartë të Shtetit që të angazhojë të gjitha burimet njerëzore për të realizuar një kontroll të plotë të mënyrës së përdorimit të fondeve publike nga i gjithë pushteti vendor, derisa Kuvendit të Shqipërisë dhe pushtetit vendor t`i kthehet legjitimiteti i plotë pas datës 25 prill 2021, për të rimarrë në shqyrtim këtë çështje kaq delikate të krijuar nga neni 50, i ligjit nr. 68/2017, i miratuar pa vëmendjen e merituar të anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Jam i bindur se atë që nuk mundi ta realizojë Gjykata Kushtetuese, do ta realizojë Kuvendi i Shqipërisë, që do të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 25 prillit, i cili përpos shumë detyrave të tjera për rivendosjen e shtetit të së drejtës, garantimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, do të ndërmarrë pa asnjë vonesë edhe nismën legjislative për ndryshimin e nenit 50 të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”.

Sinqerisht,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta klsh ilir meta klsh

Sondazh

Poll
Politike 6 Prill 2021, 07:41

FIER– Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi ka festuar me të rinjtë e qytetit pavarësisht pandemisë.Teksa ndodhen në një sallë të madhe e cila i për...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale