LIVE UPDATES
Politike

Gjuzi zbardh telefonatën me Ruçin: Ishe i mirëkuptueshëm, ne e mbajtëm në këmbë maxhorancën. Kreu i Kuvendit: E shikon

2 Korrik 2020, 08:32 Nga DOSJA
Gjuzi zbardh telefonatën me Ruçin: Ishe i mirëkuptueshëm,

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, i rikhtyer në Kuvend pas përfundimit të dënimit për shkelje të rregullores ka hedhur akuza kundër Gramoz Ruçit. Në fjalën e tij, Gjuzi tha se Ruçi është ai që thyen rregulloren duke mos lejuar deputetët të replikojnë me Kryeministrin.

Më tej opozitari zbardhi dhe një telefonatë që kishte zhvilluar me kreun e Kuvendit, duke thënë se ai kishte vendosur veton për ta dënuar në Byro. Pas fjalës së Gjuzi, Ruçi i është përgjigjur duke thënë se nuk kishte shkelur asnjë nen të rregullores. Teksa Ruçi vijoi me shpjegimet për akuzat, Gjuzi e ka ndërprerë disa herë dhe si përgjigje ka marrë: E shikon që je i sëmurë, vetëm ndërpret të tjerët.

Kujtim Gjuzi: Në seancën e kaluar unë mungova për arsye se ju pretenduat që kisha shkelur etikën dhe rregulloren. Në fakt z.kryetar rregulloren e shkelni ju që nuk lejoni deputetin konservator të replikojë me kryeministrin edhe kur ai përdor epitete e fyen, edhe kur kryeministri tenton ta denigrojë opozitën e përgjegjshme parlamentare. Zoti kryetar unë kam respekt për institucionet dhe për postin tuaj por nuk mund të jem dakord me ju dhe për atë që tha kolegu që gjërat këtu me kodin zgjedhor bëhen natën. 7 parti politike kanë depozituar në mënyrë ligjore, pas konsulimit një projekt, draft për të diskutuar për ta hapur kodin zgjedhor.

Ta harrojë PS dhe sekretari i saj i përgjithshëm dhe kryetari i saj se mund të shkojë me këtë kod. Z.kryetar ju kam thënë jo vetëm në telefonatën që kishim së bashku dhe gjeta mirëkuptimin tuaj, për çështjen e Byrosë që e shtytë dhe afruat të hënën. Në fakt mësohet që kishe vendosur veton për të çuar dënimin nga 10 në 4 ditë pasi kolegët e mi edhe të PS, thanë me 3 apo 2. Z.kryetar në fakt s’duhet të kisha marrë fare dënim. Sepse jemi opozita që e mbajtëm parlamentin në këmbë, që të mbajtëm dhe juve kryetar të Kuvendit. Dua t’ju shpreh indinjatën time. Nenet që ka kjo rregullore mos i shkelni ju. Nëse ju i shkelni dhe unë do t’i shkel.

Gramoz Ruçi: Që të bësh replikë personale me kryeministri është kur je i atakuar drejt për atë që ke shprehur apo ke thënë. Ju tërheq vëmendjen që jeni i vetmi deputet që ndërhyni në kundërshtim me rregulloren sa herë flet kryeministri. Është kategorikisht e ndaluar që të ndërhysh. Në asnjë parlament demokratik. Edhe njëherë mos ndërhy. Je i sëmurë në këtë pikëpamje. Jam mjek jashtëzakonisht i mirë politik. Mos kujto se erdhe në këtë sallë dhe u bërë atë ditë politikan.

Nuk duhej të merrej vendim për ty. Është ekskluzivitet i sekretariatit që e ka marrë atë vendim dhe ka vetëm një organ që e gjykon që është Byroja e kuvendit. Byroja e Kuvendit në uljen e dënimit tënd pati në konsideratë jo se ti nuk kishte shkelur rregulloren por pati parasysh dhe reflektimin tënd duke kërkuar ndjesë kur u paraqite. Byroja gjykoi që nga 10 ditë ta bënte 4 ditë. Sa i përket asaj që prezenca juaj këtu mbajti në këmbë maxhorancën, të kujtoj që maxhorancën e mbajtën në këmbë këmbët e veta, se ka të gjithë numrat e domosdoshëm që ky parlament të ishte funksional si për atë dhe për mua që jam këtu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci kujtim gjuzi seance plenare 2 korrik 2020 gramoz ruci kujtim gjuzi seance plenare 2 korrik 2020

Sondazh

Poll
Politike 2 Korrik 2020, 08:16

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj