Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Gjykata refuzon kërkesën e Simsek, i hapet rruga dëbimit të tij
20 Nëntor 2020, 13:58Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Selami Simsek për sigurimin e padisë. Ai kërkonte të mos ekzekutohej vendimi i Komisionit që i ka refuzuar azilin. Kjo i hap rrugë debimit të tij nga Shqipëria edhe pse brenda 5 ditëve mund të apelohet.
Avokati i Simsek Elton Hysenaj është shprehur se vendimi do të apelohet.
Simsek u arrestua më 8 korrik të 2019-ës, për falsifikim dokumentash. Ai kërkoi që të largohej drejt Kanadasë me dokumenta të falsifikuara nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestra pasaporta false. Së bashku me të u arrestua edhe mësuesi Harun Çelik, i cili u ekstradua drejt Turqisë.
Gylenisti Selami Simsek ka bërë përpjekje për të frenuar ekstradimin drejt Turqisë. Ai i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, për të ndaluar ekstradimin. Simsek këmbëngul, se nëse ndodh ekstradimi në Turqi, atij i rrezikohet jeta. Drejtori i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë, Sokol Sheti, së bashku me tre specialistë, firmosën shkresën, ku thuhej se Simsek nuk i përmbush kushtet për njohjen e të drejtës së azilit. Në shkresë thuhej, se ndaj këtij vendimi, mund të bëhej ankimim brenda 15 ditëve në Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mjeku Renato Osmenaj, i njohur me pseudonimin si “Xhaxhi Doktori” nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se qeveria po i manipulon shifrat...
BULQIZË- Atentat i dështuar në Bulqizë! Shënjestra Eri Tollja po qarkullonte me makinë më të afërmin e tij, Shaban Tolljan, kur mjeti i tyre është qëlluar ...
TIRANË– Një 67-vjeçar, banues në zemër të ish-Bllokut në Tiranë, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Banorët e zonës dhanë alarmin për...
TIRANË– Një grua kërkon nga personeli i spitalit Infektiv që ti dorëzojnë sendet personale të bashkëshortit që humbi jetën nga COVID.Ajo është paraqitur di...
VLORË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vijon t’i quajë legjenda 22 personat që i ka ‘përpirë deti’ në Vlorë dhe që familjet nuk kanë një varr ku t’i qa...
TIRANË- Krimet seksuale ndaj të miturve për fat të keq janë një fenomen i përsëritur në shoqërinë shqiptare dhe shpesh janë trajtuar në emisionin “Me zemër...
TIRANË– Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia bëri kërkesë për përjashtimin e trupës gjykuese, por Gjykata e Lartë vendosi mos p...
TIRANË– Tanja Toska, e bija e të vrarit Ahmet Toska ka mohuar që ky krim të ketë ndodhur për motive ‘pasioni’. Në një prononcim ekskluziv për Dosja.a...
TIRANË- Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga COVID një foshnje 16 muajshe. Fëmija e seksit femër ishte e shtruar në reanimacion prej ditësh.Fëmija me inicial...
TIRANË– 16 efektivë policia janë infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit. Mësohet se të 16 efektivët janë banues në qytete të ndryshme të Shqipëris...