Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Tanja Toska, e bija e të vrarit Ahmet Toska ka mohuar që ky krim të ketë ndodhur për motive ‘pasioni’. Në një prononcim ekskluziv për Dosja.al, Tanja, vetëm 20 vjeçe, shprehet e tronditur teksa dëgjon dhe lexon konkluzionet në media për vrasjen e të atit. Vajza e të ndjerit shton se mes babait të saj, dhe të arrestuarit Fatmir Hoxhaj, nuk di të ketë pasur asnjë konflikt.
Ajo tregon gjithashtu se askush nga familja e saj, xhaxhallarët apo të afërmit nuk e njihnin autorin e arrestuar. Personi që e ka identifikuar në kamerat e sigurisë ka qenë vetë gruaja e viktimës, që pa me sytë e saj se si ia vranë të shoqin, teksa e përcillte për në punë, mëngjesin e 26 tetorit.
Përsa u përket lajmeve se motivi ka qenë xhelozia dhe se i ndjeri Ahmet Toska ka qenë i martuar më herët e gruan e autorit, Tanja thotë se gjithçka është një gënjeshtër.
“Nuk është e vërtetë. Babai im nuk ka qenë i martuar më parë. Ai ka qenë emigrant në Greqi dhe kur është kthyer në Shqipëri, është njohur me mamin tim dhe janë martuar. Nuk ka pasur martesë të mëparshme. Unë jam 20 vjeçe, por vëllain e kam më të vogël, dhe kur i lexon këto lajme treonditet. Ne akoma nuk e kemi marrë veten nga ngjarja, kur shohim edhe këto detaje për ‘krim pasioni’. Ju lutem mos na trondisni më. Unë nuk di të them asgjë për motivin e krimit, por ne nuk e njihnim autorin. Asnjë nga familja ime, xhaxhallarët apo të afërmit, nuk dinë për një konflikt mes të arrestuarit dhe babait tonë. Atë e njohu mami, e ka parë nga kamerat e sigurisë, sepse ishte aty kur ndodhi vrasja dhe tha ‘po, ky është’,”- tregon Tanja me zërin që i dridhej.
Fatmir Hoxhaj është lënë në burg. Ai akuzohet si autor i vrasjes së Toskës mëngjesin e 26 tetorit në Fier dhe po gjykohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.
Përpara trupit gjykues Hoxhaj ka mohuar gjithçka dhe alibia që ka nxjerrë është fakti se ditën e krimit ka fjetur deri në orën 08:00. Por, nitrati i gjetur në rrobat e tij, e ka fundosur. 50-vjeçari, Ahmet Toska u qëllua me armë zjarri në kokë në orën 6 të mëngjesit të 26 tetorit, teksa po përcillte bashkëshorten në punë. Kjo e fundit ka parë gjithë skenën.
Dje u raportua se motivi ishte xhelozia, pasi Hoxhaj dhe Toska kanë dashuruar të njëjtën grua, por këto zëra i ka hedhur poshtë vajza e të ndjerit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga COVID një foshnje 16 muajshe. Fëmija e seksit femër ishte e shtruar në reanimacion prej ditësh.Fëmija me inicial...
TIRANË– 16 efektivë policia janë infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit. Mësohet se të 16 efektivët janë banues në qytete të ndryshme të Shqipëris...
TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë një njoftim në lidhje me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë, ...
TIRANË– Një burrë është ndjerë keq dhe është shembur në tokë në qendër të kryeqytetit pak pas mesditës së sotme.Kalimtarët i ofrojnë ujë dhe alkool për t’u...
TIRANË– 645 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse janë gjobitur me nga 3 mijë lekë.Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, mësohet se g...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka deklarua se nuk ka kompetenca të hetojë në lidhje me inventarin e viktimave pas infektimit me Covid-19. Në n...
TIRANË-Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli ditën e sotme thirrjen për fillimin e procedurave për plotësimin e 28 vakante në prokuroritë e juridiksionit ...
TIRANË– Tre viktima dhe 5 të infektuar. Kjo është situata që raportohet në mënyrë jo zyrtare deri më tani nga koronavirus në vendin tonë.Një fëmijë 16 muaj...
TIRANË– Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore Bledar Xhemali, ka mohuar të ketë fshehur ndonjë viktimë të shkaktuar pas infektimit me Covid-19.Një ditë pa...
FIER– Policia e Fierit ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi ka përndjekur për dy muaj rresht një 15-vjeçare.Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një...