Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– 645 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse janë gjobitur me nga 3 mijë lekë.
Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur me nga 10 mijë lekë edhe 9 qytetarë që pas orës 22:00 kanë lëvizur pa lejen e nevojshme, duke thyer karantinën.
Ndërsa 7 qytetarë kanë përfunduar në komisariatin e Policisë. Ata nuk kanë pranuar që të tregojnë mjetin e identifikimit, pasi janë kapur në rrugë pa maska. Pas shoqërimit, ata janë gjobitur me nga 3 mijë dhe janë lënë të lirë.
Edhe një administrator lokali, është gjobitur me 1 milionë lekë të reja pasi nuk ka respektuar protokollin e sigurisë.
Njoftimi nga Policia e Shtetit. Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid. Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 645 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Masë administrative 1.000.000 lekë, për 1 subjekt që nuk respektoi masat anticovid. Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë secili, 9 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 645 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 lokal në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 9 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.
(f.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka deklarua se nuk ka kompetenca të hetojë në lidhje me inventarin e viktimave pas infektimit me Covid-19. Në n...
TIRANË-Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli ditën e sotme thirrjen për fillimin e procedurave për plotësimin e 28 vakante në prokuroritë e juridiksionit ...
TIRANË– Tre viktima dhe 5 të infektuar. Kjo është situata që raportohet në mënyrë jo zyrtare deri më tani nga koronavirus në vendin tonë.Një fëmijë 16 muaj...
TIRANË– Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore Bledar Xhemali, ka mohuar të ketë fshehur ndonjë viktimë të shkaktuar pas infektimit me Covid-19.Një ditë pa...
FIER– Policia e Fierit ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi ka përndjekur për dy muaj rresht një 15-vjeçare.Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin dy subjekteve të radhës, të cilët duhet të vetëdeklarojnë të ardhurat dhe pasurinë. Mësohet...
DURRËS– Kanë përfunduar hetimet për tërmetin e 26 nëntorit në Durrës. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe dosja i ka kaluar për gjykim Gjykatës së Durrësit.&...
TIRANË– Zi në radhët e Policisë së Shtetit. Një agjent anti-droge ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Lajmi është bërë me dije sot, pak momente pa...
FIER– Aktori i humorit Fatmir Xhelili ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Mësohet se Xhelili po trajtohej në spitalin e Infektivit, ku dhe ka ndërruar ...
TIRANË– Albert Dervishi, zv/drejtori i Policisë së Shtetit është komanduar përkohësisht në drejtorimin e kupolës së Policisë së Shtetit.Mësohet se pa...