LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqi për Habilajt/ Mbrojtja kërkon shfajësime dhe zbritje dënimesh, Gjykata vendos në qershor

13 Mars 2019, 18:29 Nga DOSJA
Gjyqi për Habilajt/ Mbrojtja kërkon shfajësime dhe zbritje

Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull dosjes “Habilaj” ku edhe flasin lidhur me gjyqin që do të zhvillohet në Itali. Në artikull shkruhet se Moisi Habilajt, shefi i dyshuar i bandës do të flasë në seancën e ardhshme. Antonino Riela është gjithashtu në mesin e të pandehurve. Për të, zyra e prokurorisë në Catania kishte kërkuar një dënim prej 15 vjetësh.

Artikulli i Catania.meridionews

“Përjashtimi i krimit shoqërues dhe dënimi minimal sipas kodit penal”. Këto shpreson të marrë avokati Maurizio Catalano si mbrojtës për klientin e tij, Nezar Seitin.

Seiti është i pandehur si arkëtari i një bande të specializuar në trafikimin e drogës nga Shqipëria në Sicili nëpërmjet detit. Seancat, të cilat tashmë kanë hyrë në aktivitet të plotë pas aktakuzës së ngritur nga ana e prokurorit Andrea Bonomo, do të zhvillohen në maj dhe qershor. Këto janë veprimet e fundit para fjalës së Gjykatës së Shkallës së Parë .

Në krye të bandës, sipas prokurorëve të Etnës, është Moisi Habilaj. Habilaj ka rënë në prangat e policisë në tetor të vitit 2017 si pjesë e operacionit “Rosa dei Venti”. Ai njihet edhe në Shqipëri si kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Me këtë të fundit dyshohet se ka bashkëpunuar për të tregtuar ndërkombëtarisht marihuana, për të cilën ish-ministri do ta ndihmonte që t’i shmangej agjensive të zbatimit të ligjit në Ballkan. Akuzat ndaj Tahirit i janë paraqitur Gjykatës që në tetor të 2018-ës, ndërkohë që ai është ende nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Për Nezar Seitin, prokurori Andrea Bonomo ka kërkuar një dënim prej gjashtë vjetësh. Dënim që pritet të dyfishohet për ata që fshehin Meridian Sulajn. Për këtë të fundit, avokati kërkoi përjashtimin nga hetimet dhe dënim minimal gjatë seancës dëgjimore.

Drejt lirimit është edhe Fatmir Minaj. Për akuzën dhe avokatin mbrojtës ai nuk ka kryer asnjë krim. Megjithatë fjalën e fundit do ta thotë gjyqtarja, Maria Cardillo.

Gjatë seancës së sotme, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura me një pjesëmarrje të madhe të anëtarëve të familjes të të pandehurve, u diskutua edhe pozita e Antonino Riela.

Riela është akuzuar si magazinieri i drogës për të cilin prokuroria ka kërkuar 15 vjet burg. Prej pak javësh, 47-vjeçari ka lënë burgun pasi ndaj tij u vendos masa “arrest shtëpie”. Për të, avokatët mbrojtës po punojnë për njohjen e faktorëve lehtësues  dhe heqjen e akuzës si magazinier. 

Gjatë fazave të nxehta të hetimit për “Rosa dei Venti”, një atmosferë misterioze ka mbështjellë figurën e Seitit, i cili pasi u arratis nga efektivët e Guardia di Finanzia u arrestua në Shqipëri dhe më pas në fillim të vitit 2018 u ekstradua në Itali.

Ai ishte i gatshëm të bashkëpunonte me hetuesit teksa ndodhej në burgun e Rebibbias duke iu përgjigjur disa pyetjeve.

Shefi i dyshuar i trafikut të drogës, Moisi Habilaj pranoi përgjegjësitë e tij por e mohoi faktin që ishte kreu i bandës.

“Paratë ishin të fshehura në kuti detergjentesh dhe pastaj udhëtonim në Shqipëri me makinë,” tha Seiti para gjytarëve duke pranuar se paratë vinin të ardhurat nga shitja e drogës. Ai gjithashtu ka pranuar se të lidhur kanë qënë edhe Habilaj e Sulaj.

“Mu propozua që ta ndihmoja që të shkarkonte drogën”, tha i pandehuri teksa merrej në pyetje. Pas dëshmive të të përfshirëve, në seancën e radhëspritet edhe mbojtja që Habilaj do të bëjë para trupës gjykuese.

Në seancën e sotme, gjyqi për ta është shtyrë për të katërtën herë për grupin “Habilaj”. Seanca u shty për shkak se mungonin dy nga tetë avokatët, ndërrkohë që të pandehurit nuk kishin marrë dijeni për procesin. Të pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda janë Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Sabaudin Çela, Nezar Seiti, Armando Koçerri, Armando Sulaj, Maridjan Sulaj dhe Tigrens Mezuaraj. I vetmi që ndodhet në Shqipëri është Koçerri. I ashtuquajturi grupi i Habilajve akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit gë strukturuar kriminal kanë tfafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Nën hetim janë edhe zyrtarë të lartë të policisë, ndër ta edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andrea bonomo banda e habilajve moisi habilaj nezar seiti andrea bonomo banda e habilajve moisi habilaj nezar seiti

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit