LIVE UPDATES
Politike

Gledis Nano, drejtor i ri i policisë, Çuçi: Pse e rekomandova? Oficer karriere, demonstroi që ka energji

6 Tetor 2021, 18:29 Nga DOSJA
Gledis Nano, drejtor i ri i policisë, Çuçi: Pse e

Bledi Çuçi Ministër i Punëve të Brendshme në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, tregon se përse e përzgjodhi Gledin Nanon për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si pasardhës i të dorëhequrit Ardi Veliu. Ministri Çuçi liston disa prioritete që e presin drejtorin e ri të policisë po ashtu ai flet edhe për disa ngjarje të fundit kriminale në vend që lidhen me tentativat e krimit të organizuar për të gjetur rrugë të reja në trafikun e lëndëve narkotike.

Muhamed Veliu: Zoti Ministër cila ishte arsyeja që i propozuat kryeministrit Rama emrin e Gledin Nanos për drejtor të Policisë së Shtetit?

Bledi Çuçi: Gledin Nano është një oficer karriere në Policinë e Shtetit dhe besoj së është njeriu i duhur për momentin pasi ka demonstruar që ka energji, përgjegjshmëri në kryerjen e detyrës duke e treguar dhe për këtë është vlerësuar gjerësisht për rezultatet që ka arritur si drejtor i Drejtorisë së Anti-terrorit. Unë mendoj që të gjithë këtë standard të lartë që krijoi për hir të së vërtetës Ardi Veliu në Policinë e Shtetit dhe unë mendoj që Ardi Veliu është ndoshta drejtori i përgjithshëm më i mirë që ka qenë në 30 vite në Policinë e Shtetit. Pra këtë standard këtë nivel që ka arritur besoj se Gledisi është njeriu i duhur që do ta shty përpara dhe do të vazhdojmë të kemi rezultate po kaq të mira gjithmonë në përmirësim të performancës së Policisë së Shtetit në funksion të qytetarit.

Muhamed Veliu: Në ditët në vazhdim ju do ta prezantoni Zotin Nano si drejtor të ri të Policisë së Shtetit. Çfarë do ti kërkoni? Ku duhet të fokusohet puna e tij?

Bledi Çuçi: As më shumë dhe as më pak atë që në fakt kemi parashtruar në programin qeverisës. Në radhë të parë është vendosja e plotë e kontrollit të territorit të Shqipërisë ku dy sfidat kryesore mbeten, kanabisi ende dhe mbi të gjitha kontrollet për ndërtimet pa leje të të gjithë territorin e Shqipërisë. Do ti kërkoj ambicien që kemi për modernizimin e policisë shqiptare sidomos ne teknologji me dixhitalizimin dhe kjo është një sfidë shumë e madhe edhe një ambicie e imja si ministër I brendshëm por edhe në programin qeverisës. Padiskutim për të thelluar luftën ndaj krimit të organizuar. Kemi një bazë shumë të shëndosh për luftën me krimin e organizuar se tashmë jemi partner të besueshëm me të gjitha vendet evropiane edhe me vende si SHBA, ku Policia e Shtetit bashkëpunon në operacione të përbashkëta me hetime të përbashkëta me agjencitë ligj-zbatuese të vendeve perëndimore si e barabartë. Mendoj që këto do të jenë shtyllat kryesore që do ti kërkoj edhe drejtorit të ri ashtu siç edhe kemi vendosur me drejtorin që u lirua Ardin që të vazhdojë më tej Gledisi.

Muhamed Veliu: Le të ndalemi tek çështja e kanabisit. Avioni rrëzuar në Veri të Shqipërisë dy ditë më parë ishte një tentativë për të transportuar kanabis?

Bledi Çuçi: Do të presim hetimet deri në fund. Por sigurisht nuk është një avion që vjen edhe që ulet në një situatë normale për turizëm kjo dihet tashmë. Në fakt është një përpjekje e dëshpëruar . Ai avion deri më tani nga hetimet rezulton që nuk është i regjistruar është I bërë në mënyrë artizanale pra jo i prodhuar nga ofiçina apo industri prodhuese avionësh. Nuk ka as numër serie asnjë një të dhënë. Mënyra se si ka tentuar, vendi flasin për mënyrën e dëshpëruar të mënyrave që krimi organizuar po tenton të gjejë për trafikun, në një kohë kur është bërë gjithnjë edhe më e pamundur në këto vite si rezultat I luftës të Policisë së Shtetit dhe Shtetit Shqiptar ndaj trafiqeve të lëndëve narkotike dhe kryesisht të kanabisit.

Muhamed Veliu: I thatë dje komisionit parlamentar të sigurisë se muajt e fundit ka patur zero tentative me gomone për të transportuar kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Por ama ditën e djeshme në pikën kufitare të Hanit të Hotit trafikantët mundën të kalojnë më shumë se 300 kg kanabis përtej kufirit shqiptarë. Kemi të bëjmë me një dështim të policisë shqiptare?

Bledi Çuçi: Jo. Nuk mund të merresh me një rast dhe të vendosësh gishtin tek policia shqiptare. Unë besoj se të gjithë biem dakord që trafik ka në të gjithë botën bëhet në të gjithë botën dhe ka ngjarje të tilla në të gjithë botën perëndimore të zhvilluar. Kjo është një luftë e pandërprerë që në zhvillojmë. Ka raste te tilla pa diskutim. Ne nuk themi që janë zero rastet. Gjithmonë sa më shumë ne mbyllim shtigje krimi organizuar të hapë shtigje të reja. Kjo është një betejë që do të jetë e vazhdueshme e pa ndërprerë. E rëndësishme është që ne të kemi kontrollin mbi territorin sa më shumë dhe kjo është një nga sfidat që ju thashë të vendosura edhe në prioritetet e qeverisjes.

Muhamed Veliu: Ku jemi përsa i përket blerjes së dronëve nga Turqia që do ti shërbejnë Policisë Shqiptare?

Bledi Çuçi: Pa dashur të hyj në procedura konkrete po ju them që është një zgjidhje e jashtëzakonshme për të kontrolluar territorin. Është një revolucion që është bërë në teknologji që përdoret nga shumë vende të zhvilluara sot pikërisht për të kontrolluar territorin. Ne e pamë edhe vetë të demonstruar në Turqi se çfarë avantazhi krijon përdorimi kësaj teknologjie në kontrollin e Territorit. Mendoj shumë shpejt Policia e Shtetit jo vetëm Policia e Shtetit, ta kuptojmë kjo do ti shërbejë shumë agjencive të tjera që janë përgjegjëse për kontrollin e territorit. Që nga kontrolli pyjeve, që nga kontrolli për bujqësinë , zonave të mbrojtura kështu do të jetë një instrument shumë përdorimësh.

Muhamed Veliu: Kur do të vinë në Shqipëri këta dronë?

Bledi Çuçi: Këto datat, e mira ja lemë ditëve në vijim sepse nuk varen nga dëshira. Unë si ministër I brendshëm do të doja nesër të kishim dron. Ti kishim në fluturim por kjo varet nga procedura, ka rregulla, ka ligje se si vinë. Vullneti dhe vëmendja e qeverisë është padiskutueshme me aplikimin e kësaj teknologjie në Shqipëri. Imagjinoni do të kemi një sy sipër në qiell që do të kontrollojë 24 orë territorin e Shqipërisë me imtësi.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi largimi i ardi veliut bledi çuçi largimi i ardi veliut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj