LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Aushvici po harrohet: Rikthimi drithërues i antisemitizmit

23 Janar 2020, 21:25 Nga DOSJA
Aushvici po harrohet: Rikthimi drithërues i antisemitizmit

Këtë javë, liderët botërorë do të mblidhen në Jerusalem për të përkujtuar 75-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes në Aushvic. Në një kohë kur antisemitizmi është në rritje në të gjithë botën demokratike, është shumë e rëndësishme të risjellim në kujtesë mësimet e nxjerra nga kjo histori e dhimbshme.

Këto janë kohë të vështira për demokracinë liberale. Institucionet po përballen me probleme të vështira, Rregullat dhe normat po sfidohen dhe, në disa raste, po shkelen paturpësisht. Shoqëritë po bëhen gjithnjë e më të polarizuara dhe të fragmentuara. Dhe “toksizmat” e së kaluarës – etno-nacionalizmi, populizmi, antisemitizmi – po gjallërohen.

Ndërsa etno-nacionalizmi dhe populizmi kanë mbizotëruar debatet për vite me radhë – sidomos që nga referendumi i Brexit dhe fitorja elektorale e presidentit amerikan Donald Trump në vitin 2016 – ringjallja e antisemitizmit është diskutuar më pak. E megjithatë, provat e këtij trendi janë të bollshme dhe drithëruese.

Në Hungari dhe gjetkë, demonizimi i të mbijetuarit të Holokaustit George Soros ka vazhduar për vite me radhë. Në Mbretërinë e Bashkuar, një dokument i rrjedhur zbuloi incidente “të pamëshirshme” të antisemitizmit brenda Partisë Laburiste. Gjatë protestave të Jelekverdhëve në Francë, një intelektual i shquar hebre u prit me thirrjet “Sionist i ndyrë”.

Krimet e dhunshme anti-semite – nga një sulm me zjarrvënie në një supermarket hebre në Paris deri tek të shtënat në sinagogë në Pittsburgh dhe në Gjermaninë lindore – janë gjithashtu në rritje. Në Francë, raportet e policisë tregojnë se incidentet anti-semite u rritën me 74% nga viti 2017 deri në vitin 2018.

Po kështu, sipas një raporti nga Qendra për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, San Bernardino, krimet anti-semite të urrejtjes në tre qytetet më të mëdha të Amerikës (Nju Jork, Los Anxheles dhe Çikago) janë në rrugën e duhur për të arritur nivelin e tyre më të lartë në 18 vite. Komisioneri antisemitizëm i qeverisë gjermane ka paralajmëruar hebrenjtë të mos veshin në publik yarmulkes (kapele tradicionale hebreje).

Është thënë se antisemitizmi është një paralajmërim rreziku për një shoqëri. Sulmet ndaj komunitetit hebre sjellin sulme ndaj grupeve të tjera. Rrëfimi i pastorit gjerman Martin Niemöller pas Luftës së Dytë Botërore kap me elokuencë këtë progresion: “Në fillim ata erdhën për socialistët dhe unë nuk fola, sepse nuk isha socialist. Pastaj erdhën për sindikalistët dhe unë nuk fola, sepse nuk isha sindikalist. Atëherë ata erdhën për hebrenjtë dhe unë nuk fola, sepse nuk isha hebre. Në fund ata erdhën për mua dhe s’kishte ngelur më asnjë që të fliste për mua.”

Por rreziqet e rritjes së antisemitizmit janë edhe më të thella. Refuzimi i antisemitizmit qëndron në rrënjën e liberalizmit modern perëndimor dhe përbën themelin e shoqërive tona. Kjo s’është askund më e vërtetë sesa në Bashkimin Europian, i cili u themelua në mënyrë të qartë me qëllimin për të parandaluar përsëritjen e tmerreve të Luftës së Dytë Botërore. Në të vërtetë, edhe përtej rregullave, institucioneve dhe sundimit të ligjit, BE-ja bazohet në respektin për dinjitetin njerëzor – një përparësi e lindur dhe e mbështetur nga kujtesa e Holokaustit.

Mantra “kurrë më” e Europës ka qenë gjithmonë më shumë aspiratë sesa realitet. Masakra e Srebrenicës në vitin në 1995 dhe, më gjerësisht, lufta dhe spastrimet etnike që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë, e sfiduan qartazi këtë. Por kërkimi i shpirtit që pasoi konfliktin e Ballkanit sugjeron se europianët të paktën e pranuan tradhtinë e vlerave të tyre themelore.

Një reflektim i tillë është shumë më i vështirë të vijë në ditët e sotme. Përmendjet e antisemitizmit shpesh zvogëlohen ose madje racionalizohen në mënyrë cinike. Shfaqjeve të zemërimit ose solidaritetit u mungon thellësia, me diskutimet që rrëmbehen nga argumente mbi politikat e Izraelit – ose edhe të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, demokracia liberale dobësohet.

Dy arsye për këtë reagim të dobët janë të denja për një vëmendje të veçantë. E para është venitja e kujtesës. Historia e antisemitizmit në Europë është pothuajse aq e vjetër sa vetë Europa. Por 70 vitet e fundit kanë sjellë një lehtësim të jashtëzakonshëm, për shkak të shenjës së pashlyeshme që Holokaustit la mbi ata që e përjetuan atë apo iu afruan sadopak. Por ata kanë vdekur pothuajse të gjithë. Brezat e rinj e shohin këtë ngjarje të tmerrshme si një tragjedi tjetër të historisë dhe për pasojë nuk e vlerësojnë plotësisht shkallë apo urgjencën e kërcënimit që përbën antisemitizmi.

Arsyeja e dytë është erozioni më i gjerë i parimeve dhe institucioneve demokratike. Në këtë kuptim, antisemitizmi është një tregues i hershëm i një rrezikshëm të mundshëm, që na tregon se sa toksike dhe përçarëse është bërë ligjërimi ynë shoqëror dhe politik. Instrumentizimi i rregullave, normave dhe parimeve më themelore për të çuar përpara objektivat personale ose partizane kërcënon të zhbëjë shoqëritë tona. Nëse nuk mund të pajtohemi që antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona, atëherë për çfarë mund të biem dakord?

Ringjallja e antisemitizmit – dhe përgjigja e dobët ndaj tij – është një pararojë e kalbjes demokratike. Përkujtimi i çlirimit të Aushvicit duhet të shërbejë si një pasqyrë e vendosur përballë shoqërive tona. Ne ose mund ta shmangim shikimin dhe t’i lejojmë vetes të arrijmë në një pikë ku nuk ka më asnjë që të flasë për ne, ose mund ta pranojmë kërcënimin me të cilin përballemi dhe të përballemi me të me kokën lart.

Marrë nga Reporter.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur kampi i aushvicit kampi i aushvicit

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 23 Janar 2020, 11:34

TIRANË– Moderatorja dhe ish-miss, Hygerta Sako e ftuar në “Soiree”, bashkë me shumë kolegë të saj durrsakë, ka folur për vendlindjen. Ndr...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit