Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Grabitet lokali në Lushnje! 43-vjeçari futet në biznesin e lagjes, policia e arreston, familjarët e tij kundërshtojnë efek
22 Gusht 2021, 08:46Nga DOSJA
LUSHNJE– Policia ka vënë në pranga autorin e grabitjes së një lokali në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori”. Autori është identifikuar si Gazment Kiptiu, 43 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për vjedhje). Policia ka proceduar penalisht dhe 4 familjarë të autorit pasi penguan punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vodhi një lokal në qytetin e Lushnjës si edhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të Policisë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, me precedent penal në fushën e vjedhjes. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e parave dhe sendet e vjedhura. Gjithashtu, procedohen penalisht 4 familjarë të autorit pasi penguan punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës. Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “18 Tetori” është vjedhur lokali në pronësi të shtetases T. H., shërbimet e Policisë Lushnjë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Gazment Kiptiu, 43 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për vjedhje). Gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat, 43-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë dhe familjarët e tij, konkretisht shtetaset M. G., 37 vjeçe, E. K. 20 vjeçe, Sh. K. 65 vjeçe dhe R Xh., 19 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë duke i penguar në kryerjen e detyrës për shoqërimin e shtetasit Gazment Kiptiu. Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura, 1 celularë, 1 ipad dhe disa paketa cigare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Vjedhje”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sot është dita e 4 që qyteti i Shijakut po jeton i përmbytur nga plehrat. Ato janë përhapur ngado dhe po kërcënojnë seriozisht jetën e banorëve në këto ditë të...
MIRDITË– Zjarri i cili është aktiv në Mirditë po rrezikon jetën e banorëve. Në fshatin Xhuxhë dhe Domgjon të Fanit, zjarri është shumë aktiv dhe flakët kan...
BERAT– Policia e Beratit u ka bërë thirrje qytetarëve që janë në Malin e Tomorrit që të rikthehen në mjetet e tyre. Kjo vjen pasi besimtarët lanë mjetet d...
TIRANË– Babai i Xhuljano Bullarit, është shprehur se djali i tij ishte larguar nga banesa për të pirë kafe.Ai ka treguar për mediat, se i riu u largua nga ...
TIRANË– Policia ka shoqëruar në komisariat 10 persona, mes tyre dhe familjarë të 25-vjeçarit Xhuljano Bullari. Ata janë marrë në pyetje në lidhje me...
BERAT– Qytetarët kanë nisur pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. Mirëpo ata janë hasur me trafik të rënduar të mjeteve. Duke qënë se mjetet mbeten të bllokuar pre...
TIRANË– Xhuljano Bullari dyshohet se është qëlluar për vdekje nga pasagjeri me dy plumba në kokë. Mister mbetet ende se kush ka qënë në mjet më të riun, i ...
BERAT– Pelegrinazhi i bektashinjve në Malin e Tomorit ka nisur prej dy ditësh. Një numër i madh besimtarësh i janë drejtuar malit të shenjtë e për këtë arsye qa...
KUKËS– Mëngjesin e sotëm, segmenti Morinë-Kukës është mbushur me mjete të shumta. Këto radhë kilometrike makinash janë krijuar pasi qytetarët kanë si desti...