LIVE UPDATES
Aktualitet

Grabitja e postës, dëshmia e punonjëses: Autori hyri i qetë dhe më vendosi armën në kokë

21 Prill 2022, 09:17 Nga DOSJA
Grabitja e postës, dëshmia e punonjëses: Autori hyri i qetë

Gjatë grabitjes së postës në Kamzë, punonjëset e filialit tregojnë se kaluan momente ankthi. Duke u bazuar në kamerat e sigurisë dhe në rrëfimin e bashkëpunëtorit (Algert Kurti) të autorit kryesor, Elis Suçi i vuri pistoletën në kokë një gruaje. Në dëshminë e tij të siguruar nga Gazetasi.al, kërcënimit me armë nuk i ka shpëtuar as një punonjës tjetër.

Megjithatë, Suçi ka qëndruar gjatë gjithë kohës i qetë, derisa punonjësit e mbushën kutinë e kartonit me para.

Në fakt, paratë e grabitura tre ditë më parë në filialin e postës në Kamzë ishin të pensionistëve dhe ato u ekuestruan nga policia pas arrestimit të Suçit një ditë më parë.

Por më interesante në dëshminë e Algert Kurtit, është se ai kishte dijeni për planin e vjedhjes që në orët e para të mëngjesit, kur shoku i tij ishte zgjuar me mendimin se ajo ishte dita për të grabitur.

“Kam diçka për të të thënë”. Kështu e ka nisur bisedën me të arrestuarin  Algert Kurti, i arrestuari tjetër Suçi, i cili e takoi shokun e tij në lokalin “M…..”, pasi ai kishte dalë për kafenë e radhës.

Përfshirja e bashkëpunëtorit në grabitje

Sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetasi.al, Kurti ka treguar se si u përfshi grabitje.

“Më tha: ‘Unë do shkoj të vjedh postën shqiptare’, dhe nëse mundesha ta ndihmoja dhe të qëndroja jashtë dhe ta njoftoja në rast se shkonte policia”.

I riu përmend se refuzoi dhe i tha se nuk mundej, por bashkëpunëtori e urdhëroi: “Ti do vish patjetër t’më ndihmosh”.

Më tej i riu i ka kërkuar shpjegime shokut të tij se çfarë duhet të bënte konkretisht. Suçi i ka thënë: “Në rast se vjen policia, merr një gur dhe hidhe në xhama që t’më sinjalizosh”.

Në këtë diskutim në kafene, ku Kurti në të vërtetë kishte dalë me një shok tjetër dhe se Suçin e ka takuar rastësisht, dy të rinjtë kanë replikuar.

“Kundërshtova sërish, duke i treguar se nuk mund të godisja me gurë, atëherë ai më tha hajde me mua, qëndro përballë dhe kruaj kokën nëse vjen policia”.

I riu insiston se duke refuzuar për të disatën herë, ka vijuar rutinën e tij, është ulur me shokët e tij në tavolinë, ku Elis Suçi mësohet ta ketë urdhëruar: “Ti nuk do ikësh”.

Sipas policisë së Kamzës, që zbardh detaje për Gazetasi.al, riu që rrëfen implikimin, u drejtua në dyqanin më të afërt për të blerë një pako fara.

‘Në këtë moment e pashë Elisin, kurse një orë më vonë dëgjova një zë gruaje që bërtiti dhe në vijim pashë nga posta shqiptare të dalë Elisi me një kuti kartoni në dorë. Ai iku me vrap përgjatë trotuarit në drejtim të qendrës Kamëz”.

Bashkëpunëtori i Suçit, shpjegon se vijoi rutinën e tij, bleu një pako pampersa që i duheshin t’i dërgonte në Laprakë dhe mandej, duke u kthyer për në shtëpinë e tij në Kamëz, rrugës e kapi policia.

I dyshuari përpiqet të shpëtojë, duke insistuar se nuk ka kryer vjedhje dhe se prania e tij përballë postës është një rastësi,

“Pashë që Elisi mbante një pistoletë gri dhe pak përpara se të mbërrinte tek posta e nxori nga brezi. Këtë veprim e kreu tek pallati, ku e pashë që e mbushi atë dhe e vendosi përsëri në brez”.

Suçi kishte informuar vetëm Kurtin, i cili nga ana e tij insiston se planin e shokut nuk ia tregoi askujt dhe se nuk mund të përfshihet në një ngjarje kriminale pa kryer asnjë veprim në grabitjen me dhunë të postës

Çfarë thanë dëshmitarët?

Këqyrjet e kamerave të sigurisë, tregojnë se si i kërkuari iu drejtoi armën punonjësve.

Ai mori një kuti kartoni dhe e hedh përtokë, sipas asaj që mëson Gazetasi.al. Pikërisht kamerat tregojnë se punonjësit të tmerruar marrin paratë në sirtarë dhe i hedhin brenda kutisë së kartonit.

Njëra nga dëshmitaret, S.M., tha në Policinë e Kamzës, se kur hajduti hyri i armatosur, i tha: “Nuk ju bëj gjë juve se ju njoh. Mos lëviz, do t’më jepni vetëm lekët dhe s’ju bëj gjë”.

Autori, sipas gruas, i vendosi armën tek koka dhe nën kërcënimin e saj, ai i mori 254.600 lekë.

“Më pas ai shkoi tek N., dhe e detyroi edhe atë që ajo t’i jepte lekët e kasafortës, duke ia drejtuar armën drejtpërsëdrejti dhe në vijim shkoi tek D.,  duke i thënë: ‘Nëse tregoni, do t’ju vras’”.

Punonjësit e shtypën butonin e alarmit pa dalë grabitësi nga posta, ndërkohë që secili prej tyre këmbëngul se nuk e njihte autorin.

Dëshmi me interes për hetimin policor, jep edhe punonjësit tjetër, D.Z.

“Hajduti hyri  krejt i qetë, dhe unë kujtova se ishte klient. Pastaj ai nxori armën dhe e mbushi dhe unë e kuptova, pasi dëgjova zhurmën që kërciti. Ai kishte në fytyrë një maskë të zezë nga ato të Covidit  dhe më drejtoi armën. Më tha: ‘Mos bëj zhurmë, nuk bëj asgjë, vetëm dorëzo lekët’. Duke thënë këto fjalë, ai hapi derën e banakut dhe hyri brenda dhe urdhëroi: ‘Hapni kasafortat’”, – e mbyll rrëfimin punonjës i filialit të postës.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet posta ne kamez grabitja e postes shqiptare ne kamez grabitet posta ne kamez grabitja e postes shqiptare ne kamez

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit