Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BERLIN- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Aeroportin e Rinasit.
Ministrja Balluku shprehet se sistemi i sigurisë ka rënë, teksa shton se aeroporti është i kërcënuar lehtësisht.
Sipas saj ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë, por këtë herë shteti duhet dhe do të thotë shumë shpejt një fjalë më shumë, lidhur me këtë ngjarje.
“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe e përsëritur për fat të keq. Të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t’i imponuar kompanisë kineze, që mban në koncesion Aeroportin e Rinasit, investimet e nevojshme në sistemin e sigurisë, nuk janë dëgjuar ashtu si duhet. Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri dhe përsëri grabitësit kanë mundur të hyjnë deri në pistë, duke provuar se në këto kushte aeroporti është i kërcënuar lehtësisht, deri edhe nga akte më të rënda se kaq.
Ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë dhe s’do të kalojë, vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë. Këtë herë shteti duhet dhe do të thotë shumë shpejt një fjalë më shumë. Fakti që aeroporti njësoj si të gjithë aeroportet në Evropë, nuk mbrohet e as garantohet në sigurinë e vet nga Policia e Shtetit, po nga sistemi i sigurisë së vetë kompanisë, nuk do të thotë aspak se ne duhet e do të rrimë me duart të lidhura. Aspak. Shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë e detyrimit për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit”, shprehet ministrja Balluku.
Grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. 3 persona të armatosur me një makinë pa targa dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Shkolla e re moderne që do të ndërtohet në Kodër Kamëz nuk prek asnjë pjesë të territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, as godinat aktuale ...
TIRANË- Zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer, ka përfunduar takimin me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.Takimi në Presidencë ka zgjatur rreth 1 orë....
TIRANË– Pas grabitjes së 10 mln eurove në aeroportin e Rinasit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi (Lexo këtu) ka akuzuar Polic...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh nënkryetar i saj Edi Paloka, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku ...
TIRANË- Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar situatën e tensionuar ditën e sotme, tek Bregu i Lumit,(Lexo këtu) ku prej dy ditësh...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me grabitjen spekatakolare të 10 mln eurove të ndodhur në Rinas. (Lexo këtu)Në postimin e tij, Beri...
SHKODËR– Ditën e sotme zv.kryeministri Erion Braçe në kuadër të turit të kontrolleve në administratën shtetërore, ka inspektuar drejtoritë raj...
TIRANË- Ka përfunduar takimi i zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mattheë Palmer me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takim...
TIRANË- Presidenca ka reaguar përmes një deklarate për shtyp lidhur me situatën e tensioneve në Bulevardin e Ri. (Lexo këtu) Prej dy ditësh banorët e kësaj...
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ka zhvilluar ditën e sotme një interpelancë me disa fermerë, të cilët janë ank...