Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Grabitja në Rinas/ Bardhi: Policia u hapi rrugën autorëve. Ministri Lleshaj: Shqiptarët janë në krahun tonë
9 Prill 2019, 16:02Nga DOSJA
TIRANË– Pas grabitjes së 10 mln eurove në aeroportin e Rinasit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi (Lexo këtu) ka akuzuar Policinë për bashkëpunim me autorët.
Më anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruante se policia u hapi rrugën grabitësve sepse Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.
“Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend,“-shkruan Bardhi.
Postimi i plotë i Bardhit:
Pas postimit të Bardhit, një reagim ka ardhur edhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në postimin e tij, Lleshaj se shkruante se shqiptarët janë në krah të Policisë së Shetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.
Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një Partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!!! Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!
Ndërkohë, Gazment Bardhi i është ripërgjigjur Lleshajt me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se policia nuk është në krye të detyrës për të parandalur krime të rënda, teksa shton se ministri ka dështuar me sigurinë në vend.
“Llesh Kimiku kerkon te fshehe deshtimin dhe mungesen e sigurise duke sulmuar opoziten! E verteta eshte se policia nuk eshte ne krye te detyres per te parandaluar krime te renda si ky sot. Palaçoja i Rames e ka kthyer ne polici private te pushtetit kriminal!, shkruan Gazmend Bardhi.
Ditën e sotme një grabitje e armatosur ka ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit. 4 persona të armatosur me një makinë që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro, janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh nënkryetar i saj Edi Paloka, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku ...
TIRANË- Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar situatën e tensionuar ditën e sotme, tek Bregu i Lumit,(Lexo këtu) ku prej dy ditësh...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me grabitjen spekatakolare të 10 mln eurove të ndodhur në Rinas. (Lexo këtu)Në postimin e tij, Beri...
TIRANË- Ka përfunduar takimi i zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mattheë Palmer me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takim...
TIRANË- Presidenca ka reaguar përmes një deklarate për shtyp lidhur me situatën e tensioneve në Bulevardin e Ri. (Lexo këtu) Prej dy ditësh banorët e kësaj...
TIRANË– Ministri i Jashtëm i deleguar, Genc Cakaj në një deklaratë për shtyp deklaroi ditën e sotme se të gjitha pasaportat diplomatike do të jenë të...
VJENË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla, në një prononcim për mediet pas Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vend...
TIRANË- Ish deputetja demokrate për Shkodrën, Izmira Ulqinaku ka reaguar pas vizitës që bëri zëvendësi i Ramës në Shkodër, Erion Braçe. Në një posti...