Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KURBIN– Emrat e autorëve të cilët kryen grabitjen e një banese në janar të këtij viti në fshatin Vinjollë të Kurbinit janë bërë të ditur. Policia informon se në pranga ka përfunduar Egli Durma ndërsa në kërkim është shpallur Islam Kabili dhe Gilmando Bami. Tre autorët u futën me masak dhe me uniforma kamuflazhi brenda banesës së personit me inicialet A.L. Me anë të dhunës ata arritën që të merrnin shumën 150.000 lekë të reja.
Gjatë kontrollit të banesës së Egli Durmës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky person gjatë kryerjes së veprës penale. Grupi hetimor vijon punën pasi dyshohet se këta persona mund të jenë autorë të një sërë vjedhjesh të tjera.
NJOFTIMI i POLICISË:
Kurbin – Finalizohet operacioni policor i koduar “Vinjolli”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në janar 2022, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar, me anë të dhunës, kanë marrë 150.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit A. L. Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 të tjerët. Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, duke vlerësuar çdo informacion dhe duke administruar çdo provë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, kanë finalizuar operacionin “Vinjolli”. Si rezultat i këtij operacioni është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 12.01.2022, në mesnatë, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar me uniforma kamuflazhi, me përdorimin e dhunës, kanë marrë në banesën e shtetasit A. L., shumën 150.000 lekë të rinj. Bazuar në provat dhe informacionet e grumbulluara, janë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasit E. D., 21 vjeç, banues në Krujë, i ndaluar gjatë operacionit, si dhe shtetasit Islam Kabili , 30 vjeç, banues në Krujë dhe Gilmando Bami, 22 vjeç, banues në Krujë, të cilët u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Egli Durma, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale Vijon puna hetimore pasi dyshohet se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh të tjera. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Me kazma, lopata, kova, matrapikë e vegla të tjera të nevojshme për hapje tuneli, disa persona, të kamufluar si “punonjës pusetash”, kanë pun...
TIRANË– Tuneli në të cilin futesh autorët që kishin planifikuar grabitjen e bankës në bulevardin “Zogu I” në Tiranë është i thellë më shumë se 3 metr...
DURRËS– Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë Klajdi Xibrakun, të riun e akuzuar për trafik droge nga Ekuadori. Ai u vu në pranga pas zbulimit të sasisë...
TIRANË– Një person është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me armë zjarri me vete. Policia informon se në pranga ka përfunduar 24-vjeçari E...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al, shqiptarja.com dhe Faxweb kanë në faqe të parë dëshminë që do të japë ditën...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha deklaroi se autorët të cilët po gërmonin poshtë tunelit në bulevardin ‘Zogu I’ në Tiranë për të grabitur ba...
TIRANË– Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka mbyllur procesin e marrjes në pyetje të të gjithë dëshmitarëve, përveç kryeministrit Edi Rama q...
TIRANË– Në tre orë dëshmi, socialisti Damian Gjiknuri u përball me rastësistë më të mëdha të jetës së tij që edhe demokratja Dhurata Çupi i kr...
ITALI- Ditët e fundit Prokuroria Publike e Pordenones njoftoi njoftimin e përfundimit të hetimeve paraprake ndaj një grupi shtetasish, të gjithë me origjinë shq...
ANGLI- Një emigrant ilegal shqiptar është arrestuar nga një gjykatës pas një bastisje të policisë në një ish sallë biliardo në qendër të Bradfordit. Thetelegrap...