Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Greva në burgun e Peqinit, e organizuar nga vetë të dënuarit, ka rezultuar me pasoja nga vetë ata. Mësohet se tre nga të dënuarit që shtruan edhe kërkesat ndaj qeverisë dhe Presidentit, janë sëmuruar dhe gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.
Kelmend Balili, i njohuri dhe si Eskobari i ballkanit ndodhet i shtruar në spitalin e burgut në Tiranë. Fillimisht ai u shtrua në spitalin e burgut në Peqin.
Më pas, duke mos i dhënë zgjidhje mjekët e këtij institucioni, Balili është dërguar për një ekzaminim në Elbasan. Aty, i njohuri dhe si ‘Eskobari i Ballkanit’, është ekzaminuar nga një neurolog dhe ka bërë edhe skaner, pasi siç duket ka nisur të ketë probleme të shëndetit mendor.
Nga Elbasani, Balili është sjellë në Tiranë, ku është shtruar në spitalin e burgut, për një mjekim më të specializuar. Vetë Balili, më herët ka bërë kërkesë që të kalojë nga burgu i sigurisë së lartë, siç është ai i Peqitnit, në një të zakonshëm, por kjo kërkesë është refuzuar edhe pse i dënuari me 10 burg është shprehur: Nuk e përballoj dot atë vend!
Balili nuk është i vetmi nga të burgosurit në këtë institucion, që ka përfunduar në spital këtë javë. Para tij janë shtruar edhe Gate Mahmutaj, Arbjon Aliko dhe Genci Balla.
Vetë ministrja e Drejtësisë Etila Gjonaj u shpreh se Aliko aktualisht ai ndodhet në spitalin e burgut dhe jashtë rrezikut për jetën. Ajo shtoi se nuk pret që të dënuarit ta pranojnë lehtë regjimin bis 41, pasi është i vështirë.
Çfarë kërkojnë të dënuarit e këtij burgu?
170 të dënuarit që ndodhen në burgun e Peqinit, pretendojnë se shteti ka ndikuar në krimet e kryera prej tyre. Ata kërkojnë që të gjitha dënimet e dhëna ndaj të dënuarve aktual të përgjysmohen; Të gjitha dënimet me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj të dënuarve aktual të kthehen në 20 vite burgim; Të gjithë të paraburgosurit aktual të kenë të njëjtin përfitim sa më sipër pas dhënies së vendimit nga gjykata.
Për të realizuar këto kërkesa, ata kanë paraqitur edhe një peticion drejtuar Kuvendit, Presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj. Nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë përgjigje.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Ilir Meta dekreton në detyrë dy komandantë të forcës tokësore dhe atë detare.Kështu presidenti i vendit ka dekretuar Gjenerali Brigadet Arben Voke Kingj...
ELBASAN– Dy mësues kanë rezultuar povitiv me koronavirus ditën e sotme në qytetin e Elbasanit dhe të Cërrikut. Pas simptomave të para mësuesit janë drejtuar aut...
TIRANË– Kelmend Balili, i dënuari me 10 vite burg ndodhet aktualisht në spitalin e burgut në Tiranë, pasi nuk është mirë nga gjendja shëndetësore. Balili, ...
VLORE-Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Shtetasi V.K, banues në fshat...
PEQIN– Kelment Balili i cili po vuan dënimin me 10 vite burg në burgun e Peqinit është shtruar në spital. Mësohet se i njohuri ndryshe si Eskobari i Ballkanit, ...
KAVAJE– Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim për vjedhje. Shtetasi F.P ka realizuar tre vjedhje, në një market...
TIRANË– Dodë Gjikolaj, pjesë e një bande që kryente vrasje dhe shpërthime me eksploziv në Kosovë është vënë në pranga ditën e sotme. Sipas njoftimit ...
TIRANË– Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas një njoftimi të Policisë së Tiranës, mësohet se në pranga...
TIRANË- 389 viktima, 5239 të infektuar aktivë dhe 8342 të sheruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Genta Qirjako nga I...