LIVE UPDATES
Aktualitet

Gruas i kushton ‘shtrenjtë’ lidhja e dashurisë, i ‘dashuri’ i zhvat 72 milionë Lekë

11 Maj 2021, 20:28 Nga DOSJA
Gruas i kushton ‘shtrenjtë’ lidhja e dashurisë, i

TIRANË-Në emisionin “Stop” janë trajtuar raste të mashtrimit në forma nga më të ndryshmet. Këtë herë gazetarët e “Stop” kanë sjellë në vëmendje një rast mashtrimi, duke përdorur lidhjen e dashurisë. Irena Hysi ka drejtuar në “Stop” ankesën se është mashtruar nga një person, i cili është afruar për raport dashurie dhe më pas i ka marrë shuma parash duke mos ia kthyer kurrë. Irena është njohur me qytetarin Genci Çiçi në vitin 2015 dhe pak kohë më vonë, ai ka filluar t’i kërkojë shuma parash borxh, që në fillim i kthente, por më pas jo më.

Ai u paraqit si i divorcuar. E vazhduam lidhjen për më shumë se 1 vit e gjysmë. Ai u paraqit si një person që i interesonte lidhja me mua. Pak kohë pasi ishim lidhur, fillon të kërkojë borxhe. Për dy raste ka qenë korrekt, i ka marrë dhe i ka sjellë përpara”.

Shuma, që Genci Çiçi i detyrohet është 72 milionë lekë. Ajo thotë, se Genci e ka mashtruar me justifikime nga më të ndryshmet, si sëmundja e nënës.

“Pastaj filloi të kërkoi shuma të ndryshme. Njëherë për ditëlindjen e vet ku festoi 50-vjetorin, kur ka pasur një gjyq, sipas tij, në Gjermani. Këto do m’i sillte sipas tij në fund të Dhjetorit 2015. Kur fillova të kërkoj këto shuma, ai më hapi në telefon pamjet e një vile, tha do ta shes dhe do të më lante borxhet mua. Kur i them që kur do m’i kthesh këto lekë, ai thotë që më datë 27 Dhjetor do i kesh lekët. Më 27 Dhjetor mbyll telefonin dhe vjen më datë 4,5 Janar. Unë kam qenë në Spitalin Amerikan, kam vënë dy unaza. Më mbrapa kuptova që jo. Ka marrë njëherë 2 mijë Euro, më pas 2 milionë lekë. Më  pas u ankua për shëndetin e nënës së vet dhe më kërkoi nëpërmjet telefonit 500 mijë lekë.Në total kanë qenë 72 milionë lekë shifra që më ka marrë. Zotëria kur merrte lekët nxirrte edhe shifrën nga xhepi që thoshte që futi tek lista ime”.

Rezultoi, se nëna ishte mirë dhe Genci ishte i martuar dhe jo i divorcuar, siç i kishte thënë Irenës.

Në momentet kur vëllai i zotërisë mori titullin mjeshtër i madh nga Presidenti Bujar Nishani, aty shikoj nënën e zotërisë që nuk ishte e sëmurë. I kishte flokët, sepse sipas këtij ia kishin qethur flokët. Aty dukej në gjendje të mirë shëndetësore. Zotëria ishte i martuar dhe nuk ishte i divorcuar”.

Veç kësaj Irena mësoi se edhe një grua tjetër ishte e lidhur me Genci Çiçin prej 6 vitesh dhe asaj i kishte marrë gjithashtu shuma monetare të mëdha.

Rastësisht me një shtetase gjermane zbulova se edhe kjo shtetase kishte marrëdhënie me zotërinë dhe i kishte marrë vlera të holla njësoj si unë. Ajo kishte 6 vjet dhe unë 1 vit e gjysmë. Kuptova që zotëria po më mashtronte dhe fillova më me insistim t’i kërkoja lekët. Nuk po m’i kthente. Më pas filloi të më mbyllte telefonin”.

Qytetarja: Genci ka patur një motër në Gjermani dhe kështu kemi hyrë në muhabet me Gencin. Më kupton? Dhe vjehrra ime…, kur kam bërë dasmën unë, e kam bërë te lokali i Gencit. Dhe aty është…

Denoncuesja: Aty është njohur me Gencin ajo?

Qytetarja: Po aty është njohur dhe që atëherë, filloi avazi. Unë e kam dit gjithmonë, po se ca ka bërë ajo me lekët e veta, unë nuk kam ndërhyrë, se në fund të fundit, ca më duhet mua?! Dhe kur i kam thënë unë, ajo ka thënë: ça të duhet ty, s’është leku jot, është i imi. Shiko! Ai i ka marrë njëherë 20 mijë euro. I ka marrë 35 (mijë euro). Vajtën 55. I ka marrë një shumë pastaj, 50 mijë euro. Po ne ia kemi dhënë me noter të gjitha. Kjo e donte dhe e ndihmonte, kuptohet.

Denoncuesja: Po burri i vet e dinte, që kjo kishte lidhje?

Qytetarja: Po burri i vet e mori vesh tani, më vonë e mori vesh. Ka 5 vjet e gjysmë, që ia ka dhënë, që ia ka marrë lekët ai. Dhe do të t’i jap, do të t’i jap… Kur e fituam gjyqin e parë ne, që e hodhëm në gjyq, e fituam. Kishte për ta ekzekutuar. I erdhi përmbaruesja në shtëpi. Atëherë, ka garantuar shtëpinë e Bujarit ai. Mbas disa muajsh ky shkon me vjehrrën time tek noterja dhe i thotë hajde këtu, unë do të blej një shtëpi, për lekët, që të kam, po firmos cikë këtu. Dhe aty ka marrë firmë për tjetër gjë. Aty ka dhënë firmën, që gjoja e ka likujdu vjehrrën time. Ai pretendonte, po doli e falsifikuar, se ne morëm përgjigje nga Ministria e Drejtësisë. Se ajo është e huaj. I ka gjyqet e përfunduara, vetëm për t’i ekzekutuar i ka. I ka të marra.

Irena Hysi tregoi, se e ka ndjekur gjithë këtë në rrugë ligjore, duke bërë kallëzim. Çështja shkoi në prokurori dhe më pas në gjykatë. Prokurori kërkoi, që i akuzuari të dënohej me 7 vite për mashtrim. Gjykata, me  gjyqtar Sokol Tonën, vendosi të dënohej 5 vite dhe më pas e pezulloi këtë vendim, duke e lënë vetëm me 2 vite shërbim prove.

Vendosa të konsultohem me avokatë dhe të marr rrugë ligjore. Çështja kaloi në gjykatë. Prokurori vendosi që zotëria të dënohet me 7 muaj burg. Gjykata e dënon me 5 vite burg dhe pezullimin e këtij vendimi me 2 vite shërbim prove”.

Për çështjen ka hapur edhe gjyq civil.

Përveçse më ka lënë me një dëm psikologjik më detyrohet edhe me vlerën 72 milionë lekë. Ai e mohon këtë gjen dhe pretendon se m’i ka dhënë ai mua. Pas një kalvari prej 3 vitesh nëpër gjykata i kërkoj emisionit “Stop” ndihmë për të zbardhur këtë çështje që çdokush të marrë atë që meriton”. /tvklan.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet genci çiçi irena hysi genci çiçi irena hysi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit