LIVE UPDATES
Bota

Guterres: Bota jo në drejtimin e duhur për klimën

21 Shtator 2021, 08:14 Nga DOSJA
Guterres: Bota jo në drejtimin e duhur për klimën

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësim të hënën se bota nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur disa objektiva urgjente në luftën kundër ndryshimit të klimës.

“Bazuar në angazhimet e tanishme të shteteve anëtare, bota është në një trajektore katastrofike të ngrohjes deri në 2.7 gradë [Celsius], në vend të 1.5 që ne të gjithë u pajtuam se duhet të jetë kufiri”, u tha zoti Guterres gazetarëve. “Shkenca na thotë se çdo gjë mbi 1.5 gradë do të ishte një katastrofë”.

Për të arritur nivelin 1.5 gradë, OKB-ja thotë se kombet më të pasura duhet sigurojnë fonde prej 100 miliardë dollarësh në vit, nga tani deri në vitin 2025.

Emetimet e gazrave serë gjithashtu duhet të shkurtohen me gati gjysmën deri në vitin 2030, për t’i mundësuar vendeve të arrijnë neutralitetin e karbonit brenda objektivit të caktuar – vitit 2050. Kjo përfshin punën e vështirë për t’i bërë vendet të heqin dorë gradualisht nga termocentralet ndotëse me qymyr.

Aty ku besoj se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë është në lidhje me zvogëlimin e emetimeve“, tha zoti Guterres.

Gati 80% e emetimeve janë nga vendet e G-20ës.

Konferenca e rishikimit, COP26

Në nëntor, vendet do të takohen në Glasgow, të Skocisë, për një konferencë të rëndësishme klimatike për të rishikuar përparimin në angazhimet e marra që nga Marrëveshja e Klimës e Parisit në vitin 2015.

Të hënën, zoti Guterres organizoi së bashku me kryeministrin britanik Boris Johnson një takim të vogël të vendeve kryesore përpara konferencës. Zoti Guterres dhe zoti Johnson kanë ngritur të dy alarmin se konferenca e rishikimit, e njohur si COP26, nuk mund të dështojë dhe se nevojiten angazhime ambicioze.

“Unë mendoj se Glasgow – COP26 është një pikë kthese për botën“, u tha zoti Johnson gazetarëve. “Është një moment kur duhet të rritemi dhe të marrim përgjegjësitë tona”.

OKB-ja thotë se gjysma e financimit publik për klimën prej 100 miliardë dollarësh duhet të shkojë për përpjekjet e përshtatjes së vendeve në zhvillim.

Zoti Guterres shprehu shqetësimin se përparimi në këtë drejtim nuk ka qenë i mjaftueshëm. Edhe pse ai vuri në dukje disa lëvizje, përfshirë angazhimet e reja nga Suedia dhe Danimarka të hënën.

“Unë besoj se ky 50%-sh mund të zërë vend, por ne ende nuk jemi në atë pikë“, tha ai.

“Është bota në zhvillim ajo që po vuan pjesën më të madhe të ndryshimeve katastrofike të klimës në formën e uraganeve, zjarreve dhe përmbytjeve, dhe me dëmin real afatgjatë ekonomik me të cilin ata përballen“, tha zoti Johnson. “E megjithatë, është bota e zhvilluar ajo që mbi 200 vjet ka vendosur karbonin në atmosferë që po shkakton këtë përshpejtim të ndryshimit të klimës. Dhe kështu vërtet na takon neve t’i ndihmojmë”.

Aktivistët e aksionit për klimën thonë se nuk është zbatimi i fondeve që po pengon progresin e shpejtë.

“Pandemia ka treguar se vendet mund të mobilizojnë me shpejtësi triliona dollarë për t’iu përgjigjur një emergjence – është e qartë se bëhet fjalë për vullnet politik”, tha Nafkote Dabi, drejtues për Politikën Globale të Klimës në Oxfam International. “Le të jemi të qartë, ne jemi në një emergjencë klimatike. Ajo po bën kërdinë në të gjithë globin dhe kërkon të njëjtën vendosmëri dhe urgjencë”.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antonio guterres klima okb antonio guterres klima okb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj