Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
HAGË – Ka vazhduar të dëgjohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, hetuesja e ZPS-së Zenka Pumper duke hyrë kështu në ditën e 6 të dëshmisë së saj për Ish-krerët e UCK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Pumper ka thënë se përfshirja e saj në kontrollin e çështjes OVL-UÇK ka filluar më 25 shtator dhe se ajo personalisht nuk ka intervistuar asnjërin nga të akuzuarit dhe as ndonjë person tjetër në ndërtesën e organizatës.
Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Haradinajt, Toby Cadman, hetuesja e ZPS-së ka thënë se hamendëson që ishte në Kosovë në kohën kur kishte marrë udhëzimet për këtë çështje.
Avokati Cadman: Pra, keni qenë në Kosovë në 22 shtator, apo jo?
Pumper: Parapëlqej të hamendësoj, nuk jam e sigurt ku isha atë ditë.
Avokati Cadman: Keni qenë në Kosovë më datë 22, sepse zoti Haradinaj në shoqërinë e tre oficerëve të KFOR-it, ju ka parë në Prishtinë atë ditë, e saktë?
Këtë pyetje e ka kundërshtuar prokurorja Valeria Bolici, meqë sipas saj, nuk ekzistojnë prova që Haradinaj e ka parë hetuesen Pumper në Kosovë.
Ndërsa pyetjet se kush kishte përgjegjësi të përgjithshme lidhur me hetimet në teren kanë vazhduar në një seancë të mbyllur për publikun. E njëjta gjë ka ndodhur me pyetjet për një person me të cilin Pumper thotë të ketë ndarë një zyrë pune e të cilit në këtë seancë ju referuan ‘personi X’. Pumper ka thënë se në atë periudhë kohore kanë ndarë të njëjtën zyrë por që kanë pasur tavolina të ndara pune duke shtuar se nuk është në dijeni nëse ky person ka udhëtuar ndonjëherë në Kosovë.
Avokati Cadman: A keni ndonjë sistem me anë të së cilit bëhet informimi ose shkëmbimi i informacionit në mënyrë të rregullt lidhur me gjërat që janë të rëndësishme për momentin për zyrën?
Dëshmitarja Pumper: Ne kemi takime të përjavshme çdo të premte, dhe kemi takime, kemi ekipe të cilave u janë caktuar projekte, ata takohen në mënyrë të rregullt, në përgjithësi më duhet të them që kemi një linjë komunikimi të rregulluar brenda përbrenda zyrës.
Avokati Cadman: Pra, nëse ndodh diçka e rëndësishme, ngrihet një çështje e rëndësishme, do të kishte një forum përmes së cilit i komunikohej kjo çështje e gjithë stafit të ZPS-së? Ne e dimë që ngjarjet që kanë rrethuar këtë çështje, në qoftë se ne do ta pranojmë çështjen e prokurorisë, paraqisnin një çështje të rëndësishme, shqetësuese për ZPS-në nga data 7 shtator, a nuk është kështu?
Dëshmitarja Pumper: Po, ishte një çështje shqetësuese.
Avokati Cadman: Kur jeni informuar për këtë?
Dëshmitarja Pumper: Besoj që e kam thënë edhe më parë, nuk e mbaj mend se kur jam vënë në dijeni të kësaj çështje por u informova për të dhe ishte çështje shqetësuese dhe kemi folur rreth kësaj.
Avokati Cadman: Sigurisht si nëpunëse e lartë e zyrës, rreth datës 7 apo 8 shtator do të duhej të jeni informuar rreth saj apo jo?
Dëshmitarja Pumper: Nuk dua të spekuloj, e di që jam informuar por nuk e di se kur jam informuar.
Pumper ka thënë sot se ka pranuar edhe e-mail nga Bolici si dhe një e-mail tjetër me informacione rreth dosjeve.
Pumper: Kam pranuar e-mail me dosjet mbi të cilat duhej të hartoja deklaratën time. Kam marrë një e-mail ku më thuheshin dosjet ku gjendeshin komunikime të tilla dhe mbi bazën e të cilave më duhej të shkruaja paragrafët besoj 32 deri 34 të deklaratës sime. Kjo dosje ishte konsoliduar dhe ishte më e thjeshtë për mua për ta shqyrtuar atë, nuk kishte udhëzim lidhur me të
Ndërsa avokati Cadman ka lexuar transkriptin e dëshmisë së saj dhënë ditë më parë para trupit gjykues.
Avokati Cadman: Pumper gjatë dëshmisë ditë më parë ka thënë se ka marrë udhëzime vetëm gojarisht. Ju aty thoni të kundërtën, thoni nuk ka pasur udhëzime me shkrim, se udhëzimet që i keni marrë nga zonja Bolici janë dhënë gojarisht
Dëshmitarja e ka hedhur poshtë dëshminë që kishte dhënë para dsa seancash ku ishte shprehur se udhëzimin e kishte marrë gojarisht.
Pumper: Lidhur me çështjen OVL-UÇK kam marrë udhëzime me e-mail. Nuk më kujtohet të kem thënë se nuk ka pasur fare udhëzime me shkrim, besoj se kam thënë se ka pasur udhëzime gojore, dua të konfirmoj se më kujtohet të kem marrë edhe udhëzime me shkrim disa e-mail, dhe kjo është në proces verbal të dëshmisë sime
Më tej avokati ka pyetur hetuesen e ZPS-së për mënyrën se si u është komunikuar rasti i rrjedhjes së dokumenteve të cilat u dërguan në OVL-UÇK.
Pumper: Në një pikë është bërë një takim nga kryeprokurori, por prokuroi i specializuar ka bërë një njoftim për këtë. Nuk e mbaj mend.
Avokati Cadman: Pra u bë një takim në nivel zyre kur ju u informuat për ketë rrjedhje të të dhënave?
Pumper: Atë nuk e mbaj mend, nuk e mbaj mend nëse ka pasur një njoftim në zyrë, por e mbaj mend që ka pasur një njoftim pas ca kohe sa i takon rrjedhjes së të dhënave.
Avokati Cadman: A bëhej fjalë për të gjithë zyrën që u informuat për këtë, apo bëhej fjalë për një skuadër të vogël?
Pumper ka thënë se bëhej fjalë oër të gjithë zyrën.
Avoakti Cadman: Çfarë hapash të tjerë pasues janë marrë pas këtij njoftimi. A janë marrë masa të tjera pasuese brenda përbrenda institucionit si rezultat i rrjedhjes së këtyre të dhënave?
Pumper: Siç e thash nuk e mbaj mend që prokurori i specializuar të ketë njoftuar rrjedhjen e të dhënave. Por çfarë mbaj mend unë është që u bë një ndryshim një hamendeshim i procedurës së protokollit të sigurisë menjëherë pas ndodhjes së këtij incidenti
Hetuesja e ZPS-së ka thënë se ka qenë e përfshirë në intervistimin e tre gazetarëve ndërkohë ka theksuar se nuk ka biseduar me ndonjë pjesëtar të Policisë së Kosovës. Ajo ka përsëritur se përgjegjësia e përgjithshme e dhënies së informacionit ishte e prokurorit të specializuar dhe zëvendësit të tij ku sipas saj ata u jepnin detyra punonjësve të tjerë për kryerjen e hapave hetimor. Pumper ka thënë se nuk është përfshirë në hetimin se si ka rrjedhur informacioni.
Pumper ka konfirmuar në këtë seancë se ka punuar hetuese për disa vjet në policinë austriake dhe gjithashtu ka shërbyer në misione të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe në një mision të Bashkimit Evropian. Ajo ka theksuar se në Task Forcën Hetimore Speciale ka punuar për 5 muaj ndërsa nga viti 2016 ka filluar punën në Zyrën e Prokuronit të Specializuar dhe ka mohuar se punon konsulentë e pavarur hetimore.
Ish-krerët e UCK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Hetuesja Zenka Pumper është dëshmitarja e parë e ZPS-së në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajnt në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë ku mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
LAJMI KRYESOR: Vazhdon sot gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinaj, Pumper vijon dëshminë
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
VJENË- Katër persona kanë mbetur të plagosur në Vjenë ditën e sotme gjatë një sulmi terrorist. Merkur.de shkruan se një person ka sulmuar me thikë disa kal...
KOSOVË– Trajneri i futbollit Afrim Tovërlani është vënë në pranga pasi akuzohet se ka sulmuar me thikë kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti në shtëpi...
BRAZIL – Një raport i madh hetimor ka ngritur akuza serioze nga Presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, për menaxhimin e pandemisë Covid në vend.Sipas BB...
BEOGRAD– “Ky do të ishte një lajm katastrofik, i tmerrshëm për popullin tonë,”-kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Sipas predi...
PRISHTINË– Publikohen pamjet e kamerave të sigurisë, ku është vënë në pranga 46-vjeçari Feim Berisha, i cili pak minuta më parë kishte dhunuar...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka thënë se shumica parlamentare do të zgjerohet pas zgjedhjeve lokale. Alsat.mk shkruan se Z...
SERBI – Një “stuhi reagimesh” ka shpërthyer në mediat serbe pasi Valentina Petroviç, miss-i i zgjedhur i Serbisë ka pozuar me Miss-in ...
SHKUP- Një zjarr i madh ka rënë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Alsat.mk shkruan se zjarri ka rënë në afërsi të parkut të Shkupit.Ndërkohë që për shkak t...
SHBA – Gati 5,000 “ekzoplanetë”, botë që rrotullohen rreth yjeve përtej Diellit tonë janë gjetur deri më tani, por të gjitha këto kanë qënë t...
GJERMANI – Kancelari gjerman Olaf Scholz duket se do e përurojë postin e tij të ri më një makinë akull të re, e cila ka dalë në treg në fillim të këtij te...