“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Sulmohet me thikë Shpend Ahmeti, arrestohet trajneri që i shkoi në shtëpi
26 Tetor 2021, 17:53Nga DOSJA
KOSOVË– Trajneri i futbollit Afrim Tovërlani është vënë në pranga pasi akuzohet se ka sulmuar me thikë kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti në shtëpinë e tij. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, rreth orës 17:50, por vetëm sot është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovë.
Tovërlani është futur me thikë në dorë në shtëpinë e Ahmetit, në lagjen Nic në Çagllavicë të Prishtinës dhe e ka sulmuar Kryetarin duke i shkaktuar lëndime. Pak minusta pas lajmërimit, në shtëpinë e Ahmetit ka mbërritur policia dhe ka prangosur Tovërlanin. Ky I fundit ndodhet në paraburgim dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Vetë Ahmeti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me rastin në fjalë.
Nuk dihet ende se cili ka qenë konflikti mes Tovërlanit dhe Ametit që ka sjellë këtë sulm. Në momentin e sulmit trajneri rezulton të ketë qenë i dehur.
Njoftimi i policisë:
Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla që shkoi në këtë lokacion i ka takuar katër burra, mes tyre edhe Afrim Tovërlanin. Gjatë kontrollimit trajnerit Tovërlani i është gjetur një thikë e cila është konfiskuar, derisa i dyshuari ishte dërguar në stacionin policor në Graçanicë ku edhe i është bërë alkool-testi pas të cilit ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.
BRAZIL – Një raport i madh hetimor ka ngritur akuza serioze nga Presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, për menaxhimin e pandemisë Covid në vend.Sipas BB...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka thënë se shumica parlamentare do të zgjerohet pas zgjedhjeve lokale. Alsat.mk shkruan se Z...
SHKUP- Një zjarr i madh ka rënë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Alsat.mk shkruan se zjarri ka rënë në afërsi të parkut të Shkupit.Ndërkohë që për shkak t...
GJERMANI – Kancelari gjerman Olaf Scholz duket se do e përurojë postin e tij të ri më një makinë akull të re, e cila ka dalë në treg në fillim të këtij te...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali. Ansa.it shkruan se një grua ka vrarë dy vajzat e saj të mitura. Mësohet se vajzat ishin njëra ...