Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
E RËNDË NË ITALI/ I ati i dhunonte, mamaja vret dy vajzat e mitura
26 Tetor 2021, 15:33Nga DOSJA
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali. Ansa.it shkruan se një grua ka vrarë dy vajzat e saj të mitura. Mësohet se vajzat ishin njëra 11 vjeç ndërsa tjetra 3 vjeç.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Veronës, ndërkohë që shkaqet që e shtynë gruan të bënte këtë gjë ende nuk dihet se cilat janë. Pasi kreu aktin, nëna e dy fëmijëve është larguar nga banesa dhe ndodhet në kërkim, ndërsa policia u njoftua nga një i afërm, i cili kishte gjetur trupat e pajetë të fëmijëve.
Gruaja dhe dy vajzat e saj qendronin në një komunitet të vendosur nga Gjykata për shkak se ishin në proces gjyqësor, për shkak të dhunës nga babai. Prona, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio. Dy vajzat ishin larguar nga shtëpia e tyre me një dispozitë të Gjykatës për të Mitur pas sjelljes së dhunshme të babait të tyre, një burrë që dyshohet se kishte probleme me varësinë nga droga.
Nëna, aktualisht në kërkim dhe vajzat ishin vendosur në shtëpinë “Mamma Bambino” që në janar të vitit 2021. Në Verona ata kishin të afërm të tjerë. Magjistratura përgjegjëse për hetimet, prokurorja Maria Federica Ormanni, ka urdhëruar ndërkohë kryerjen e autopsisë për dy viktimat, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
KOSOVË– Pjesëmarrja e grave në ekipet negociatore me Serbinë dhe përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse vazhdon të jetë e ulët në Kosovë.Kështu...
POLONI- Tensionet midis Polonisë dhe BE-së tashmë janë intesifikuar pasi me gjithë përpjekjet e bëra nga palët duket se nuk është arritur në një kompromis.Marrë...
POLONI- Kryeministri i Polonisë ka akuzuar BE-në se i ka bërë kërkesa Varshavës me “armën në kokë”, duke i kërkuar Brukselit të tërheqë pas kërcënim...
KOSOVË – Përpara Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe para Këshillit Prokurorial janë mbledhur përfaqësues nga organizata për të drejtat e grave. Ata ja...
GJERMANI– Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikanja e SPD-së, Bärbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 7...
KOSOVË– Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka reaguar pasi ekipi i Kosovës në boks nuk u lejua të futej në Serbi për të marrë pjesë në Kam...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.Sipas njoftimit të Ministrisë së shëndetësisë janë regjistruar ndë...