Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Mesnata e të hënës ishte afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike e shtyu këtë moment përtej afatit, ku automjeti me listat e PD, u nis drejt KQZ, disa minuta pas mesnate. Socialistët i zbardhën emrat në orën 23:30, ndërsa vetëm LSI-ja i bëri publike emrat që paradite.
Por çfarë ndodhi dje? Cilat janë formacionet e tri skuadrave për finalen e 25 prillit?
Me një bunkerizim në informacion, pak para mesnate u zbardhën zyrtarisht emrat në listën e PD. Me 13 mungesa të disa figurave kryesore në PD, Lulzim Basha shkon në zgjedhje vetë i pari në Tiranë, ndërsa i sigurtë vendi në listë është për ish-kryeministrin Sali Berisha. Lideri historik i PD, renditet i 5-i në listë, ndërsa në Tiranë renditen edhe shumë nga aleatët e Koalicionit opozitar. Emrat që mungojnë nga PD: Klevis Balliu;
Bujar Nishani; Luçiano Boçi; Endri Hasa; Genc Pollo; Gert Bogdani; Florion Mima; Valentina Duka; Ligoraq Karamelo; Fatbardha Kadiu; Xhemal Gjunkshi; Eno Bozdo dhe
Fitim Zekthi.
Ndryshe nga demokratët, nga selia e Partisë Socialiste doli fillimisht kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat ku prezantoi ‘kokat e listave’ për të cilat tha se do t’ua linte radhën të rinjve dhe grave, ndërsa shtoi se kishte vendosur veten në ‘vijën e rrezikut’. Përjashtim bënte vetëm Erion Braçe, që kryesonte listën e Fierit dhe Lavdim Krrashi, që do të udhëheqë Dibrën. Ndërsa kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, pak pas orës 23:00 të mbrëmjes, doli dhe lexoi gjithë emrat e tjerë të aprovuar nga kryesocialisti Rama. Edhe pse “veteranët” i ka lënë në vijën e rrezikut, duke përfshirë dhe veten, Rama kërkon mininalisht 78 mandate, pra të mos humbë asnjë pikë nga zgjedhjet e shkuara, ndërsa maksimalen e objektivave e ka 88.
Ndërkohë listat e socialistëve ‘zbardhën’ edhe shumë mungesa. Vasilika Hysi, Petrit Bare, Sadi Vorpsi, Alfred Peza; Reme Lala; Musa Ulqini; Sadri Abazi; Elva Margariti dhe Dritan Leli, duket se e kanë mbaruar detyrën, duke mos zgjedhur që të garojnë. Ndryshe nga Leli, kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Ymeraj la mandatin e marrë thuajse dy vite më parë, për të garuar në Dibër, ndërsa edhe kësaj herë nuk munguan as emrat ‘pikantë’ të të ashtuquajturve ‘çunat probelmatikë’ si Rrahman Rraja dhe Ilir Ndraxhi. Një detaj tjetër që ra në sy ishte fakti që Partia Socialiste kërkonte më shumë kontribut nga ish-ministri Ditmir Bushati duke e lënë jashtë garës, por ama hapi ‘gjoksin’ për deputetë të opozitës së re në Kuvend, si psh: Nimet Musai, Ylli Shehu apo dhe kritiku më i zëshëm i Ramës, Halit Valteri.
Ndryshe nga dy partitë “big”, Lëvizja Socialiste për Integrim publikoi që në mesditë emrat e saj, ku kryetarja Monika Kryemadhi kishte marrë kryesimin e e tri qarqeve; Fier, Tiranë e Elbasan. Mes shumë partive edhe Partia Social Demokrate që mban vulën e Tom Doshit, ka dorëzuar listat. Vetë Doshi, një person mjaft i lakuar nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kryeson listën e Shkodrës dhe të Tiranës. Mesa duket thirrjet e ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj liderëve të partive politike për emrat, duke kërkuar persona të pastër dhe me integritet nuk ëhstë dëgjuar mjaftueshëm.
Deri më tani nga ‘Amerika’ nuk ka asnjë reagim, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet edhe një koment nga kryedemokrati Basha për të zgjedhurit e tij. Fushata duket se ka nisur zyrtarisht, brenda 46 ditëve shqiptarët do të zgjedhin emrat e personave që do t’i qeverisin për 4 vitet e ardhshme.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në Shqipëri dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate listat e kandidatëve të tyre për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Si socialistët ashtu dhe demokr...
TIRANË– Me zbardhjen e listave të PS të kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit, janë vënë re disa mungesa të emrave që kanë qenë kryesor në Partinë...
TIRANË– Me më shumë se 15 minuta vonesë, Partia Demokratike është partia e fundit që ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qend...
TIRANË– Fitim Zekthi ka mohuar që të jetë caktuar nga Partia Demokratike si caktuar Fitim Zekthi si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe p...
TIRANË– Listat e Partisë Demokratike janë nisur për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet që makina me dokume...
TIRANË– Partia Socialiste duket se ka hapur dyert edhe për deputetë të opozitës së re që janë ende në Kuvend. Pas publikimit të emrave zyrtare nga kreu i g...
TIRANË– Partia SocialDemokrate ka dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Vetëm 10 minuta para përfundimit...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar zytarisht emrat e 160 kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet parlame...
TIRANË– Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë që u propozuan me herët në mbledhjen e Kryesisë së selisë blu...
TIRANË– I vetmi që ka dalë i buzëqeshur nga selia e Partisë Socialiste është ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Mësohet se Pandeli Majko dhe is...