LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Hej Liam, eja të luash një film prej vërteti në Shqipëri! – Turizmi i rrëmbyer!

30 Qershor 2021, 05:37 Nga DOSJA
‘Hej Liam, eja të luash një film prej vërteti në

Qartësisht industria e turizmit në vend zhvillohet mbi një mekanizëm ingranazhesh shtetërore që janë të ndërtuara keq dhe në ngërç, që në vend të mbështesin zhvillimin afatgjatë dhe modern të saj, prodhojnë në çdo rast ineficienca, të cilat shndërrohen në kosto të rënda për operatorët turistikë, e fatkeqësisht me raste edhe me kosto njerëzore…shkruan Monitor në editorialin e sotëm.

Nja dy vite të shkuara shtetarët tanë të turizmit servirën një reklamë për turizmin në Shqipëri, që u pagëzua popullorçe si reklama “Hej Liam!”. Fabula e reklamës frymëzohej nga filmi “Taken” (2008), ku protagonisti kryesor, aktori i njohur Liam Neeson, haset me kriminelin shqiptar, Markon nga Tropoja. Një film, që përtej intrigës artistike, kontribuoi edhe më tej në imazhin negativ për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe mbi këtë “gërmadhë imazhi”, reklama përpiqej të ngrinte një tjetër imazh për Shqipërinë e shqiptarët, duke i bërë thirrjen simbolike aktorit Liam të rrëmbehej nga bukuritë dhe virtytet e këtij vendi e të këtyre njerëzve.

Por, Ministri i Turizmit, i atëhershëm dhe i sotëm, tek thoshte fjalët “Hej Liam, eja dhe rrëmbehu nga bregdeti ynë i mrekullueshëm dhe buzëqeshja jonë miqësore”, ndoshta nuk e kishte menduar që turizmi shqiptar do të identifikohej me episode të denja për filmin “Taken”, tashmë jo si intrigë artistike, por në realitet.

Një seri ngjarjesh të shëmtuara u shfaqën në sektorin e turizmit shqiptar. Seriali nisi me ngjarjen e denjë për filma me kaubojsë të ndodhur me turistët spanjollë në gushtin e vitit 2019 në Jug të vendit. Për të arritur tek ngjarja më e fundit në Velipojë, ku sherri ndërmjet pronarëve të dy hoteleve, në dukje për shezlongët, fatkeqësisht përfundoi me 4 viktima, ndër të cilët një i ri krejtësisht i pafajshëm dhe fatkeq, i dëshiruar për të punuar dhe mbështetur familjen e tij me punë të ndershme. E pas kësaj sikur u vu në veprim një reaksion zinxhir konfliktesh me objekt shezlongët e plazhit, që ndoshta do të hyjë në historinë e turizmit shqiptar me emërtimin “beteja e shezlongëve”.

E gjithë kjo situatë tensioni dhe vetëgjyqësie ndërmjet operatorëve turistikë me dhe pa leje, ndërmjet tyre dhe pushuesve, apo ndërmjet vetë pushuesve tregon qartazi mangësi të theksuara në krijimin e një mjedisi që mbështet zhvillimin e turizmit si një industri të mirëfilltë me përfitime jo vetëm për operatorët turistikë, por për të gjithë ekonominë shqiptare.

-Së pari, sikurse filloi të kuptohej nga dëshmitë apo ankesat e operatorëve të tjerë, një pjesë e konflikteve dhe pakënaqësive shkaktohen nga administrimi i procesit të lejeve dhe autorizimeve nga institucionet e qeverive vendore dhe qendrore. Lejohen operatorë informalë, duke rritur kostot e operatorëve formalë. Vonohen miratimet e lejeve dhe autorizimeve, duke lënë në situatë pasigurie operatorët aplikues dhe duke i detyruar disa prej tyre të veprojnë në informalitet. Mbivendosen hapësirat e lejuara për shfrytëzim, duke krijuar përsëri paqartësi për operatorët në terren. Duket se krijimi i një agjencie shtetërore për administrimin e territorit të bregdetit (zona kryesore turistike në stinën e verës) dhe përqendrimi i kompetencave duke ua marrë ato bashkive, që mbulojnë zonat bregdetare, nuk e ka kufizuar këtë fenomen. Përkundrazi, ka nxjerrë në pah kostot tipike që i ngarkohen një biznesi nga sjelljet burokratike e deri korruptive të administratave të paafta dhe të veshura me shumë pushtet. E gjithë kjo situatë ka krijuar terrenin e favorshëm për krijim problemesh dhe shpërthime konfliktesh.

-Së dyti, dukshëm çdo problem apo konflikt që krijohet tentohet të zgjidhet në rrugën joformale apo me mënyrën që ne e kemi emërtuar “vetëgjyqësi”. Ky fenomen nxjerr një pah një tjetër ineficiencë të theksuar, që rëndon drejtpërdrejtë si kosto mbi bizneset shqiptare e në këtë rast operatorët turistikë: Mungesa e besimit tek autoritetet shtetërore apo institucionet e drejtësisë si rregullatorë e arbitër të paanshëm dhe efektivë për biznesin. E siç dihet, çdo biznesi, që të zhvillohet i shëndetshëm, i nevojitet të mbështetet me rregulla të qarta e të paanshme loje dhe me mekanizma të drejtë e efektivë të zgjidhjes së konflikteve. Por, operatorët ekonomikë në vend nuk besojnë se mund të gjejnë zgjidhje të drejtë për konfliktet, madje edhe se mund të gjejnë ndonjëherë zgjidhje për to. Pa përmendur shpeshherë kostot financiare që ngarkohen në formën e ryshfetit apo pagesat e tjera të korrupsionit që u kërkohen për të trajtuar konfliktin, e deri zvarritjen me vite në dyer gjykatash.

-Së treti, fenomeni i vetëgjyqësisë, që jo rrallë merr përmasa tragjike, nxjerr në pah pasiguri që lidhen deri me koston e jetëve njerëzore, të cilat tregojnë ineficiencë në administrimin e sigurisë dhe të rendit në Shqipëri, e veçanërisht në zonat turistike. Prania e armëve të shumëllojshme, kryesisht pa leje, dhe përdorimi i tyre pa hezitim, madje edhe në mjedise publike e të populluara, tregon përdorim jo efikas të taksave të biznesit dhe popullatës në financimin e një force rendi dhe sigurie që vetëm rend e siguri nuk prodhon. Pra, kemi një shpërdorim të këtij burimi paraje publike. Nga ana tjetër, cenimi i rendit dhe sigurisë shton kosto të tjera mbi operatorët turistikë me afat veprimi më të gjatë, siç janë cenimi i imazhit, zvogëlimi i klientelës potenciale, rritja e kostove të sigurisë e deri me kostot e jetëve njerëzore, sidomos në rastet kur këta janë edhe mbështetës të ekonomive familjare. Pa përmendur që bizneset pas ngjarjesh të tilla edhe mund të falimentojnë, duke shkaktuar një tjetër reaksion kostosh për të punësuarit e tyre, për marrëdhëniet me kreditorët, furnitorët etj.

Qartësisht industria e turizmit në vend zhvillohet mbi një mekanizëm ingranazhesh shtetërore që janë të ndërtuara keq dhe në ngërç, që në vend të mbështesin zhvillimin afatgjatë dhe modern të saj, prodhojnë në çdo rast ineficienca, të cilat shndërrohen në kosto të rënda për operatorët turistikë, e fatkeqësisht me raste edhe me kosto njerëzore. Kjo industri në fakt i përngjan më shumë një “industrie turizmi të rrëmbyer”. Prandaj na mbetet të themi: Hej Liam! Eja të luash një film prej vërteti!/MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi turizmi ne shqiperi turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Qershor 2021, 05:30

Shqipëria përmendet si shteti kryesore i origjinës së kanabisit në Europë dhe i gjashti në botë për periudhën 2015-2019, sipas raportit të fundit global të drog...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj