LIVE UPDATES
Ekonomi

Gazetari: Natyra i ka dhuruar bukuri përrallore vendit tonë dhe Kosovës

28 Qershor 2021, 16:42 Nga DOSJA
Gazetari: Natyra i ka dhuruar bukuri përrallore vendit tonë dhe

PRIZREN- Gazetari Ahmet Zani ka bërë një shkrim për bukurinë natyrore të vendi tonë. Në shkrimin e tij Zani ka përshkruar një udhëtim që ka bërë në Parkun Kombëtar në Malet e Sharrit, si dhe në pjesën e Kosovës. Ai gjithashtu ka treguar në lidhje me vizitën që bëri në qytetin e Prizrenit si dhe për të gjitha dukuritë natyrore si dhe vendet turistike që mund të vizitohen në këto vende, duke përmendur pjesën e florës si dhe të faunës së rrallë që karakterizohen këto vende.

Shkrimi i plotë:

Natyra ka dhuruar bukuritë përrallore, në bjeshkët, malet, alpet shqiptare ndërsa udhëtimi ynë ka destinacion Parkun Kombëtar në Malet e Sharrit, ndërsa e konsideronim një zonë të virgjër, dhe vetem pak të njohur. Më së shumti për zonën tursitike e kishte përshkruar një miku ynë nga një fshat i Prizrenit. Esheref Qafleshi  nga fshati Opoje në Komunën Dragash pranë Prizrenit, adhurues i natyrës, na ofroj të njiheshim me  Parkun Kombëtar Mali i Sharrit. Ai kishte dëshirë që mediat shqiptare të pasqyronin turizmin malor te Kosoves. Sigurisht një rast i tillë ishte tregues i qartë për vlerat e natyrës dhe bukuritë që të ofronte Parku Kombëtar në Malin e Sharrit.

Prizreni qyteti historik  është ndalesa e parë, ndësa aty do të mësojmë dhe rrugën për në zonën tursitike. Rruga duket disi e vështirë nga ngjitjet malore, ndërsa na e lehtësoj lëvizjen panorama e mrekullueshme e cila na  shoqëroj deri në zonën turistike. Një rruge e asfaltur mrekullisht, në të dyja anët e pyllëzuar dhe e ruajtur me fanatizem. Lez quhet fshati i vogël me shumë histori por me një numër të vogël banorësh, ndërsa më pas rruga gjarpëronte. Pranë një lugine shfaqet Zaplluxha një fshat tjetër mjaft i bukur, aty do të na priste dhe miku ynë Esherefi dhe sëbashku do vijonim udhëtimin për afro tre km deri në Parkun Kombetar Mali i Sharrit. Sa më shume ngjitjeshim  në bjeshkë aq  dhe më shumë uleshin temperaturat e ajrit. Sapo mbërritem në hyerje të zonës turistike, një karvan autoveturash po ktheheshin nga Parku Kombetar. Qëllimi i tyre ishte të eksploronin natyrën e bukur të Parkut Kombëtar, garuesit me mjete vinin nga  trevat të ndryshme të Kosovës.

Ndërsa ndaluam teëshijonim lëvizjet e zhurmshme të automjeteve, ne prezantohemi me Kaltirnën  punonjëse pranë një lokali shumë të këndshëm nga paraqitja vizuale.ndodhej në hyerje të Parkut Kombëtar, ajo  na ofroj të vizitonim ambjentet e brëndshme aty ku dhe ajo punonte si menaxhere. Një lokal karakteristik tradicional, ui punuar me mjeshtëri shumë i parshtatshëm për zonën. Klatrina na tregon se fundjava është e mbushur me vizitorë, disa prej tyre ishin turistë të huaj dhe kishin preferua të shijonin panoramën magjepse jashtë lokalit, të tjerë në ambjentet e brëndshme. Parku Kombëtar i Sharrit është një zone me mrekulli, me shumë gjallesa, kafshë të egra dhe ajo çka relakson turistët është natyra. Më pas ajo na tregon dhe për barin që administrohet nga tre banorë të zonës. Turistët vendas dhe të huaj preferojnë  gatimet tradicionale me prodhime të zonës, të apasionuar pas këtyre gatimeve.

Klatrina ka dëshirën e madhe të na prezantojë deri në detaje për zonën turistike, në tokën e shqipeve, duke  vijuar bashkëbisedimin. Parku Kombëtar i Sharrit përfaqësohet nga mbi 1500 specie të bimëve vaskulare, Fauna me 32 lloje gjitaresh 200 lloje të zogjve, dhe më pas zvarranikë, amfibe disa lloje të peshkqve etj.Parku Kombëtar ka një sipërfaqe prej 53.272 ha dhe gjendet në pjesën e maleve të Sharrit, vargmal që shtrihet me Shqipërine verilindore, Kosovën juglindore dhe Maqedoninë e Veriut në veriperendim. Komuna e Dragashit në Kosovë ka një mori mundësish akoma të pa eksploruara për aktivitete në natyrë dhe turizëm, duke përfshirë gjurmimin e kafshëve, vëzhgimin e zogjve dhe vëzhgimin e natyrës (përfshirë për qëllime akademike dhe kërkimore), peshkimi, shëtitje dhe ecje në kodër, biçikletë malore, kampimg & piknik, eksplorimi i trashëgimisë, arkeologjisë dhe kulturës rurale, skijim, kalërim, çiklizëm, produkte vendore natyrore dhe të kultivuara (barishte, mjaltë,fruta dhe perime).

Kompleksi turistik “n’Bjeshkë” ( Guri i Zi) ndodhet 3.5 km nga pjesa e banuar e fshatit Zaplluxhë në Komunën e Dragashit dhe mund të arrihet përmes një rruge të asfaltuar. Fshati Zaplluxhe (në territorin e Komunës së Dragashit) kufizohet me Komunën e Prizrenit dhe Maqedoninë e Veriut dhe përmes dy linjave rrugore mund të arrish në zonën turistike, ku dhe gjen shijen e natyrës, mikpritje, sikurse dhe gatimet tradicionale. Në të gjithë zonën do të gjesh shumë burime natyrore të ujit. Kompleksi turistik “n’Bjeshkë” (te Guri i Zi)  punon për t’u bërë katalizator i turizmit dhe zhvillimit ekonomik të kësaj zone rurale. Operatori i themeluar përfaqëson një mundësi punësimi veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, duke synuar zbutjen e papunësisë dhe mungesën e mundësive të punësimit në këtë zonë rurale.

Krijimi i shërbimit të akomodimit brenda natës dhe përfshirja e  atraksioneve të parashikuara do të rrisë numrin e  vizitorëve në periudhën e qëndrimit të tyre në kompleksin turistik dhe në zonë. Kjo do të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për biznesin dhe do të gjenerojë nevojën për punësim. Qëllimi kryesor i biznesit është zgjerimi dhe ofertën për mundësitë e  turizmit malor me qëllim zhvillimin e turizmit në zonat rurale përmes infrastrukturës së përmirësuar, krijimit të atraksioneve ivonative dhe integrimit të produkteve vendore, specialiteteve gastronomike dhe bukurive natyrore në një paketë të konsoliduar të ofruar nga kompleksi  që ndodhet  te Guri i Zi në fshatin Zaplluxhe të Kosovës.

Klatrina Salihi vijonte studimet për doktoraturë dhe ishte mjaft intelegjente e apasionuar për natyren, fshatin, historinë dhe traditat e vendit të saj Kosovën, ajo na ofroj mikpritje, na prezantoj gjithçka për zonën e mrekullueshme të Parkut Kombëtar, dhe largohemi me shumë mbresa nga këta njerëz punëtorë, patriotë të shquar, me qëllimin e mirë pasqyrimin e realitetit atë çfar na ka falur natyra në tokën shqiptare. Misioni ynë dhe dëshirat e përbashkëta bashkimin e trojeve shqiptare dhe zhvillimin e vendit me standarte europiane. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale ahmet zani esheref qafleshi  turizmi ne vendin tone ahmet zani esheref qafleshi  turizmi ne vendin tone

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Qershor 2021, 13:15

Një Tiranë thuajse e zbrazët! Kalimtarë të pakët që ecin në pikun e vapës me nga një shishe ujë në dorë si për të mashtruar vapën plus 40 gradë në diell. Nga la...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë