LIVE UPDATES
Aktualitet

Hije të rënda korrupsioni mbi tenderin e Unazës

11 Shtator 2021, 11:16 Nga DOSJA
Hije të rënda korrupsioni mbi tenderin e Unazës

Ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit publik është mbërthyer nga kriza e rëndë e opozitës, një dorë e zezë po zhvat paranë publike të shqiptarëve deri në qindarkën e fundit. Afera e radhës po gatuhet me paketën 130 milionë euro të tenderave për ndërtimin e Unazës së Tiranës.

Javën e ardhshme, ARRSH do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës. Por fituesit e llokmës më të madhe të buxhetit, nuk do të përzgjidhen kompanitë që ofrojnë çmimin më të favorshëm për taksapaguesit, por ato që kanë inxhinierët me diplomat më të mira.

Për herë të parë në historinë e një pune publike kaq të madhe, zgjedhja e fituesve do të shpallet mbi një formulë të çuditshme, ku ofertës financiare i janë lënë vetëm 50 për qind e pikëve. Gjysma tjetër është e lidhur me kritere subjektive të padëgjuara ndonjëherë më parë. Vetëm dy prej tyre, organizimi i brendshëm i kompanisë dhe përgjegjshmëria sociale kanë plot 25 pikë.

Pra, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ndajë 130 milionë euro sipas cilësisë së inxhinierëve duke marrë përsipër të bëjë edhe rankimin e Universiteteve. Por mënyra se si do të pikëzohet ky vlerësim është mister. Fjala vjen, sa pikë i jepen një inxhinieri që është diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe sa një tjetri që mund të jetë diplomuar në Romë, Athinë apo Milano. Sa pikë i jepen një inxhinieri që ka mbaruar ish-universitetin “Enver Hoxha” dhe sa një tjetri, që është diplomuar pas viteve 90?! Përtej kësaj, po kaq mister është edhe mënyra se si do të pikëzohet kriteri për ndikimin social, lidhur me punësimin e banorëve të zonës ku kalon projekti.

Plot 25 pikë mbi dy kritere totalisht subjektive. Praktikisht, kjo formulë eliminon ofertat më të ulëta duke ua dhënë tenderat kompanive që ofrojnë çmimet më të larta, madje edhe nëse diferencat janë 5 milionë euro apo edhe më shumë. Por formula e fituesit është vetëm gjysma e historisë. Gjysma tjetër është ajo e kritereve të kualifikimit. Këtu çudirat janë edhe më të mëdha.

Edhe pse bëhet fjalë për të njëjtin segment rrugor, me të njëjtat karakteristika teknike, kriteret e detyrueshme të kualifikimit ndryshojnë nga njëri lot në tjetrin. Në një lot kërkohet që kompania të ketë 14 inxhinierë ndërtimi të profileve të ndryshme në stafin e saj, në lotin ngjitur 6 inxhinierë, diku 7 dhe diku tjetër 9 inxhinierë. Po kështu, edhe për makineritë dhe pajisjet. Në një lot kërkohet vinç 300 tonë, në një tjetër eskavator me krah 20 metër.

Këto kritere të ndryshme nuk janë të rastësishme. Kostumi është qepur me porosi që t’i rrijë një fituesi të paracaktuar në secilin prej 7 tenderave. Mes kompanive të ndërtimit po qarkullon një listë me emrat e kompanive të paracaktuara si fituese për secilin lot. Ndër to bëjnë pjesë Salillari, Gjikuria, Alko Impex etj. Këto kompani do të ndajnë tortën 130 milionë euro të Unazës, në një garë që është veshur sakaq me hije të rënda.

I gjithë procesi është ankimuar. Fillimisht në ARRSH, por pa rezultat. Njëra prej kompanive ankuese, Vëllezërit Hysa, i është drejtuar edhe SPAK me një kallëzim për të nisur hetimet mbi këtë tender, sipas saj korruptiv. Kjo mund të jetë edhe një luftë e brendshme mes klaneve të maxhorancës. Shpesh aferat më të mëdha kanë dalë në dritë pikërisht nga këto luftëra. Por kjo tashmë ka pak rëndësi.

Qeveria po bëhet gati të prokurojë 130 milionë euro në mënyrë të dyshimtë dhe me hije të rënda korrupsioni. Opozita e dërrmuar nga kriza e rëndë dhe skandalet e brendshme nuk ka më fuqi të mbrojë interesin publik përtej grisjes së fletëve të votimit në Kuvend. Ky është terreni më i përshtatshëm për të zhvatur paranë publike, teksa qytetarët kanë mbetur pa asnjë mbrojtje ndaj duarve të zeza që grabisin buxhetin. Dhe ironia qëndron në faktin se vetë kryeministri është i bindur dhe madje lëvdohet publikisht se tenderat e infrastrukturës janë modeli i ndershmërisë. Ja ku e keni modelin e tenderave të ndershëm. Jo 200 mijë euro sa kanali i Lushnjes, por 130 milionë euro me një dorë.

Marre nga MCNTV

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tenderi i unazes tenderi i unazes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj