LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Hipi në makinë me dëshirë’/ Një rikthim, rrëfime e dëshmi nga banda e Lushnjës

23 Tetor 2021, 13:32 Nga DOSJA
‘Hipi në makinë me dëshirë’/ Një rikthim,

Vrasja e Elton Mermalit, me emrin e ndryshuar në Alban Semaku, ktheu edhe një herë sytë e grupeve hetimore nga Lushnja, e kthyer si Vlora dhe Durrësi jo vetëm në tokën e grupeve të reja, por edhe në zgjatime të grupeve të vjetra. E tillë ishte edhe banda e Aldo Bares, e cila u akuzua për një sërë vrasjesh, por që vitet e fundit, të rinj që ishin fëmijë gjatë vitit 1997, trashëgimtarë dhe të afërm që trashëgojnë hakmarrjen, por bëjnë pikërisht këtë gjë. Po marrin hak.

Etlon Mermali ishte një adoleshent gjatë kohës kur u vu nën akuzë dhe u gjet fajtor për dy vrasje, për të cilat ai shërbeu si roje.

Ai rrëmbye në lagjen e tij në Lushnjë dhe disa orë më vonë u gjet i ekzekutuar në mënyrë makabre në tregun e kafshëve në lumin Shkumbin pranë Peqinit. “Ne kemi këqyrur një varg kamerash, – tha një anëtar i Policisë së Elbasanit, pjesë e hetimit të krimeve të rënda. – 38-vjeçari hipën në një automjet me dëshirën e tij dhe kjo na bën të besojmë se dikush tjetër është përdorur si karrem për ta bindur atë se nuk kishte asnjë rrezik”.

Por viktima “prej një viti bënte lëvizje të limituara”, – shtoi një kriminalist tjetër për Gazetasi.al, ai nuk mbante telefon dhe më së shumti qëndronte i mbyllur në banesë.

“Ai madje nuk kujdesej as për higjienën dhe të dhënat tona, – nënvizon një agjent pranë Komisariatit Lushnjë, – na bëjnë të besojmë se viktima ishte një përdorues droge”. Por ai njëkohësisht kishte llogari të pa mbyllura, që hetuesit i shtojnë tek haku që Laert Haxhiu, një i ri që po eliminon anëtarët e bandës së Lushnjës dhe që dyshohet se po merr hak në emër të dëmeve që i bënë anëtarët e bandës së Lushnjës, në kohën kur ai ishte ende një foshnjë, por duket se u rrit me tregimin se si u dogj banesa e SH.Haxhiut, që nuk ishte vetëm xhaxhai i tij, por më pas edhe dëshmitar kundër bandës së Aldo Bares.

Por përplasjet mes tyre, kulmojnë më pas me një seri vrasjesh, për të cilat drejtësia dështoi të gjejë fajtorët, ndonëse ka bindjen se veç përplasjeve të vjetra, mund të ketë lindur edhe një shkak i ri, kontrolli i linjave të drogës.

Burimet e Gazetasi.al, shtojnë se Mermali qëlloi gjatë viti 1998 ndaj të afërmit të Laert Haxhiut, Bledar Haxhiu, i cili mbeti i vrarë së bashku me Artan Sulçen teksa po udhëtonin me një automjet drejt fabrikës së plastmasit dhe në rrugën e qytetit i prisnin Petrit Liçi ( dëshmitar drejtësie më pas), Erjon Kashari dhe Mermali, që hapën zjarr duke i vrarë me breshëri kallashnikovi.

Sërish për bandën…

Dosja hetimore, e vënë në dispozicion të Gazetasi.al, tregon se si në korrik të vitit 1997, në qytetin e Lushnjës, u vra Ramadan Shkurti, vëllai i Aldo Bares. Konkretisht, dosja hetimore që iu vu në dispozicion Gazetasi.al, përshkruan se si ky moment shërbeu për krijimin e organizatës kriminale, që më pas u njoh si banda e Lushnjës.

“Në këtë datë, i pandehuri Alfred Shkurti ose (Aldo Bare), së bashku me Enver Rabijan dhe Bardhyl Rabijan, janë nisur me një autoveturë në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi Artur Daja.

Kur janë afruar disa metra nga lokali, i pandehuri Aldo Bare, ndryshe Alfred Shkurti, së bashku me personat e tjerë të ndodhur në automjet, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi Artur Daja, i cili ishte së bashku me disa persona të tjerë. Pas fillimit të goditjeve me armë zjarri nga i pandehuri Aldo Bare dhe personat e tjerë që e shoqëronin në drejtim të lokali, edhe këta të fundit në kundërëenie kanë filluar të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të automjetit, ku ndodhej i pandehuri Aldo Bare dhe personat e tjerë qëe e shoqëronin atë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari, brenda në verandën e lokalit, ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Në verandën e lokalit, nen shoqërimin e shtetasit Artur Daja, ndodheshin dhe shokë e familjarë të tij, si shtetasi Gramoz Selmani, etj…

Pas shkëmbimit të zjarrit, i pandehuri Aldo Bare ose (Alfred Shkurti), së bashku me shtetasin e plagosur aty Enver Rabija, janë larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, duke vazhduar të qëllonin herë pas here në drejtim të lokalit. Në vend ngjarje dhe pikërisht në automjet, mbetën të plagosur shtetasi Ramadan Shkurti, i vëllai i të pandehurit dhe Bardhyl Rabija, që ishte shoferi i automjetit.

Nga shkëmbimi i zjarrit, mbetet i plagosur edhe shtetasi Artur Daja, i cili afrohet në automjetin ku ndodheshin shtetasit Bardhyl Rabija dhe Ramadan Shkurti të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit, ai i qëllon përsëri me armë zjarri, duke u shkaktuar vdekjen. Nga ngjarja e sipër cituar, ngelën të vrarë Ramadan Shkurti, i cili ishte i vëllai i të pandehurit Aldo Bare ose (Alfred Shkurti) dhe shtetasi Bardhyl Rabija, dhe mundën të largohen nga vendi ngjarjes i pandehuri Aldo Bare ose (Alfred Shkurti) dhe Enver Rabija.

Kjo ngjarje shërbeu si momenti kyç i krijimit të Organizatës Kriminale të ashtuquajtur “Banda e Lushnjës”, apo “Grupi i çunave te Alfred Shkurtit”, për t’u hakmarrë me grupin tjetër rival. Nga grupi i tjetër rival, në ngjarjen e sipër cituar, ngeli i vrarë shtetasi Genci Kashari dhe u plagos shtetasi Artur Daja.

Këto vrasje kanë ndodhur si pasojë e lidhjeve shoqërore të mëparshme, thuhet në fashikull që më pas kaluan në keqkuptim dhe qejf mbetje të një miqësie që kishte nisur në moshë të re mes Bares dhe Dajës, që të dy banorë të të njëjtit qytet”.

Çfarë tha vëllai i Artur Dajës në gjykatë

“Kemi qenë katër vëllezër, unë Lorenci, Artur Daja, (i vrarë në tetor të vitit 1998), Afrimi dhe Stiliano. Kam dhe dy motra, ku njëra prej tyre është Xhilberta, e cila ka qene e martuar me shtetasin Përparim Meme, i vrarë në maj të vitit 1998… unë Alfred Shkurtin e kam njohur para vitit 1986 në Fabriken e Tullave. Atje punonim bashkë dhe krijuam shoqëri pune. Alfredin e kam prezantuar edhe me vëllezërit e mi… Fredi dhe unë më pas jemi shkëputur nga puna, pasi ikëm ushtarë…dhe pas kthimit nga ushtria, unë dhe vëllezërit e mi, takoheshim me Alfredin.., i cili pas ushtrisë, shkoi me punë në Tiranë në polici. Pas hapjes se kufijve në vitin 1991, unë dhe vëllezërit e mi kemi shkuar emigrantë në Itali dhe Greqi.

Që nga ky vit, e deri në vitin 1997, unë nuk di që vëllezërit e mi të jenë takuar me Alfred Shkurtin. … ka qene muaji qershor i vitit 1997, kur Arturi ishte kthyer nga emigrimi, ka qene kohë dreke.

Marr vajzën time të vogël, një vjeçe dhe dal jashtë shtëpisë në trotuarin e rrugës që të çonte nga qendra e qytetit. Kur dal jashtë në një distancë 10 metra larg në verandën e lokalit të shtetasit Alfred Dajës, të ulur në një tavolinë, ishin vëllai im, Arturi, Genci Kashari dhe një person tjetër nga Shkodra, me emrin Petrit.

Pozicionin e secilit nuk e mbaj mend… Në krahun tjetër të rrugës, në një distancë rreth 15-20 metra, ishte duke qëndruar vëllai jone Stiliani.

Edhe unë ulem së bashku me personat e përmendur më lart në lokal, të cilët po hanin drekë. Në momentin që u ula unë, pashë të vinte edhe Gramoz Selmani. Arturi e ftoi Gramozin të vinte te hante dhe ai, Gramozi erdhi e ul me ne. Kur Gramozi ul, unë u ngrita dhe së bashku me vajzën u ula në një tavolinë tjetër në drejtim të rrugës qe vjen nga qyteti, sepse i lirova vendin djalit të xhaxhait, Xhevitit …

Në këtë kohë pashë edhe një automatik kallashnikov, i cili ishte në dyshemenë e lokalit, pas karriges, ku ishte ulur Arturi. Këtë automatik, Arturi e mbante gjithmonë me vete. Pikërisht, pa mbaruar se ngrëni, shoh në rrugën kryesore që vjen nga varrezat e qytetit për në qendër, një makinë e cila po ecte ngadalë, e tipit “Audi”. Distanca ime, me makinën që po vinte nga rruga, ishte 10 metra. Pas pak sekondash, nga kjo makinë, filluan të gjuajnë me breshëri armësh mbi ne, që ishim ulur në lokal. Sapo dëgjova të shtënat, unë mora vajzën dhe shtrihem në tokë, në cepin e murit, nga krahu i majtë i lokalit kur del prej tij.

…Të njëjtën gjë bënë edhe personat e tjerë, duke u shtrirë në dyshemenë e lokalit… Pozicioni im nuk lejonte të shikoja se kush ishin personat që qëllonin nga makina, por mund të shihja veprimet e personave që ishin në tavolinën tjetër, ku ishte i ulur Arturi.

…Kur ishim shtrirë, breshëritë e automatikut vazhdonin të qëllonin mbi ne. Unë bërtisja, duke i thënë Arturit, se po me vrasin vajzën. Arturi më thotë të mos bërtisja. Ai u ngrit dhe me automatikun qe kishte në dorë, godet me breshëri në drejtim të makinës ‘Audi’.

Në këtë moment, ngrihem edhe unë, duke mbajtur vajzën në krah dhe pashë Gramoz Selmanin, Xhevit Dajën, Petritin, mbiemrin nuk ia di, që u ngritën në këmbë, ndërsa Genci Kashari mbeti i shtrirë dhe poshtë kokës së tij në dysheme kishte gjak….

Makina tip “Audi”, e cila kishte qëlluar nga ne, kishte qëndruar rreth 10 metra larg cepit të lokalit, nga krahu i majtë i rrugës, ballë për ballë me një makinë të tipit “Saurel”.

Në këtë moment, nga makina ‘Audi’ dalin dy persona njëri pas tjetrit nga dera e parë e pasagjerit, krahu i djathtë i makinës. Të dy personat, po ecnin me vrap në drejtim të qendrës së qytetit.

Nga këta të dy, unë arrita të njoh Alfred Shkurtin, i cili doli i dyti nga makina… E kam te fiksuar shumë mirë që Alfredi, në njërën dorë mbante atë personin tjetër, që ish me të në makinë dhe në tjetrën dorë, mbante një automatik, herë pas here duke sikur kthehej e qëllonte drejt nesh.

Personin tjetër nuk arrita ta njoh…Në kohën që Alfredi me personin tjetër iknin me vrap, duke vazhduar të qëllonte drejt nesh, Artur Daja në mes të rrugës filloi të shante Alfredin, duke i thënë se më vrave. Pashë Arturin që po i rridhte gjak. E pyeta Turin ‘je plagosur’, ai mu përgjigj që ‘kam marrë një plumb’.

Menjëherë pas kësaj, shkoj në shtëpi dhe lë vajzën e vogël atje. Pas kësaj, u ktheva te makina ‘Audi’. Aty në makinë, pashë dy persona të vrarë, njëri në vendin e shoferit me trup gjysmë të dalë jashtë dere, e cila ishte e hapur.

Këtë person nuk e njihja kush ishte. Ndërsa personi tjetër i vrarë, ishte në sediljen e pasme, në vendin e pasagjerit. Këtë person, sa e pashë e njoha që ishte Ramadani (Dani), vëllai i Fredi Shkurtit (Aldo Bares). Targën e makinës dhe ngjyrën e saj nuk e fiksova, për shkak se isha i tronditur.

Mbasi u largua Alfred Shkurti me vrap bashke me personin tjetër, unë shkova te Genci, i cili ishte i shtrirë në tokë tek lokali. Aty ishte edhe Turi, Petriti dhe Xheviti. Aty pashë që Genci (Genc Kashari) kishte vdekur…”.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aldo bare elton mermali vritet alban semaku vritet elton mermali aldo bare elton mermali vritet alban semaku vritet elton mermali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj