LIVE UPDATES
Aktualitet

Vodhën energjinë elektrike, policia: Arrestohen 11 persona, 26 nën hetim

23 Tetor 2021, 13:00 Nga DOSJA
Vodhën energjinë elektrike, policia: Arrestohen 11 persona, 26

SHQIPËRI– Policia e Shtetit ka zbuluar 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Ata kanë proceduar personat që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike. 11 persona janë arrestuar në Tiranë, Gjirokastër, Berat dhe Fier. Të proceduar penalisht janë 26 persona në Tiranë, Gjirokastër, Durrës, Vlorë, Shkodër, Dibër dhe Lezhë. Ndërkohë, 14 të tjerë janë shpallur në kërkim Tiranë, Berat, Gjirokastër, Durrës, Vlorë, Dibër dhe Fier. Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Evidentohen 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike/Vihen në pranga 11 shtetas, procedohen penalisht 26 shtetas dhe shpallen në kërkim 14 të tjerë. Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, kanë evidentuar 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin. Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht: DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet në varësi të DVP Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. S. dhe A. O., H. B., A. B. dhe H. Zh., janë proceduar penalisht shtetasit L. Z. dhe P. D., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit M. G., B. Ç., N. Ç., M. G., S. M., M. H. dhe B. D. DVP Berat/Nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestuan në flagrancë shtetasit R. S., Y. A., B. Z. dhe R. B., si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. B. DVP Gjirokastër/Nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., u proceduan penalisht shtetasit A. B., A. N., B. N. dhe H. N., si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B. DVP Durrës/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit N. K. dhe Sh. G., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u proceduan penalisht shtetasit L. Gj., Rr. A., B. M. dhe R. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi Y. B. DVP Vlorë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi M. I. dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. M. dhe A. K. DVP Shkodër/Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit: F. F., P. L., Rr. L., A. K., P. K., Ç. M. dhe M. D., ndërsa nga specialistët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi P. Gj. DVP Dibër/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u proceduan penalisht shtetasit L. B., H. B., Sh. I. dhe A. B., ndërsa nga specialistët e Komisariatit të Policisë Bulqizë u shpall në kërkim shtetasi B. Gj. DVP Fier/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lushnjë u arrestua në flagrancë shtetasi N. G. dhe u shpall në kërkim shtetasi A. T. DVP Lezhë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht shtetasi L. M. Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.”

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 11 persona policia e shtetit vjedhje e energjise elektrike arrestohen 11 persona policia e shtetit vjedhje e energjise elektrike

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës